Franca Rivendos në Funksion 45 Reaktorë Bërthamorë për të Shmangur Ndërprerjet e Energjisë

/

Kërkonin energji elektrike nga Belgjika dhe Italia! Por mesa duket nuk patën përgjigje pozitive, për sasinë që donin të importonin.

E harroi Franca iniciativën për ekonominë e gjelbër, për karbonin dhe maskaradat e tjera të Rendit të Ri, direktiva të Forumit Ekonomik Botëror dhe iu kthye qendrave bërthamore.

Gjynjëzim energjitik, pas sanksionesh antieuropiane, antifranceze në fakt dhe jo antiruse.

Për këtë arsye Franca do të rivendosë në funksion 45 reaktorë bërthamorë deri në janar, nga 41 që ka vënë në funksion aktualisht, gjë që do ta ndihmojë vendin të shmangë ndërprerjet, këtë dimër, të energjisë. Këtë deklaroi sot Ministri i Financave Bruno Le Maire.

“Jemi në rrugën e duhur për të shmangur ndërprerjet e energjisë”, tha Lemaire për C News TV.

Rrjeti energjetik i Francës shkurtoi eksportet e energjisë në Britani me rreth gjysmë ore në ditë dhe importoi më shumë nga Belgjika dhe Italia, pasi po përballet me vështirësi në furnizimin me energji të banorëve, teksa gjendet mes një periudhe temperaturash jashtëzakonisht të ftohta.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ora Zero: Shqiptarët Marrin Pushtetin në Mitrovicën e Veriut - Tanket & Artileria e Rëndë Serbe në Kufirin me Kosovën

Next Story

Peshqit: 3 Fjali

Latest from Info