Një përpjekje është duke u zhvilluar për t’i mbajtur qytetarët të qetë, për të mos u rebeluar, pavarësisht se janë grabitur nga elitat, me mjetet e qeverisë, klasat më të varfra, me të ardhura më të pakta, një minorancë që nuk trajton varfërinë e tyre, por përkundrazi e përdorin atë për t’i ndrydhur.
Prandaj, në një moment në të ardhmen jo të largët, do të ketë një përplasje “kokë më kokë” midis 99% dhe 1% të popullsisë dhe besoj se nga kjo përplasje nuk do të dalë fituese “elita”, që për fat të keq ka kaluar çdo cak dhe limit pranueshmërie, e ka kaluar vijën e kuqe të keqtrajtimit të popullsisë. Arsyeja është se “elita” gabimisht beson se “veglat shtytëse” që ka vendosur në postet kyçe qeveritare dhe administrative të shteteve, kanë aftësinë t’u imponohen në mënyrë diktatoriale popujve të tërë, diçka që po ndodh sot, por që pa më të voglin dyshim e ka një datë skadence.
Pas Luftës së Dytë Botërore, “sistemi” kishte nevojë për njerëz për ta vënë atë në funksion. Prandaj, i integroi në proçesin e prodhimit, jo sepse donte, por sepse kishte nevojë për punëtorë nga njëra anë dhe për konsumatorë nga ana tjetër. Kishte probleme natyrore, e megjithatë papunësia nuk shkoi kurrë në zero, por si ekonomitë kombëtare, ashtu edhe marrëdhëniet e tyre me shtetasit ishin ndryshe të organizuara në krahasim me atë që ndodh sot.
Shumë funksione, të cilat në të kaluarën ofronin punë, tani ose kryhen nga makineritë, ose janë zhvendosur në pjesë të tjera të planetit, ose kanë pushuar së ekzistuari. Pra, edhe kur rritja kthehet në një vend, krijohen shumë më pak vende të reja pune në krahasim me madhësinë e popullsisë, që do të thotë se numri i njerëzve të përjashtuar nga mundësia e punës po rritet vazhdimisht.
Këta janë njerëzit e Asistencës Sociale, të cilëve shteti do u japë të ushqehen, do të qëndrojnë në shtëpi në më të shumtën e kohës, do të lëvizin më pak, do të shpenzojnë më pak, do të bëjnë jetë aktive virtuale dhe do të jenë qytetarë sa dembelë, po aq edhe i bindur ndaj qeverisë që i ushqen.
Mesa duket, shoqëritë njerëzore, siç shprehen liderët e tyre politikë, nuk kanë vendosur ende nëse qëllimi i tyre është të krijojnë vende pune, apo të pasurojnë më tej elitën financiare, atë 1% të popullsisë që me ndihmën e kafshëve financiare, si dhe me kontributin e politikanëve të korruptuar, të cilët i shërbejnë, thith në mënyrë të pangopur pasurinë botërore, duke forcuar vazhdimisht pozitën e saj.
Një pjesë e madhe e popullsisë ka të ngjarë të përfundojnë në papunësi afatgjatë, e gjitha e bërë me plan, ku përvoja ka treguar, se shanset për të gjetur një punë zvogëlohen dhe kohëzgjatja që dikush të jetë i papunë rritet, kështu që në një moment këta njerëz pushojnë së qëni të regjistruar në statistikat zyrtare. Njeriu në këto statistika është një numër që zhduket. Të mos harrojmë gjithashtu se tashmë burgjet në Europë dhe Amerikë po mbushen, ndërsa drejt tyre dërgohen gjithnjë e më shumë qytetarë të ndershëm, kryesisht për arsye taksash dhe tatimesh.
Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë të rinj mbi moshën tridhjetë vjeç nuk kanë punuar kurrë, një numër që do të vazhdojë të përshkallëzohet, veçanërisht pas rritjes së pragut të pensionit. Arsyeja është se të moshuarit do të tërhiqen gjithnjë e më ngadalë nga prodhimi, sepse sistemi dëshiron të kursejë burimet duke reduktuar shpenzimet e tij për pensionet dhe përfitimet, kështu që gjithnjë e më pak të rinj do të mund të gjejnë punë.
