72 Raketa Ruse “Rrafshuan” Infrastrukturën Energjetike të Ukrainës – Kievi Mbeti pa Energji Elektrike & Ujë

Përveç Kievit shtatëdhjetë e dy raketa ruse goditën infrastrukturën energjetike të Ukrainës në qytetet Krivoy Rog, Khmelnitski, Kharkov, Zaporozhia, Poltava, Zhitomir dhe Ternopil.

Në Kiev është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, ndërsa siç ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Vitali Klitsçko, do të nisin edhe ndërprerjet e furnizimit me ujë.

Sulmi i sotëm me raketa besohet të jetë si hakmarrje për granatimet e rënda të djeshme të civilëve në Lugansk nga ukrainasit.

Sirenat u dëgjuan mëngjesin dhe mesditën e sotëm në të gjithë Ukrainën

“Mos i injoroni sirenat e sulmit ajror, qëndroni në vendstrehime”, shkroi në Telegram Kirill Timoshenko, zëvendës shefi i shtabit të presidencës ukrainase.

Në Zaporizhia u raportuan 12 sulme me raketa, ndërsa pak më parë bombarduesit rusë Tu-95 lëshuan 8 deri në 12 raketa X-101.

Kharkiv ka mbetur pa energji elektrike pasi janë prekur të gjitha termocentralet. Edhe Poltava ka mbetur pa energji elektrike.

Kryebashkiakët e Kharkiv, Igor Telekhov dhe Poltava, Oleksandr Mamai, njoftuan se qytetet e tyre ishin granatuar gjatë mëngjesit dhe se nuk kishte energji elektrike.

“Harkiv nuk ka energji elektrike” njoftoi Igor Telekhov në Telegram, ndërsa Oleksandr Mamai u kërkoi banorëve të fikin të gjitha pajisjet elektrike. “Sulmi ajror është në vazhdim”, tha ai, duke u kërkuar qytetarëve “të qëndrojnë të qetë”.

“Pa energji elektrike, sistemi i ngrohjes nuk funksionon më” në qytetin e Kremenchuk, tha kryebashkiaku Valeri Maletskji në Telegram.

Në të njëjtën kohë, agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim nga shërbimet e reagimit emergjent, raporton se të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 23 janë plagosur nga granatimet e forta të djeshme nga ushtria ukrainase kundër qytetit të Luganskut, me 40 raketa të lëshuara nga sistemet HIMARS.

Heshtja e Perëndimit për sulmet kundër civilëve nga ukrainasit shkaktoi një përshtypje të madhe.

Granatimet shkatërruan një ndërtesë në fshatin Landrativka dhe disa njerëz janë bllokuar nën rrënoja, shtoi TASS.

Përveç kësaj, kreu i “milicisë popullore” të Luhanskut ka shkruar në llogarinë e tij në Telegram se ka viktima në mesin e civilëve pas granatimeve të qytetit Svatovo nga ushtria ukrainase, mëngjesin e sotëm.

Më pas këtë mbrëmje, një depo municionesh ruse u godit në qytetin e Irmino, Lugansk.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kievi Dërgon Rezervat e Fundit në Bakhmut – Ukrainasit Dorëzohen Masivisht

Next Story

Fabulat e Ezopit: Të Metat në Tregimet e Tij që i Zbulon Vetëm Shkenca

Latest from Opinione