Çfarë Gjini ka Truri i Njeriut?

/

Nga kaosi që mbizotëronte prej vitesh, shkenca zbuloi efektin e testosteronit, por edhe të gjeneve që ndikojnë dhe përcaktojnë gjininë e trurit.

Çfarë e ndan burrin nga gruaja? Përgjigjet e dukshme, ato të konsideruara si të vetkuptueshme mund të jenë të sakta, por ato nuk janë A-ja në alfabetin e dallimeve gjinore. Shkencëtarët thonë se, përgjigja e parë, për listën e dokumentuar shkencërisht të asaj që i dallon burrat nga gratë është truri i tyre, atje ku dikur kishte kaos, shkenca ka filluar të vendosë rregull.

Pyetjes “a ka truri gjini?”, ekspertët e kishin të vështirë t’i përgjigjeshin dikur. Por kur studionin kafshët femra laboratorike, ata hasën shumë pengesa në analizimin dhe kuptimin e të dhënave që lidhen me funksionin e trurit të tyre. Dhe kjo për shkak se ndryshimet në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit gjatë fazave të ndryshme të ciklit “estrus” (cikli menstrual) i sollën ata poshtë e lart në analizat dhe konkluzionet e tyre.

Kështu, shkencëtarët u kufizuan në studimin e trurit të mashkullit. Përparimet e shkencës kanë vërtetuar paradoksin e deritanishëm: që truri është femër! “Është e jashtëzakonshme që neuroendokrinologët e konsiderojnë trurin si ‘femër’ dhe se ai bëhet ‘mashkull’ për shkak të ndikimit të testosteronit gjatë periudhës kritike të zhvillimit të tij. Natyrisht, gjetjet e reja tregojnë se faktorë të tjerë si gjene të caktuara përcaktojnë “gjininë” e trurit”, nënvizon në informacionet e saj publike Christina Dalla, pedagoge e farmakologjisë, neuroshkencëtare në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Athinës. Por veprimi i testosteronit nuk ndalet këtu. Është vërtetuar se djemtë gjatë pubertetit prodhojnë 20 deri në 25 herë më shumë testosteron në krahasim me më parë.

Në vitin 2001, studiuesi i Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Harvardit, Jill Goldstein dhe kolegët e tij morën…, matës shiriti dhe matën trurin e 45 burrave dhe grave të shëndetshëm. Pikërisht atëherë zbuluan se truri funksionon sipas… gjinisë. Në veçanti, ata zbuluan se pjesët e lobit frontal, një pjesë e trurit që “strehon” funksionet e lidhura me zgjidhjen e problemeve dhe vendimmarrjen, janë më të mëdha në trurin e femrës. Të ngjashme ishin gjetjet për korteksin limbik, i cili ndër të tjera kontrollon emocionet.

Por çfarë i bën meshkujt “gjuetarë” dhe femrat më emocionale? Sipas doktor Louann Brizendine, amigdala, ku ndodhet sistemi i alarmit dhe aktivizohet kur shfaqet rreziku, është më i madh në trurin e mashkullit.

Në të kundërt, neuronet pasqyrë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në të kuptuarit e emocioneve dhe motivimeve të të tjerëve, janë më të zhvilluar tek femrat. Kjo është arsyeja pse ato dallohen për aftësinë e tyre për të “lexuar” psikologjinë e të tjerëve, përmes shprehjes së fytyrës dhe tonit të zërit.

Ndjenjat. Fati është gjithashtu më i ndjeshëm kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me seksin e kundërt. Studiuesit në Kolegjin “Albert Einstein” në New York përzgjodhën burra dhe gra të dashuruar dhe u kërkuan të shikonin një foto të të dashurit të tyre. Teksa linin emocionet e tyre të lira, ekspertët “fotografonin” trurin e tyre me ndihmën e rezonancës magnetike.

Ku përfunduan?

Tek meshkujt, aktiviteti pak më i lartë u zbulua në zonën e trurit, që aktivizohet nga kontakti me sy. Ky zbulim “bllokoi” besimin se meshkujt nuk “ngopen” duke parë trupin e femrës dhe se janë të tërhequr pas tij, edhe nëse nuk e dinë fare objektin e dëshirës së tyre.

Anasjelltas, truri i femrës është më kompleks kur dashuria troket në derën e saj. Kështu, duket se imazhi i partnerit mund të jetë po aq stimulues, megjithatë ka një aktivitet intensiv në atë pjesë të trurit që ka të bëjë me kujtimet.

Natyrisht që ekziston një tru mashkullor dhe një tru femëror, sepse ne lindim me një tru mashkulli dhe një femre. Ka një dallim të qartë midis burrave dhe grave, sepse kur jemi në mitër, nën ndikimin e disa hormoneve, si testosteroni, ose si estradioli, truri bëhet mashkull ose femër.

Kjo tregon se cilat janë veçoritë e seksit tonë. Anatomikisht, natyrisht, ka disa dallime. Por nuk ka qenë kurrë shumë e qartë nëse këto dallime anatomike janë ato që çojnë gjithashtu në një ndryshim në sjelljen tonë, apo nëse shumica e dallimeve tona janë produkte të socializimit dhe tendencave të caktuara që ekzistojnë në shoqëri, të cilat i bëjnë vajzat të sillen në një mënyrë dhe djemtë në një tjetër.

Pyetjes “nëse një tru i shkëputur nga trupi është i njëjti tru” shkencëtarët i përgjigjen negativisht. Truri është i mbyllur brenda një kutie të errët, por vjen në kontakt me trupin tonë dhe mjedisin. Inputi nga trupi ynë dhe nga mjedisi është ai që përfundimisht e bën trurin atë që është. Sigurisht, truri luan një rol vendimtar, sepse ai koordinon të gjitha këto informacione dhe na çon në përgjigje, sjellje dhe emocione, por nuk do të ishte kurrë i njëjti tru nëse do të shkëputej, veçohej. Domethënë, nëse marrim një tru, e vendosim në një gotë oksigjen dhe e mbajmë në funksion, nuk do të jetë i njëjti tru, sepse nuk ka informacion që i përcillet për trupin dhe mjedisin, në mënyrë që të mund të veprojë si një tru i vërtetë, pjesë e një organizmi të gjallë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Greqia të Diel Drejt Kutive të Votimit - Të Hënë Greqia Përballë Një Realiteti të Ri Politik

Next Story

Kissinger Mbush 100 Vjeç - Hero Apo Djall?

Latest from Info