Një arsye tjetër është se pensionet vazhdimisht e më të ulëta nuk mjaftojnë për të siguruar një jetesë të denjë, kështu që qytetarët vazhdojnë të punojnë, pavarësisht nga mosha e tyre e vjetër, për aq kohë sa ua lejon potenca fizike. Në të njëjtën kohë, çmenduria e rritjes së konkurrencës dhe produktivitetit, në vend që të reduktojë orët e punës dhe kufijtë e daljes në pension, po shkatërron gjithnjë e më shumë vende pune, sërish në kurriz të të rinjve.
Ndonëse është e qartë se rritja e konkurrencës dhe produktivitetit, si dhe zgjerimi i kufijve të pensionit, janë zgjidhje afatshkurtëra, me rezultate afatgjata katastrofike, në aspektin ekonomik dhe social, duket se për fat të keq ato janë zgjedhur nga shtetet, në përpjekjen e tyre për të marrë “dashamirësinë” e bishës financiare, për të siguruar financimin e kreditimit, si dhe investimet në emër të saj.
Bllokada dhe bisha!
Për më tepër, veçanërisht përsa i përket përbindëshit financiar, i cili po e rrit fuqinë e tij në proporcion gjeometrik, duhet ditur se “pasuria financiare” totale tashmë ka tejkaluar vlerën 1.000 trilion dollarë. Një shifër astronomike.
Sigurisht që këto para, 1.000 trilion dollarë, nuk ekzistojnë në të vërtetë, pasi GDP-ja globale është 96 trilion dollarë, që do të thotë se “pasuria financiare”, paraja që tregtohet më mirë, është më shumë se 10 herë më shumë. Por kjo është krejtësisht indiferente ndaj “bishës”, shqetësimi i vetëm i së cilës është krijimi i vazhdueshëm i produkteve të reja financiare, me çdo mjet legjitim apo jolegjitim. Kjo në thelb arrihet në dy mënyra:
(a) Së pari, duhet të shpiken dhe të ndërtohen instrumente financiare, me ndihmën e të cilave do të lehtësohet depërtimi i “bishës” në të gjitha zonat dhe sektorët ekzistues;
(b) Me ndihmën e mjeteve specifike, “bisha financiare” pushton gjithnjë e më shumë sektorë shoqërorë, në të cilët më parë nuk kishte akses, si shëndetësia, e cila tani po privatizohet tërësisht.
Apo për shembull, hipotekat në Shqipëri, të kuqe dhe jo, janë paketuan të gjitha së bashku dhe u janë shitur si një produkt investitorëve të huaj dhe bankave, një operacion ky që vë pronarin e një prone përballë një spekulatori, derisa në shumë raste pronari mbërrin tek sekuestrimi, i merret prona dhe flaket në rrugë.
Ne SHBA sigurisht që situata është shumë më e “sofistikuar”, pasi moda e re, një nga më të mirat e të gjithave, është shndërrimi i faturave të papaguara të mjekëve në derivate financiare, të cilat u shiten investitorëve me çmime në përpjesëtim me rrezikun e arkëtimit. Për të kuptuar këtë po ju sjell shembullin më poshtë, ndodhur në Itali, nën drejtimin e të majtëve.
Me interes është shembulli i dyzet bashkive italiane, të cilat zbuluan në vitin 2012, për tmerrin e tyre, se kredia e tyre bankare nuk ishte në të vërtetë një hua, por një produkt derivativ, ku “derivativ” do të thotë se nuk është një produkt në vetvete, pasi vlera që buron prej tij, përcaktohet nga vlera të tjera, që shpesh përbëjnë zinxhirë produktesh derivative, derisa dikush të arrijë pikënisjen e tyre. Bashkitë italiane mundën të paguanin këstet e tyre mujore. Megjithatë, në fund nuk morën asgjë pasi derivati dështoi, falimentoi në një farë mënyre.
