Dëshmore / Martire e Krishtërimit Shënjtore Irini

/

Shenjtore e Kishës Kristiane, e cila kujtohet prej besimtarëve të krishterë çdo 5 maj. Në këtë ditë festojnë, kremtojnë ato që mbajnë emrin e saj.

Irini, emri civil i së cilës është Pinelopi, lindi në qytetin e Madedlon të Persisë, babai i saj ishte fisnik dhe kreu i rajonit të Likinias.

Që në moshë të vogël filloi të edukohej dhe arsimohej pranë një prej mësuesve më të shquar të kohës, Apelianit, i cili i dha asaj mësime nga mençuria dhe kultura antike greke, ndërsa krishtërimin dhe besimin e ushqeu dhe mori mësime feje nga shërbëtorja e krishterë e atit të saj. Kur përfundoi mësimet e katekizmës me të, mori emrin Irini.

Sapo kreu i Likias, ati i saj, mësoi që Irini kishte pranuar krishtërimin urdhëroi që t’i lidhnin këmbët pas një kali dhe kështu ta vrisnin. Por për të ndodhur mrekullia, kali bëri rezistencë ndaj tij, nuk pranoi ta lidhnin me Irinin dhe e vrau atin e saj. Shqetësimi dhe kaosi i madh, por shenjtërja i qetësoi njerëzit dhe pasi u lut me gjithë nxehtësinë e shpirtit (thonë shkrimet), babai i saj u ngjall. Menjëherë pas kësaj që ndodhi, të gjithë u pagëzuan dhe u kthyen në të krishterë.

Në vazhdim, Irini kreu një sërë misionesh diakonike, në shumë e shumë vende, ku dha mësime katekizmi dhe predikoi Fjalën e Perëndisë, si dhe bëri një sërë mrekullish. Në fund, u tërhoq në një vend të shkretuar, jashtë rrethinave të Efesit ku jetoi në lutje, duke ushtruar besimin në Frymë.

Sipas Martirologjisë perëndimore, Shenjtore Irini u martirizua në Selanik, ku dhe është hedhur mes flakësh.

Shenjtëre Irini është shpallur mbrojtëse e Policisë së Shtetit të Qipros dhe më hershëm ka qenë shenjtorja mbrojtëse e Korofilakisë Greke.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Jane Jacobs

Next Story

Mona Liza e Leonardo Da Vinci - Diçka që Nuk e Dinim

Latest from Info