Studimet Vërtetojnë se Ushqimet e Përpunuara & Konservuara Dëmtojnë Funksionin Njohës

/

Hulumtimet tregojnë se ushqimet e përpunuara dhe të konservuara ndikojnë negativisht funksionin njohës tek njeriu.

Një studim i ri i publikuar në JAMA Neurology nga një ekip hulumtues i udhëhequr nga Natalia Gomes Gonçalves e Departamentit të Patologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të São Paulo në Brazil raportoi se ushqimet e përpunuara dhe konservuara, veçanërisht ato ultra të përpunuara, mund të lidhen me rënie të funksionit njohës / gnostik.

Sipas studiuesve, ushqimet tërësisht të përpunuara përbëjnë 58% të kalorive të konsumuara në dietat amerikane, 57% në dietat britanike, 48% në dietat kanadeze dhe 30% në dietat braziliane.

Këto lloj ushqimesh janë karamelet, drithërat e mëngjesit, akulloret, mishi i përpunuar, ushqimet e ngrira apo të gatshme, ushqime të ëmbla dhe të shijshme, ëmbëlsira dhe pije me sheqer.

Pjesëtarët e studimit, pjesa ditore e vakteve ultra të përpunuara të të cilëve ishte mbi 19.9%, treguan një normë 28% më të shpejtë të rënies së funksionit njohëse dhe 25% më të shpejtë të rënies së funksionit ekzekutiv, aftësisë mendore që kërkohet çdo ditë për menaxhimin e rasteve.

Kjo u krahasua me njerëzit që nuk konsumuan ushqime ultra të përpunuara ose, nëse konsumuan në një masë më të vogël, mbetën nën pragun 19.9% ​​gjatë një periudhe pasuese që mesatarisht ishte tetë vjet.

Pak studime kanë ekzaminuar lidhjen midis konsumit të ushqimeve shumë të përpunuara dhe rënies së funskionit njohës në vendet me të ardhura të larta, por ka pasur shumë studime për ushqime të tilla që janë shoqëruar me probleme të tjera, si rritja e rrezikut të obezitetit, sindromës metabolike dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi Longitudinal Brazilian i Shëndetit të të Rriturve përfshiu 10.775 pjesëmarrës në studim dhe u nis për të hetuar marrëdhënien midis ngrënies së tepërt, ushqimeve të përpunuara / konservuara dhe rënies së funksionit njohës mes tyre. Nëpunës civilë, nga 35 deri në 74 vjeç, me prejardhje të ndryshme etnike u rekrutuan për studimin në gjashtë qytete braziliane.

Një pyetësor i vlefshëm i frekuencës së ushqimit u përdor për të matur konsumin bazë, gjatë një periudhe 12-mujore. Frekuenca e konsumit të secilit artikull u konvertua në gram në ditë dhe ushqimet më pas u kategorizuan në një nga tre grupet ushqimore bazuar në atë sesa përpunim industrial ishte përfshirë në prodhimin e tyre.

Kategoria e parë përmbante artikuj që nuk kishin pësuar asnjë përpunim ose përpunim minimal, si bluarje, pjekje, pasterizim ose ngrirje. Ushqime të tjera në këtë kategori ishin frutat dhe perimet e freskëta, të thata ose të ngrira, drithërat, mishi, peshku dhe qumështi. Përveç kësaj, kjo kategori përmbante ushqime pjesërisht të përpunuara si sheqeri i tryezës, vajrat dhe kripa.

Kategoria e dytë përfshinte mishrat dhe ushqimet e detit të kripura, të tymosura ose të kuruara, si dhe artikuj të përpunuar si fruta të konservuara, bukë artizanale dhe djathë.

Në kategorinë e tretë përfshiheshin ushqimet shumë të përpunuara. Përveç përbërësve nga grupet e tjera ushqimore, shkencëtarët pohuan se këto formulime përmbajnë gjithashtu aditivë ushqimorë, që nuk përdoren zakonisht në gatimin në shtëpi, si shije, ngjyra, ëmbëlsues, emulsifikues dhe përbërës të tjerë që “përdoren për të maskuar vetitë e padëshirueshme të produktin përfundimtar. ose imitojnë vetitë shijore të preparateve të kuzhinës për t’i bërë më tërheqëse, deri dhe vartëse”.

Studiuesit vlerësuan funksionin njohës të pjesëmarrësve dhe marrjen e vakteve shumë të përpunuara gjatë një periudhe vëzhgimi 8-vjeçar.

Sëmundja e Alzheimerit u zbulua nga testet e kujtesës duke përdorur teknikat e kujtesës së menjëhershme, kujtesës së vonuar, si dhe aftësisë njëhëse.

Studiuesit përdorën mjete të tilla si testet e rrjedhshmërisë verbale, për të vlerësuar gjithashtu funksionin ekzekutiv të njerëzve nën hulumtim.

“Gjetjet e studimit mbështesin rekomandimet aktuale të shëndetit publik për të kufizuar konsumin e ushqimeve ultra të përpunuara për shkak të dëmtimit së sjellin në funksionin njohës”, thonë në përfundim të studimit autorët / shkencëtarët / studiuesit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Eurodeputetja Eva Kaili Pas Skandalit me Katarin, mes Avokatit të Saj Shënjestron Ursula von der Leyen!

Next Story

Shqetësim për 'Gripin e Devesë' pas Kupës së Botës - 3 Futbollistë Francezë të Infektuar

Latest from Info