Kriza e hipotekave në SHBA ishte një shembull tjetër i trishtuar, mbresëlënës në çdo rast, i aftësisë së bishës për të lëvizur para që nuk ekzistonin. Një total prej 50 milionë kontratash të mbështetura nga pronat e paluajtshme u rrëzuan brenda natës, duke falimentuar një sërë pjesëmarrësish, duke përfshirë pronarët e pronave, bankat, investitorët europianë dhe të tjerë. Historia përsëritet sot në shumë sektorë, në të cilët janë krijuar flluska të mëdha, me ndihmën e bankave qendrore.
Në çdo rast, operacioni kriminal i bishës financiare po dërgon miliona njerëz dhe kompani në krizë, si dhe shtete të tëra, të cilat po i nënshtrohen presioneve për buxhete gjithnjë e më të shëndetshme, në mënyrë që të jetë e sigurtë se do të mund të paguajë interesin e ajrit të dhënë nga peshkaqenët huadhënës ndërkombëtarë.
Bllokada dhe lagjet e varfra!
Në vazhdim, që nga fillimi i krizës financiare të 2007/08, tridhjetë milionë amerikanë, 13 milionë familje më mirë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, një fenomen që vazhdon edhe sot. Shumë prej tyre janë, ose thjesht të pastrehë, duke jetuar në tenda, në lagje të varfra që krijojnë në shkretëtirë, ose në apartamente më të lira, ndërsa 50 milionë njerëz (pothuajse 20% e popullsisë) jetojnë me dieta dhe kupona.
Mijëra njerëz tani janë bërë të padukshëm për sistemin, ata nuk ekzistojnë dhe nuk janë regjistruar askund dhe askujt nuk i intereson nëse jetojnë apo vdesin. Ata janë në thelb viktimat e gjalla të një arme financiare, një derivati, i cili kishte arritur të fshihte produktin e vërtetë ku bazohej (shtëpi me vlerë të dyshimtë për shembull), produkt që jepej mes një nënshkrimi, pavarësisht nëse dikush përmbushte kushtet dhe kriteret për ta marrë atë produkt, që në fund sërish iu mor dhe u ofrua dikujt tjetër me çmim edhe më të lartë.
Shembulli i Shqipërisë është nga më dramatikët dhe problematikët, duke filluar nga minimumi jetik i pacaktuar dhe i panjohur në këtë vend, nga të ardhurat minimale që janë të pamjaftueshme për ushqimin dhe vetëm, nuk bëhet fjalë për shërbimet, situatë që vazhdimisht shkakton eksod, korrupsion, krim, evazion fiskal e shumë e shumë plagë të tjera, por pikërisht, ky sistem prodhon njerëz që atij i duhen, njerëz që shiten ose që shesin, trupin, jetën, votën, parimet, familjen dhe gjithçka, për të mbijetuar.
Epilogu!
Kam mendimin, më tepër shpresën që, herët a vonë, qytetarët do të reagojnë ndaj gjithçkaje që planifikon elita globale, pasi e konsideroj të pamundur që një pakicë e vogël të mbizotërojë në planet. Natyrisht, pas rikuperimit nga tronditja, ata do të organizohen mbi bazën e fraksioneve të reja politike, duke reaguar ndaj sistemit racist të neoliberalizmit që u është imponuar për dekada.
Përballë një lëvizjeje të tillë, sigurisht që elita në pushtet nuk do të qëndrojë pasive, e cila do të përpiqet në çdo mënyrë të përjashtojë apo mbyllë “daljet e rrezikut”, fakt që po ndodh tashmë sot, me ndihmën, ndër të tjera, edhe të disa Media-ve të organizuara. Por për t’u vlerësuar janë Media-t alternative të informimit publik, që po bëhen kryengritësit e parë potentë të përmbysjes së elitës.
Kjo nga ana tjetër do të thotë se, në një moment në të ardhmen, do të ketë një përplasje kokë më kokë midis 99% dhe 1% dhe kjo përplasje, besoj, se do të nxjerrë si të humbur elitën.
Ku do të ketë opozita politike potente për të qëndruar përballë elitës, ndryshimet do të vijnë edhe më shpejt.