Ndërsa grekët me vullnet të plotë dhe vendosmëri larguan nga pushteti në vitin 2019 kriptokomunistin Tsipras, që nuk nguroi të shkelte me këmbë të gjitha premtimet e tij lidhur me Bashkimin Europian, çështjen e Shkupit, çështjen e emigrantëve, politikat ekonomike dhe gjithçka tjetër që premtoi bujshëm, sollën një të djathtë nga dinastia Mitsotakis, birin, nipin, vëllanë e familjes, duke mos menduar dhe besuar kurrësesi, se Mitsotakis dhe Tsipras, e majta dhe e djtathta në Greqi, nën drejtimin e Mitsotakis do të vinin më pranë se kurrë, si dhe do të ishin thuajse të ngjashme në politikat e tyre globaliste, neoliberale, amorfe. E gjitha kjo nga një kryeministrë i votuar në një masë të madhe nga të djathtë konservatorë grekë.
Pas 3 vite e gjysëm tani më, profili politik i Mitsotakis është i shfaqur, i fanepsur dhe për rrjedhojë jemi të gjithë të qartë, koshientë dhe të bindur, që i përket konstilacionit globalist, është shndërruar në vegël e betuar e tyre, kryesisht i Kancelarisë gjermane, është “tifoz” i ultrasve të “The Great Reset”, ka një qeveri që përbëhet në afro 30% nga ish kuadro të majtës të PASOK, është “adhurues” i vaksinimit në masë dhe i karantinimit ekstrem, i ekonomisë së gjelbër dhe i shkatërrimit të industrisë, i tërhequr dhe pa shtat politik, totalisht i friguar në sferën e mbrojtjes, teksa Turqia ja cënon çdo ditë hapësirën ajrore dhe detare të vendit që e kanë zgjedhur ta qeverisë.
Fillimet e tij në qeverisje, patën dhe shënuan numra pozitivë ekonomikë, pasi askush nuk më të mohojë njohuritë e tij ekonomike, por çështja që shqetëson grekët, është se strategjitë e tij ekonomike u hartuan dhe u implementuan në interes të atyre përtej kufirit dhe jo në interes të grekëve. Teksa në çështjen emigracion i paligjshëm, duket që është jo vetëm tolerant, por edhe suportues. Sot në Greqi, më lehtë merr asistencë financiare një refugjat apo emigrant i paligjshëm, sesa një emigrant i rregullt, apo një nënshtetas grek, të cilit për të përfituar diçka nga shteti dhe tasksat e bashkëkombësave t tij, duhet të kalojë nga disa burokraci, alla “demos”.
Por, kohët e fundit në Greqinë e qeverisur nga Mitsotakis po ndodh diçka e pahasur për nga dimensioni askund, në asnjë vend tjetër, ku presupozohet se sistemi qeverisës është demokratik, parlamentar.
Kryeministri Mitsotakis akuzohet se përgjonte jo vetëm drejtuesit e opozitës, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Grek, instancë që sapo erdhi në pushtet e kaloi në kompetencat e zyrës së kryeministrit, por përgjonte gjithashtu më shumë se 30 persona pjesë të kabinetit qeverisës, vetë ministrat, zëvendëministrat, apo bashkëshort-ët(et) e tyre, përkah përgjigmeve që u janë bërë për një kohë të gjatë disa biznesmenëve të rëndësishëm, por në listën e të përgjuarve ka edhe deputetë, pedagogë, gazetarë, njerëz nga sistemi i drejtësisë etj.
Përse i duhej Mitsotakis të përgjonte për shembull Ministrin e Jashtëm? Megjithëse ai personalisht e mohon, por nuk po lejon njëkohësisht hapjen dhe bërjen publike të përgjimeve, teksa informacioni i përgjimeve i ka rrjedhur, ose i është vjedhur, ose i është hakeruar, ose dikush nga grupi i përgjimeve e ka tradhtuar kryeministrin grek. Sot një pjesë e përgjimeve janë në duart e atyre që po akuzojnë publikisht kyreministrin grek.
Kryeministri Mitsotakis duhet në fakt të jepte dorëheqjen dhe të kalonte në zgjedhje të parakohshme, por atë që nuk po e bën vetë ai, duke pritur një incident nga Turqia, incident ushtarak, që mund t’i zgjaste jetën politike dhe të mbyllte këtë skandal, këtë “bombë” në qeverisje, e pra atë që nuk po e bën Mitsotakis, do e bëjnë vetë përgjimet, ndoshta një mocion mosbesimi në parlement, ose ndoshta edhe një “kryengritje” e kundërshtarëve të tij (të shumtë tashmë) brenda partisë ‘Nea Dimokratia’, që mund ta përmbysin, që nesër.
Ekstremi i djathtë në Greqi po shikon rritje të theksuar në përqindjen e preferencave politike të grekëve, që po polarizohen drejt partive nacionaliste, kryesisht të djathta, sepse mes ND, Syriza dhe PASOK (KINAL), ndryshimet janë thuajse zero, programet e tyre janë thuajse të njëjta.
Votimet e radhës pas këtij skandali të papreçedent për nga shtrirja dhe personat e prekur dhe të implikuar, do të jenë një katastrofë për ND, por nëse partia në pushtet largon kreun e saj dhe hyn me një formacion tjetër drejtimi në zgjedhje, mund të ketë shpresa që të marrë më shumë se 20% të votës së grekëve, që parashikohet se mund të marrë nëse në zgjedhje hyn me Mitsotakis në krye të saj.