Shpërthen Linja e Gazsjellësit që Lidh Lituaninë me Letoninë

/

Shjpërthim u shënua sot në linjën e gazsjellësit që lidh Lituaninë me Letoninë. Shpërthimi u bë në Lituaninë veriore, sipas Agjensisë Reuters dhe deklaratës së kompanisë së gazit natyror të Lituanisë Amber Grid.

“Jemi në hetim të shkaqeve të shpërthimit”, tha përfaqësuesi i kompanisë Amber Grid.

Shpërthimi u transmetua nga rrjeti televiziv i Lituanisë LRT, shpërthim që detyroi strukturat shtetërore në evakuimin e banorëve të fshatit Pasvalio Vienkiemiai, fshat me afro 250 banorë, ndërsa flakët arritën në 50m lartësi.

Deri për momentin nuk ka të plagosur, sipas deklaratave të pushtetit lokal. Kryebashkiaku në një intervistë radiofonike tha se dëgjoheshin zhurma që të kujtonin aeroplanë që fluturonin në lartësi të ulët, si dhe shtoi se nuk ka banesa pranë vendit që shpërthimit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

2025: Basha Play-Maker me Logon PD & në Bashkëqeverisje me Ramën!

Next Story

Shën Andoni i Madh

Latest from Info