Fitorja e Madhe e Rusëve – Për 6 Ditë Pushtuan Qytetin Soledar – 400 Ushtarë Ukrainas të Rrethuar & 300 të Dorëzuar

/

Goditje raketore në Harkovo.

Kreu i Wagner PMC deklaroi kontrollin e plotë të qytetit Soledar. Flamuri rus valëvitet në qendër të qytetit. Menjëherë pas këtij informacioni rusët goditën në Harkovo një depo municionesh.

Zhvillimi është shumë i rëndësishëm, sepse rënia e Soledar sjell një efekt domino në frontin e luftës. Ndërkohë ukrainasit kanë humbur brigada të rëndësishme ushtarake.

Kjo marrje e qytetit erdhi si pasojë e një rrethimi të menjëhershëm dhe të papritur nga ana e rusëve, që me një menaxhim brilant arritën që brenda pak orësh të mbjellin tmerrin tek ushtrai ukrainase dhe të shtien në dorë të gjitha vatrat ku ishin pozicionuar ukrainasit.

Rusët e morën qytetin dhe rrethinat për 6 ditë, me një shpejtësi që askush nuk e priste, as perëndimorët dhe as Kievi.

Zelenski pranoi dorëzimin e qytetit duke deklaruar: “Duhet të nderoj heronjtë e Brigadës së 46të ajrore për betejën që dhanë në Soledar. Ju falenderoj luftëtarë!”

Rusët administrojnë gjithashtu të gjitha galeritë e minierave të kripës.

400 ushtarë ukrainas, mes tyre ofierë të lartë, janë ende të rrethuar në një strehim në qendër të qytetit. U është kërkuar të dorëzohen, pas pak orësh mbaron koha e dhënë për ta në dispozicion nga Wagnger, pritet të dorëzohen, në të kundërt disa do të vetëvriten, ose do të kapen si robër lufte.

Duhet theksuar se për marrjen e qytetit Soledar kanë luftuar vetëm forcat e Wagner dhe askush prej ushtrisë së rregullt ruse.

Rruga nacionale Bakhmut – Soledar – Seversk që ishte një linjë mbrojtëse e ushtrisë ukrainase deri edhe para 3 ditësh, sot është tashmë nën kontrollin rus.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zhurmë me Jokerin: Shfaqet Duke Mbetur… Shtatzënë & Duke Sjellë në Jetë Pasardhësin!

Next Story

Pasaportë Klimatike? Në Gjermani po Bëjnë Thirrje për Kufi Individual të CO₂ për Person!

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe