U desh gati një orë që të arrinin ta qethnin delen.
Një dele ishte “harruar” në një pyll për të paktën pesë vite. Kur u gjet në Australi, nga një grup i quajtur “Edgar’s Mission” i cili ndihmon kafshët në nevojë, pamja ishte e papritur dhe shtangëse.
Delja nuk mund të shikonte më nga gëzofi, që pas gjithë këtyre viteve ishte bërë një masë prej shumë kilogramësh, duke i mbuluar edhe sytë dhe duke i rëduar dhe penguar lëvizjen.
Një banor vendas, ai që e gjeti, e hulumtoi gjatë nga afër për t’u bindur dhe siguruar që kafsha që pa nga larg ishte me të vërtetë një dele dhe jo… një “vigan”.
Leshi i deles peshonte 35 kilogramë!
Sa më sipër, si për t’u bindur që këto kafshë Perëndia i ka krijuar për të qenë me njeriun, nën kujdesin e tij dhe në shërbim dhe përdorim të tij.