Mona Liza e Leonardo Da Vinci – Diçka që Nuk e Dinim

/

Mona Liza e Leonardo Da Vinci është një nga pikturat më të famshme në botë dhe ka frymëzuar shumë teori – konspirative dhe jo – nga ajo se kush është gruaja e pikturës e deri te buzëqeshja e saj enigmatike dhe çfarë ajo fsheh.

Por një historian po vjen të hedhë dritë mbi një aspekt tjetër të veprës së famshme të artit: ura pas gruas joshëse.

Sipas New York Post, Silvani Vinceti, thotë se në sfondin e Mona Lizës është Ura Romito e vendosur në Laterina të Toskanës.

“Lumi Arno është ai që Leonardo da Vinci përshkroi në peizazhin në të majtë të gruas në pikturën e famshme”, argumentoi historiani gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Dëshmia për “identitetin” e urës.

Deri më tani, ekspertët kishin thënë se ura në pikturë është Ponte Buriano në Arezzo, Toskana, e cila e ka bërë fshatin një atraksion turistik.

Por Vinceti, i cili bëri paraqitje virtuale të urës, studioi pamjet me dron të brigjeve të lumit dhe përdori dokumente nga arkivat shtetërore të Firences, nuk është dakord me këtë.

Siç thotë ai, Da Vinci jetoi atje midis viteve 1501-1503, vit kur filloi të pikturonte Mona Lizën. Ura në Laterina kishte katër harqe siç tregohet në pikturë ndërsa Ponte Buriano ka gjashtë harqe. Ponte Bobbio, një urë në Piacenza, e cila gjithashtu është hedhur në tavolinën e diskutimeve, ka më shumë se gjashtë harqe.

Ura e Romitos tani është vetëm rrënoja, por Vinceti thotë se është i sigurt se është ajo, gjë që e ka emocionuar kryetarin e Bashkisë së Laterinës për mundësitë që i shtohen fshatit dhe zhvillimit të turizmit.

“Ne vërtet shpresojmë që ky lajm i mrekullueshëm të magjepsë turistët vendas dhe të huaj”, tha ai.

1 Comment

  1. Nuk duhet parë gjithçka si material fotografik, sepse jo çdo pamje paraqitet diçka reale! Artisti shpesh interpreton dhe krijon.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dëshmore / Martire e Krishtërimit Shënjtore Irini

Next Story

Greqia të Diel Drejt Kutive të Votimit - Të Hënë Greqia Përballë Një Realiteti të Ri Politik

Latest from Info