Fiasko e Ushtrisë Gjermane: Dolën në Stërvitje me 18 Puma TOMAS & të Gjitha Tanket Dolën Jashtë Funksioni!

/

Tanket po testoheshin për t’iu bashkuar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të NATO-s, por një fiasko absolute pasoi, fiasko e Ushtrisë Gjermane, teksa pas stërvitjes ushtarake me 18 Puma TOMAS, të gjitha dolën jashtë funksioni, mbetën me probleme teknike në terren dhe të 18 mbetën të bllokuar në faza të ndryshme të stërvitjes, zbuloi revista Der Spiegel.

Forcat e armatosura federale të Gjermanisë janë përballur sërish me probleme serioze teknike gjatë seancave stërvitore që përfshijnë mjete luftarake të blinduara të tipit Puma (APV), të cilat pritet t’i bashkohen forcës së re të reagimit të shpejtë të NATO-s, vitin e ardhshëm.

Stërvitjet e Ushtrisë Gjermane u zhvilluan në një poligon zjarri të blinduar.

Të gjithë tani po pyesin se çfarë po ndodh me industrinë dikur të fuqishme gjermane të blinduar dhe ekziston frikë për modelet më të reja që ajo u propozon vendeve të ndryshme (si LYNX për SS).

Revista u informua për përmbajtjen e një letre të komandantit të Brigadës së 10-të të blinduar drejtuar udhëheqjes së Bundeswehr-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Përmbajtja e letrës ka shkaktuar bujë në ministri dhe kjo për shkak se dëmi ka të bëjë me automjete të tilla të konfiguruara posaçërisht, që do t’i bashkohen forcës së përbashkët “të gadishmërisë shumë të lartë” të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në vitin 2023.

Spiegel flet për një “fiasko” absolute, duke iu referuar përmbajtjes së letrës.

Dy Pumat e fundit ende funksionale pësuan dëmtime pasi bënë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë për vetëm “një orë e gjysmë”. Më pas u bë e pamundur që frëngjitë e tyre të funksiononin, shkruante gjenerali i brigadës, sipas raportit.

Sistemet elektronike në këto TOMA të avancuara janë veçanërisht të prirura ndaj dështimit: në një nga automjetet, një zjarr shpërtheu në instalime elektrike në ndarjen e shoferit.

Që Pumas-et paraqesin probleme dhe janë të prirura për t’u dëmtuar, e dinin tashmë transportuesit e blinduar të personelit që i përdorin, por ato kurrë nuk kishin pësuar kaq shumë dëme në një periudhë kaq të shkurtër kohore, dkelaron gjenerali i brigadës von Butler, sipas Spiegel.

Sistemet specifike të armëve janë testuar vetëm në poligonet e qitjes në zonat fushore të Gjermanisë veriore dhe kurrë nuk janë “sforcuar”, theksoi ai.

Sipas oficerit përgjegjës për automjetet e blinduara, i cili është përsoni më i besueshëm, Puma-t nuk do të jenë plotësisht funksionalë për më shumë se 5 muaj.

Puma-t janë përballur me një seri të pafund problemesh teknike që kur u caktuan zyrtarisht funksionalë në vitin 2021. Është tregues se ky lloj i veçantë TOMA, i prodhuar nga KMW (Krauss-Maffei Wegmann) dhe Rheinmetall Landsysteme GmbH, cilësohet nga një pjesë e shtypit gjerman me pseudonimin “Pannenpanzer”, që do të thotë “tank i dëmtuar përgjithmonë”.

Me këto armatime do të përballet Gjermania me Rusinë apo ndonjë fuqi tjetër ushtarake? Apo qoftë edhe si pjesë e NATOs?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusët po Ndërtojnë Vijë Mbrojtjeje & Llogore Përgjatë Kufirit

Next Story

NATO Dërgon për Ushtarët e Plagosur Ukrainas 60 Mijë Doza Gjaku të Infektuara me Hepatit B & C

Latest from Info