Gabriela Mistral

/

Profesore kiliane, diplomate dhe poete, e para dhe e vetmja grua latino-amerikane që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë (1945).

Lucila de Maria del Perpetuo Socorro Godoy Alcayaga, siç ishte emri i saj i vërtetë, lindi më 7 prill 1889 në qytetin Vicuña në Kilin Qendror. Fëmija e prindërve të divorcuar pati një fëmijëri të varfër dhe që në moshë të vogël u detyrua të punonte si ndihmëse edukature dhe më pas mësuese.

Me prejardhje spanjolle, baske dhe indiane, Mistral kombinoi gjatë gjithë jetës së saj shkrimin me karrierën e saj si pedagoge dhe diplomate. Shërbeu si konsulle në Madrid, Lisbonë, Napoli, Nice, Los Angeles dhe Mexico City, ndër të tjera.

Reputacioni i saj si poete u krijua në vitin 1914, kur fitoi çmimin letrar “Huegos Florales” në vendin e saj për “Sonetos de la muerte”, botuar me pseudonimin Gabriela Mistral, huazuar nga dy poetët e saj të preferuar, italiani Gabriele d’Annunzio dhe francezi Frédéric Mistral. Tre poezitë që përbëjnë veprën janë frymëzuar nga vetëvrasja e të dashurit të saj, punonjësit të hekurudhave Roumelio Ureta.

Në vitin 1945 ajo u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi për “poezinë e saj lirike, të frymëzuar nga emocione të forta dhe që e ka bërë emrin e saj një simbol të pritshmërive idealiste të të gjithë botës së Amerikës Latine”, siç thuhet në motivacionin e komitetit të Çmimeve Nobel.

Gabriela Mistral vdiq në New York më 10 janar 1957, në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga tumori i pankreasit.

Emocioni që dominon në poezinë e Mistralit është dëshira e pakënaqur për mëmësinë, shprehja e gjallë e instinktit femëror dhe shfaqja e tmerrshme e vdekjes si e zakonshme, në poezinë spanjolle.

Klasifikohet ndër poetët e mëdhenj spanjishtfolës të shekullit të 20të dhe kontribuoi më së shumti në zhvillimin e unitetit intelektual të botës spanjishtfolëse, apo siç quhej Hispanidad.

“Mbaj mend fytyrën tënde që ishte fiksuar në ditët e mia,
grua me një fund blu dhe një ballë të thekur,
që në fëmijërinë time dhe në tokën time të ambrosisë
unë pashë brazdën e zezë të hapur në një prill të zjarrtë.”
(GM)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndaj Trump u Ngrit një Ndjekje Penale – Republikanët: “Biden do të Mbajë Përgjegjësi për Këtë!”

Next Story

Fushata e Vetmisë së Madhe - Kandidaten e Korçës e Braktisin Kolegët e Universitetit & Anëtarësia e Partisë "Foltore"

Latest from Info