Eurodeputetja Eva Kaili Pas Skandalit me Katarin, mes Avokatit të Saj Shënjestron Ursula von der Leyen!

/

Eva Kaili, nëpërmjet avokatit të saj Mihalis Dimitrakopoulos, dërgon policinë belge për të kërkuar para të varrosura në oborrin e shtëpisë së Ursula von der Leyen.

“Kam qenë e dërguar e Presidentes së Komisionit Europian në Katar”, thotë Eva Kaili.

Ndërkohë që revista satirike, sarkastike dhe tepër thumbuese “Charlie Hebdo” doli me një skicë si të synojë vërtetimin e atyre që thotë avokati i eurodeputetes greke.

Linja e saj mbrojtëse lëviz në një bosht thelbësor dhe kryesisht real. Dhe kjo sepse është e ditur që ajo nuk i organizoi vetë misionet në vendet e Gjirit, si në Katar, por ishte atje si e dërguar e Bashkimit Europian, pra si e dërguar me aprovimin e Presidentes Ursula von der Leyen.

Revista CHARLIE HEBDO vesh në monedha euro si Eva Kaili, ashtu edhe Presidenten e Komisionit Europian, teksa qëndrojnë përkrah Princit Sheik të Katarit.

Dimitrakopoulos thotë për eurodeputeten Kaili se nuk kishte axhendë personale për Katarin, por ishte përfaqësuese e Ursula von der Leyen.

“Është një gabim i madh që zonja Kaili kishte zhvilluar një agjendë personale për Katarin. Ajo ishte përfaqësuese e presidencës së Parlamentit Europian dhe Presidentja e kishte caktuar përgjegjëse për gadishullin arab dhe me një plan specifik”, tha avokati i Mihalis, Dimitrakopoulos, për Realfm 97.8.

“Shuma prej 750 mijë eurosh nuk përkon me realitetin”, vuri në dukje avokati, duke theksuar se Eva Kaili po zbatonte urdhra që vinin nga kryesia e Parlamentit Europian.

***

Eva nuk bëri asgjë ndryshe nga gjithçka që bën pothuajse e gjithë elita burokratike europiane, nga ajo që bëjnë politikanët në mbarë botën. Eva nuk e gjeti veten papritur në një parajsë morale, ndershmërie dhe drejtësie që po kontaminohej nga prania e saj.

Eva shumë herët e kuptoi thellësinë e korrupsionit në strukturat europiane, sepse shumë shpejt drejtues nga e gjithë hierarkia e Europës i besuan dhe i mësuan asaj marifete dhe sekrete për të fituar sa më shumë që të ishte e mundur, së bashku me ta.

Papritur, Eurokorrupsioni zbuloi skandalin e Katarit. Pse sot? Pse pikërisht me Katarin?

Nuk dimë përmasat e skandalit në të cilin është përfshirë Eva Kaili, por teksa avokati bën thirrje të kontrollohet kopshti i banesës së Presidentes, kjo nuk është thjesht tronditëse, por skandaloze.

***

E ndërsa Ursula Gertrud von der Leyen jepte urdhra distopikë liderve europianë për vaksina, që është një tjetër skandal miliona eurosh, nga ana tjetër familja Biden është e zhytur në skandale korrupsioni, e megjithatë kanë një refren në gojë, si Europa, ashtu edhe Amerika: VAKSINOHUNI.

Në një planet me 400 trilionë borxh global, e vetmja gjë që i shqetëson të korruptuarit e BE-së dhe SHBA-ve është vaksinimi.

Ndërsa çështja Eva Kaili është vetëm maja në aizbergun e korrupsionit në Bashkimin Europian. Nëse ekzistonte kaq shumë vullnet për të çrrënjosur korrupsionin nga strukturat e BE-së, do të duhej fillimisht të merreshin organet kompetente me çështjen e vaksinave dhe të kontratave të nënshkruara me vendet anëtare dhe jo vetëm. Dhe ndoshta këtu do të shënonin edhe fundin e ekzistencës së Bashkimit Europian, duke u bindur se është veçse një strukturë malinjë me tentakula dhe metastaza në të gjitha qeveritë e Europës, me përjashtime të pakta.

Prandaj, Eurokupola e korrupsionit hapi një çështje të tillë me Eva Kaili, që të harrohet çështja e CEOs së kompanisë Pfizer që duhet të shfaqet përpara Parlamentit Europian dhe të ballafaqohet në Seancë Dëgjimore eurodeputetët dhe të dëshmojë për gjithçka që ka ndodhur me vaksinën dhe virusin, që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Peshqit: 3 Fjali

Next Story

Studimet Vërtetojnë se Ushqimet e Përpunuara & Konservuara Dëmtojnë Funksionin Njohës

Latest from Info