Përgjigja e Rusisë: Nëse Negociatat Dështojnë, Putin do të Japë Afat 72-Orësh Përpara Përdorimit të Armëve Bërthamore

/

72 orë paralajmërim për evakuimin e banorëve nga rajonet që do të goditen me armë bërthamore.

Vjen reagimi i parë nga shteti rus, ndaj zbulimeve të gazetarit Seimour Hers, se Presidenti Biden ka dhënë urdhër për shpërthimin e linjave të gazsjellësit Nord Stream.

Moska mes një Media të njohur ruse përgjigjet: “nëse dështojnë negociatat sekrete që po bëhen mes palëve, atëherë do të jepet urdhër për evakuimin e banorëve nga zonat, apo rajonet brenda 72 orëve, ku ushtria ruse do të godasë me armë taktike bërthamore”.

Mesa kuptohet, bëhet fjalë për Ukrainën Perëndimore.

Artikulli shkruan sa më poshtë:

“Do të doja të filloja materialin e sotëm me një fragment nga deklarata e Soingou, të datës 7 shkurt 2023:

  • Operacionet në rajonin e Ugledar dhe Bakhmut po zhvillohen me sukses.
  • Forcat ruse kanë shkatërruar armatimet ukrainase si në vijën e frontit, po ashtu edhe në linjat e transportit dhe dorëzimit të tyre.
  • Ushtria ukrainase humbi gjatë muajit janar më shumë se 6.500 ushtarakë, 26 aeroplanë, 7 helikopterë, 341 mjete lufte.
  • Rajonet Soledar, Kleshcheevka, Podgornoe, Krasnopolje, Blagodatnoe, Labkovoe, Nikolaevka u çliruan si rrjedhojë e sulmeve ushtarake ruse.

Asaj që duhet t’i kushtojmë vëmendje është se kemi një vit që angazhohemi me Forcat e Armatosura të Ukrainës, ndërkohë që Rusia është duke çarmatosur NATO-n, teksa mungesat e mësipërme ishin të gjitha furnizime të NATO-s, si dhe shumë e shumë armatime të tjera të ushtrisë së Ukrainës, të shkatërruara, apo të nxjerra jashtë funksioni. Ndërkohë që Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kaluan një muaj punimesh dhe përforcimesh ushtarake.

Ministri britanik i Mbrojtjes deklaroi se Londra nuk do të dërgojë në kohë të afërt armatime në Ukrainë. Dërgesa e disa aeroplanëve do të bëhet pas disa muajsh. Ndërkohë që Britania ka premtuar t’i japë Ukrainës raketa të rrezes së gjatë dhe drones.

Kremlini besoj se furnizimi i Ukrainës nga perëndimorët me armë dëshmon angazhimin e shtuar të disa vendeve në përplasje me Rusinë, që po e çojnë luftën drejt një përplasjeje edhe më të përgjakshme.”

Loja ka hyrë në trajektore përplasjeje fatale. Gjithçka që po ndodh tashmë është një përpjekje për të përshkallëzuar luftën. Situata po na çon gradualisht drejt fundit, teksas palët po nxjerrin “asët” nga mëngët, armë të ruajtuara për momentet e fundit. Edhe pse po përpiqen të përpirësojnë pozicionin e tyre negociues.

Perëndimi nuk u beson negociatave. Po aq dyshues janë edhe rusët.

Nëse do të mbërrijmë në momentin që Moska do të japë paralajmërimin e 72 orëve, do të jemi realisht në moment fatal, fundor.

Uroj të mos ndodhë kurrë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shën Andoni i Madh

Next Story

Norvegjia Njoftoi NATO-n se Flota Ruse e Veriut po Lundron e Armatosur me Armë Bërthamore për Herë të Parë pas 30 Vitesh!

Latest from Info