Greqia të Diel Drejt Kutive të Votimit – Të Hënë Greqia Përballë Një Realiteti të Ri Politik

/

Me të dhënat reale që nuk pajtohen me asnjë sondazh që shfaqet në Media, Greqia hyn në 48 orët e fundit para zgjedhjeve parlamentare kombëtare të vitit 2023, pas një qeverisjeje katërvjeçare nga Nea Dimokratia e Kyriakos Mitsotakis, pas një katastrofe ekonomike që filloi në 2010. Borxhi i jashtëm është bërë tullumbace, jeta e qytetarëve është bërë më e vështirë, pasi pagat janë kthyer në “bakshish” dhe kostoja e jetesës është rritur në qiell.

Cilat janë faktet? 440.000 votuesit e rinj mendohet se do të votojnë kundër qeverisë, shumica e tyre.

500 mijë vdekjet e katër viteve të fundit, vijnë kryesisht nga votuesit e Nea Dimokratia, të cilët natyrisht nuk u “zëvendësuan”. Kjo bazuar tek fakti që në vitin 2019 mosha e tretë, në 60% të saj votuan Nea Dimokratia.

Votuesit e partisë së ekstremit të djathtë që u përjashtua nga zgjedhjet, ajo e kryetarit Kasidiaris, mendohet se do të votojnë për SYRIZA-n ose në radhë të dytë për Gianis Varoufakis.

Këtu kemi pikërisht një përqindje prej afro 7%, e cila nuk është kalkuluar në asnjë sondazh.

Dhe asnjë sondazh nuk na ka thënë bindshëm pse SYRIZA nga 31.5% në vitin 2019 do të bjerë në përqindje, në vend që të rritet.

Asnjëherë më parë nuk ka rënë përqindja në zgjedhjet e ardhshme të një partie opozitare zyrtare.

Kjo nuk do të thotë se SYRIZA do të fitojë, por me një Nea Dimokratia që po përballet me një shkatërrim të madh në rajone të tëra të vendit gjithçka është e mundur, ndërsa rreziku është përqindja që do të marrë Nea Dimokratia. Nëse përqindaj do të jetë rreth afro 32% do të jetë një humbje e madhe dhe do të bëhet fjalë më pas për vetë lidershipin e partisë.

Rajoet e Maqedonisë, Kretës, Greqia Perëndimore (Epiri, Aitoloakarnania, Pelponisos Perëndimor), Zona e Dytë e Attikës, janë zonat ku partia në pushtet përballet me probleme të mëdha dhe do të shënojë përqindje më të ulëta.

Zona A e Athinës, zona B e Selanikut, Rajoni i Greqisë Qendrore dhe Thessalia janë zonat ku Nea Dimokratia ende “mban” forcat dhe mbi të cilat mbështet shpresat për vendin e parë dhe për të startuar nga një pikënisje më e mirë për çdo zgjedhje të dytë.

Të dielën do të shohim përqindje, për dy partitë kryesore, që do të variojnë nga 28% deri në 33%, pa u ditur se kush do të jetë i pari, pavarësisht asaj që shkruhet dhe thuhet. Sondazhet, siç u pa edhe në Turqi, apo edhe në Qipro janë absolutisht jo të besueshme.

Nëse partitë e vogla që nuk hyjnë në Parlament marrin / akumulojnë një 10%, mendohet se kjo përqindje do të vijë nga viotues, shumica e tyre ish votues të Nea Dimokratia në vitin 2019.

Këto janë zgjedhje që gjithkush është i bindur se asnjra prej partive nuk do të ketë “kartabiankën” për të krijuar qeveri e vetme.

Pa më të voglin dyshim, Greqia do të kalojë në raund të dytë zgjedhjesh, në përsëritje pra të zgjedhjeve, në muajin korrik të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mona Liza e Leonardo Da Vinci - Diçka që Nuk e Dinim

Next Story

Çfarë Gjini ka Truri i Njeriut?

Latest from Info