Biden Njofton Sulm të Ri Ndaj Lindjes së Mesme

/

Joe Biden nuk ka dashur të japë më shumë informacion për goditjen që po përgatit në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan Biden ka vendosur t’i përgjigjet një sulmi me dron në një bazë amerikane në Siri, nga i cili mbetën të vrarë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën 34 të tjerë.

Sulmi u nis nga milicitë e mbështetura nga Irani dhe sulmi ishte i pari që vrau amerikanë prej fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti amerikan, sipas informacioneve të 24 orëve të fundit, po peshonte opsionet e formës së hakmarrjes, pasi qëllimi i Shtëpisë së Bardhë është t’i japë një përgjigje të fortë, por pa shkaktuar një luftë të përgjithshme në rajon dhe një konflikt të drejtpërdrejtë me Iranin.

Synimi i Joe Biden, i cili edhe para fillimit të luftës në Rripin e Gazës po zbatonte një strategji të shkëputjes së SHBA-së nga Lindja e Mesme, duket se është dëshira “për të rivendosur idenë e parandalimit”, por që thjesht ka humbur prej muajsh në rajon, siç vlerësojnë edhe analistët.

Presidenti amerikan, duke folur për gazetarët, nuk ka dashur të japë më shumë informacion për goditjen që po përgatit, megjithatë vendimi duket se është marrë pas konsultimeve me këshilltarët e tij të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA, theksoi ai: “nuk ka nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, Nuk është kjo që po kërkoj, lufta pra”, shtoi ai.

I pyetur nëse ka vendosur sesi do i përgjigjet sulmit, Joe Biden u përgjigj një fjalë pohuese: “Po!”.

I pyetur nëse Irani ishte përgjegjës për sulmin në bazën amerikane, Biden shtoi: “Ai është përgjegjës në sensin që Irani furnizon me armë luftëtarët, ata që kryejnë sulmet”.

Analistët dhe ekonomistët kanë shprehur shqetësime serioze për mundësinë që hakmarrja e SHBA-së mund të shkaktojë një konflikt të përgjithësuar.

Është, siç thonë ata, “mjellma e re e zezë në vaj të nxehtë”. Në varësi të veprimeve të SHB-ve, nëse pra SHBA do të rrisë paraprakisht epërsinë, duke nisur një sulm në tokën iraniane, apo nëse do të përgjigjet ashpër me mjete të tjera. Çfarëdo që të ndodhë do të shohim mesataren e çmimit të naftës nga 85 dollarë për fuçi, në fillimi të vitit 2024, të rritet në 90-95 dollarë në një afat të shkurtër, thekson një artikull i ‘Forbes’.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Në Kufijtë e Përplasjes Uashington - Teksas - Joe Biden Kërcënon Amerikën & Amerikanët: "Nuk Tërhiqem! Ose Një Marrëveshje për Financimin e Ukrainës Ose Kufirin Hapur!"

Next Story

Harta Globale e Nivelit të Korrupsionit - Shqipëria në Zonën e Kuqe

Latest from Info