“Bomba” e Ish Kryeministrit Britanik Boris Johnson për Gjermaninë!

/

“Bomba” Boris Johnson: “Gjermania donte rrënien e shpejtë të Ukrainës në rast të sulmit rus. Ajo donte një humbje të shpejtë ushtarake ukrainase”.

Ish kryeministri britanik Boris Johnson duke folur për rrjetin partner CNN, CNN Portugal, iu referua asaj që liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë po thoshin për mundësinë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Boris Johnson tha se qëndrimet e vendeve perëndimore ndryshonin ndjeshëm përpara se Moska të niste pushtimin e saj të plotë të Ukrainës më 24 shkurt, duke veçuar tre vende kryesore të BE-së, me vërejtjet që nuk ka gjasa të pranohen mirë në kryeqytetet europiane.

“Kjo gjë ishte një tronditje e madhe… ne mund të shihnim se vende të ndryshme kishin perceptime shumë të ndryshme”, tha Johnson për Richard Quest të CNN Portugal.

Ish kryeministri britanik pretendoi se Franca ishte “deri në minutën e fundit në mohim” për një pushtim rus të Ukrainës, si dhe akuzoi qeverinë gjermane se ajo fillimisht dëshironte më mirë një humbje të shpejtë ushtarake ukrainase, sesa një konflikt të zgjatur.

Para fillimit të luftës në Ukrainë, Gjermania besonte se “nëse kjo ndodh, do të ishte një fatkeqësi, kështu që do të ishte më mirë nëse do të përfundonte sa më shpejt që të ishte e mundur dhe Ukraina të dorëzohej”, tha Johnson, duke ia atribuar këtë qasje “gjithëfarëlloj arsyeve të rëndësishme financiare”.

“Nuk mund ta mbështesja këtë, mendova se ishte një mënyrë shkatërruese për ta parë situatën. Por unë mund ta kuptoj pse ata mendonin dhe ndiheshin në atë mënyrë?

Pa Zelenskin, rrjedha e luftës nuk do të kishte qenë e njëjtë.”

Qeveria italiane, kryeministër i së cilës ishte Mario Draghi në atë kohë, dikur tha se nuk mund të mbështeste qëndrimin e vendeve të tjera për shkak të varësisë së saj “të madhe” nga hidrokarburet ruse.

Megjithatë, pas pushtimit të Rusisë, nënvizoi Boris Johnson, të gjitha vendet u mblodhën rreth Ukrainës, duke i dhënë asaj mbështetje të vazhdueshme.

“Të gjithë ata, gjermanët, francezët, italianët, të gjithë, përfshirë Joe Biden, panë se thjesht nuk ka mundësi. Sepse ata nuk mund të pajtoheshin me këtë djalë”, tha Johnson, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Johnson tha se ky ishte një “moment i rëndësishëm”, duke shtuar se “BE ka vepruar shkëlqyeshëm” në konfrontimin e saj me Rusinë.

Boris Johnson duke iu referuar presidentit ukrainas Volodimir Zelenski tha se, Zelenski ka qenë “pa dyshim i jashtëzakonshëm” si një lider.

“Ai është një djalë shumë i guximshëm. Mendoj se historia e kësaj përplasjeje do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, krejtësisht ndryshe nëse ai nuk do të kishte qenë atje.”

Ai shtoi se “nëse Ukraina zgjedh të anëtarësohet në BE, ajo duhet ta ndjekë presidentin e saj. Dhe unë mendoj se do të ishte mirë për Ukrainën, ai do ta ndihmonte atë të bëjë reforma politike dhe ekonomike”.

***

Mesa më sipër e kuptoni besoj qartë se anglo-saksonët përveçse copëzimit të Rusisë, dëshironin varfërimin e Europës dhe vendi i parë që do të duhej të goditej ishte Gjermania, aksi i ekonomisë europiane dhe më pas Franca dhe Italia.

Në të gjitha shkrimet ua përsërisim këto dy arsye kryesore të kësaj lufte shkaktuar nga anglo-saksonët. Dje, mesa duket, britaniku Boris teksa pa se Rusia po e përshpejton pushtimin tërësor të Ukrainës, hodhi një demaskim dyshim për Gjermaninë, si kërcënim që të mos devijojë nga blloku antirus.

E megjithatë, me këtë deklaratë Boris Johnson plasariti marrëdhënien e qelqtë me Gjermaninë, që momentalisht po preket nga lufta më shumë se të gjitha shtetet e tjera të BE-së.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Shumë Afër Qëllimit - Kievi… po Bie!

Next Story

Rob Bauer për NATO-n: "Ka Një Problem Serioz me Infrastrukturën!"

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një