Australia i Refuzon VISA-n Ministres Izraelite

/

Australia ndaloi për Ministren e Drejtësisë të Izraelit, Ayelet hyrjen në vend, ku do të fliste në një konferencë nën kujdesin e një organizate hebreje!

Gazeta australiane raportoi se Shaked Ayelet “i ishte mohuar hyrja sipas Aktit të Emigracionit, i cili lejon Sekretarin e Brendshëm të refuzojë një VISA nëse ai beson se aplikanti mund të “shkaktojë mosmarrëveshje” në shoqërinë australiane”.

Shaked shkroi në platformën “X” se qeveria australiane “është bërë antisemite”.

Ish ministrja ka shkaktuar shumë polemika për shkak të deklaratave të saj nxitëse kundër palestinezëve, duke thënë nëntorin e kaluar se Khan Yunis duhet “të shndërrohet në një stadium futbolli” dhe në vitin 2014 duke bërë thirrje për “vrasjen e nënave palestineze për shkak të lindjes së gjarpërinjve”.

Lufta në Gaza, përveçse është “një luftë kundër fëmijëve”, siç e përshkruan Borrell, Ministri i Jashtëm i BE-së, është gjithashtu një luftë kundër nënave.

Josep Borrell në X shkruan: “Gaza është bërë ferr në tokë!”

Një zë që bërtet në shkretëtirë, por që ekspozon në mënyrë të pariparueshme ata që heshtin, gëlltitin situatën, ata që me heshtjen e tyre bujare u japin zë topave të urrejtjes!

“Gaza është bërë ferr në tokë (ky është pikërisht vendi ku njerëzit kërkojnë të vdesin dhe mos jetojnë), por jo të gjithë i shohin fotot, teksa mediave ndërkombëtare ende nuk u lejohet hyrja.

Manipulimi dhe dezinformimi helmojnë mendjet dhe dehumanizojnë njeriun: algoritmi i urrejtjes është më fitimprurës se algoritmi i paqes.

Çmimi i luftës është shumë i lartë, mosveprimi nuk është opsion. Duhet të veprojmë sipas 5 parimeve:
1) Mbështesni kampin e paqes;
2) Merruni me shkatëruesin;
3) Qëndroni te faktet;
4) Mbroni OKB-në dhe të Drejtën Ndërkombëtare;
5) Përdorni plotësisht ndikimin e BE-së.”

“Sytë që nuk shohin, një zemër që nuk ndjen”, citoi Borel një proverb spanjoll, për të nënvizuar rëndësinë e raportimit të saktë mbi konfliktin palestinez, pasi “beteja e narrativës luhet në internet” dhe “algoritmet e urrejtjes janë më fitimprurëse nga ato të paqes“.

Ai akuzoi Izraelin për “bllokadën më të madhe të shtypit në histori” për pengimin e punës së gazetarëve në Gaza, ndërsa u ankua, se informacioni për Rripin e Gazës nuk është i besueshëm.

“Netanyahu nuk mund të fikë dritat në Gaza dhe pastaj të ankohet se nuk mund të shikoni asgjë”, tha Borrell.

Izraeli është një nga partnerët më të afërt tregtarë të BE-së, kujtoi ai, dhe kur ai vend “shkel të drejtat e palestinezëve, gjë që është e pamohueshme”, ai duhet të përballet me pasoja, tha Borrell.

Diplomati spanjoll bëri thirrje gjithashtu për luftën kundër antisemitizmit, “një nga shpikjet më të këqija të njerëzimit”, por theksoi se kritikat ndaj qeverisë së Netaniahut “nuk janë antisemitizëm”.

Josep Borrell nga Qipro tha: “Zbatimi i vendimit të ICC nuk është fakultativ, por i detyrueshëm. Unë kam të drejtë të kritikoj Netaniahun pa u akuzuar për antisemitizëm. Mjaft tashmë…!”

Josep Borrell, kreu i diplomacisë europiane, tha të shtunën në Qipro se qeveritë e BE-së nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ekzekutojnë urdhërarrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër dy liderëve izraelitë dhe një komandanti terrorist të Hamasit.

“Shtetet që kanë nënshkruar Statutin e Romës duhet të zbatojnë vendimin e Gjykatës. Nuk është fakultative”, tha ai gjatë një seminari që mblodhi së bashku aktivistët e paqes, izraelitë dhe palestinezë.

Këto detyrime vlejnë edhe për vendet kandidate. “Do të ishte qesharake që anëtarët e rinj të kishin detyrime që anëtarët aktualë nuk i respektojnë”, tha ai për Reuters. Borrell denoncoi gjithashtu përdorimin sistematik të akuzës për antisemitizëm:

“Unë kam të drejtë të kritikoj vendimet e qeverisë izraelite, qoftë Netaniahu apo dikush tjetër, pa u akuzuar për antisemitizëm. Është e papranueshme. Mjaft!”

“Mos e përdorni këtë fjalë kot”, përfundoi Borel në fjalimin e tij në Qipro.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ambasada Ruse në Athinë, Kërcënon Greqinë!

Next Story

“Bllok” Turqisë nga BRICS+ - Pse?

Latest from Info