Netflix Shkatërron Historinë – Skandali me Kleopatrën – Nuk Përmbahen më!

/

Netflix vazhdon të shkatërrojë historinë: “Kleopatra nuk ka gjasa të ketë qenë e bardhë”, thotë regjisorja.

Netflix, pas reagimeve të shumta kundër, mbylli komentet.

Netflix vazhdon të thyejë historinë, ta gjunjëzojë dhe ta shkruajë sipas versionit të regjizorëve të tij. Në një prej filmave të fundit paraqet greken Kleopatra në serialin “Mbretëresha Kleopatra” si zezake dhe në vend që të kërkojnë falje, producentët e serialit provokojnë, pasi regjisorja Tina Garavi pohoi publikisht se, “… Kleopatra nuk ishte e bardha”!

Seriali, i cili do të nisë të shfaqet më 10 maj, përmban edhe intervista ekspertësh dhe rishfaqje skenash, për të treguar historinë e Kleopatrës dhe luftën për të mbrojtur trashëgiminë e saj.

Përzgjedhja e Adele James, një aktore me ngjyrë, në rolin e mbretëreshës egjiptiane ngjalli reagime, duke përfshirë një padi të ngritur nga një avokat egjiptian kundër Netflix dhe thirrjet për të mbyllur shërbimin e transmetimit në Egjipt.

Në përgjigje të kritikave, regjisorja Tina Garavi përgjigjet përmes një artikulli të shkruar për “Variety”. Garavi, e cila mori përsipër dokumentarin, vitin e kaluar, kujtoi se kishte parë Elizabeth Taylor të luante Kleopatrën në filmin e vitit 1963 dhe u ndje si fëmijë se “imazhi nuk ishte i duhuri”. Më pas filloi të kërkonte aktoren e duhur për të luajtur mbretëreshën, duke vënë në dukje se “mundësia që Kleopatra të ketë qenë e bardhë është thuajse e pamundur”.

Më konkretisht, regjizorja pyeti veten: “Pra, a ishte zezake Kleopatra? Nuk e dimë me siguri, por mund të jemi të sigurt se ajo nuk ishte e bardhë si Elizabeth Taylor. Ne duhet të bëjmë një bisedë me veten për ngjyrën dhe supremacinë e brendshme të bardhë që na ka ushqyer Hollywood-i”.

Kur erdhi koha për të marrë aktored James, Tina Garavi ndjeu se kishte gjetur një aktore që “mund të transmetonte jo vetëm bukurinë e Kleopatrës, por edhe fuqinë e saj”.

Regjisorja vuri në dukje gjithashtu se trashëgimia e Kleopatrës u ishte atribuar grekëve, maqedonasve dhe persëve, duke pyetur veten, se reagimet nuk kishin të bënin vetëm me faktin që regjizorja e prezanton Kleopatrën si zezake, por edhe sepse “u kërkova egjiptianëve ta shihnin veten si afrikanë dhe ata janë të zemëruar me mua për këtë”.

Në mbyllje, aktorja James deklaroi se qëndron në krah të krijuesve të serialit, duke u thënë atyre që nuk janë të kënaqur me zgjedhjet e kastit të mos e shikojnë serialin nëse nuk dëshirojnë dhe shtoi: “Jam në ekstazë dhe do të vazhdoj të jem!”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

J. Prigozhin: "Ne Po i Shtypim Ukrainasit në Bakhmut që të Mos Kundërsulmojnë!" - V. Zelenski: "Nëse Bie do të Humbasim edhe Territore të Tjera!"

Next Story

Çfarë Duhet të Dini për Serbatorin e Makinës - Si të Reduktoni Konsumin

Latest from Info