“Absolutisht e papërgjegjshme për të vazhduar vaksinimin e fëmijëve dhe personave në moshë riprodhuese me ndonjë nga këto vaksina!” Kështu shprehet mjekja Janci Lindsay.
Në një debat të fundit të organizuar nga senatori republikan amerikan Ron Johnson, toksikologia Dr.Janci Lindsay duke folur për vaksinat Covid-19 tha se, “nuk mund të themi në këtë pikë se ato janë të sigurta apo efektive” dhe se ato mund “të sterilizojnë potencialisht një brez të tërë”.
Natyrisht, të gjithë të pranishmit mbetën pa fjalë pasi kishin dëgjuar prej dy vitesh nga kompanitë farmaceutike dhe institucionet mjekësore se vaksinat ishin plotësisht të sigurta.
Dr.Janci Lindsay është eksperte e toksikologjisë me më shumë se 30 vite përvojë shkencore.
Ajo është Drejtoreshë e Toksikologjisë dhe Biologjisë Molekulare për Shërbimet Mbështetëse të Toksikologjisë, LLC. Ka një doktoraturë në Biokimi dhe Biologji Molekulare, e diplomuar nga Shkolla e Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Teksasit, MD Anderson Cancer Center-Houston.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ajo është një shkencëtare e maturuar dhe jo një e “serisë” dhe prandaj e di shumë mirë se për çfarë po flet.
Ajo lëshoi një paralajmërim të fortë për dëmin e mundshëm riprodhues që mund të shkaktojnë vaksinat mRNA-COVID.
Ajo tha se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar efektet e vaksinave në riprodhim.
Në veçanti, theksoi se vaksinat për COVID-19 mund “të sterilizojnë potencialisht një brez të tërë” ose “të kalojnë tek brezat e ardhshëm si një transformim i pavullnetshëm i gjenit”.
Si e tillë, Lindsay argumentoi se është “absolutisht e papërgjegjshme të vazhdohet me ndonjë nga këto vaksina” për fëmijët dhe njerëzit e moshës së lindjes së fëmijëve “pa i hetuar tërësisht”, duke thënë gjithashtu se, “nuk mund të themi në këtë kohë se ato janë të sigurta ose efektive”.
Ajo e përfundoi fjalimin e saj të shkurtër duke bërë thirrje për një hetim mbi rreziqet e mundshme të vaksinimit për riprodhimin njerëzor.
Numri i lindjeve ka rënë në mbarë botën pasi filloi vaksinimi masiv, këtë kemi disa muaj që e shkruajmë periodikisht, bazuar tek statistikat, ndaj dhe na lindin shumë pyetje pasi dihet se qendra të ndryshme të pushtetit po kërkojnë mënyra për të kontrolluar popullsinë dhe reduktim të saj, pasi konsiderojnë se 8 miliardë njerëz që jetojnë aktualisht në planet, janë shumë.
***
Ankesa më serioze, e dokumentuar dhe më e përgjegjshme për atë që vaksinat kundër Covid-19 u shkaktojnë fëmijëve, vjen nga kirurgia pediatrike në Greqi, Vasiliki Suleimanova, e cila duke folur para një auditori të hapur në Greqi, dëshmoi për gjëra vërtet rrëqethëse.
Duhet të theksojmë se ato që ajo thotë, na i kanë thënë privatisht shumë mjekë, që kanë frikë ta thonë publikisht.
Deklaratat e Vasiliki Suleimanova tregojnë qartë se përse javën e kaluar u ndalua vaksinimi i fëmijëve nën 18 vjeç në Danimarkë.
Me fjalë të thjeshta, kirurgia pediatër ankohet ndër të tjera se apendiciti është rritur në mënyrë misterioze me 300-400% që nga fillimi i vaksinimeve të fëmijëve të vegjël, por më e keqja nuk është kjo.
Gjëja më e keqe është plakja e indeve të mishit të fëmijëve, të cilat “plaken” brenda një periudhe tepër të shkurtër kohore dhe kthehen në “pelte” siç thoshte tipikisht, për pasojë edhe operacioni më i thjeshtë bëhet veçanërisht i vështirë.
Çfarë thotë literalisht mjekja kirurge:
“Fëmijët vijnë në urgjencë me apendicit, u rritën me 300-400% këto raste, por ajo që më tronditi, është ajo që gjeta në fillim rastësisht, se kur hapa indet për të shkuar tek gjëndrra e hipofizës, konstatova një gjendje të ndryshuar të indeve, saqë më hutuan vërtet, kisha shumë vështirësi në ecurinë e operacionit, më duheshin mjete që zakonisht nuk i përdorim në rastet e kirurgjisë pediatrike, duhej të hapnim një grup tjetër mjetesh për të rriturit, të vendosnim grepa … sepse indet nuk mbanin.
Ishte një gjendje pelte e indeve…, e cila justifikohet nga disa gjendje të të rriturve të sëmurë kronikë me abuzim dhe sëmundje kronike të rënda, nuk justifikohet as në një shkallë të moderuar të sëmundjes tek i rrituri. Pra, në situata të rënda, në pacientët me kancer me trajtime të shumta kimioterapie dhe rrezatimi, ndonjëherë shohim këtë pamje.
Ja pra që këtë imazh e pashë tek fëmijët”.
Dhe vazhdon: “Të them të vërtetën e errët, sepse vaksinimi, tek secili prej tyre, nuk më shqetësonte mua si kirurge pediatrik, si dhe kur hapa dhe pashë situatën, nuk isha në dijeni nëse ky fëmijë ishte i vaksinuar apo jo. Fillimisht nuk e kisha menduar as që mund të ekzistonte një gjë e tillë, prisja efekte anësore krejtësisht të ndryshme, prisja mpiksje gjaku, le të themi, nga ndikimi i vaksinës.”
Ky konstatim është i frikshëm dhe është pranuar si fakt nga një njeri kompetent, por edhe nga shumë kolegë të saj, të kirurges.
A do të lëvizë ndonjë prokuror rrethi për ta hetuar atë? Fakti që suedezët hoqën vaksinimin kundër Covid-19 për moshat nën 18 vjeç, e kanë një arsye.
Në Europë ndërkohë, kompanitë farmaceutike vazhdojnë të përgatisin marrëveshje me shumicën e shteteve, për furnizimin e tyre me më shumë vaksina.
Kush do i japë fund kësaj situate? Duhet mjekët të flasin hapur tashm! Koha mbaroi!