Ushtar ukrainas vrau komandantin e tij për të parandaluar batalionin e tij që të shkonte në fushën e betejës.
Janë regjistruar me dhjetra incidente dezertimi dhe refuzimi për të zbatuar urdhrat për luftë, për shkak të humbjeve të rënda të pësuara në Bakhmut.
Në ushtrinë ukrainase, ka filluar të shfaqet fenomeni i dezertimit masiv dhe refuzimi për të zbatuar urdhrat, me një shembull tipik të ekzekutimit të një komandanti batalioni ukrainas, nga një ushtar i tij, pasi ky i fundit nuk pranoi të dërgonte njerëzit e tij kundër rusëve, në një prej fronteve në Donbas.
Gjithnjë e më shumë ushtarë ukrainas po refuzojnë të luftojnë pasi e kanë kuptuar se Kievi veçanërisht gjatë muajve të fundit, nuk i ka mbrojtur nga humbjet e kota në betejat e planifikuara në kuadër të luftës.
Në veçanti, beteja e Bakhmutit edhe pse u humb nga ukrainasit për dy apo tre muaj, Kievi këmbënguli të ruante forcat brenda qytetit dhe t’i përforconte ato me njësi të reja, duke e ditur se fati i tyre ishte i paracaktuar.
Sipas udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, ukrainasit humbën 50.000 burra dhe 70,000 janë të plagosur. Numri është shumë i madh dhe me të drejtë të gjithë pyesin veten nëse ia vlente që Kievi të bënte sakrifica të tilla për të marrë jetë të rinjsh në një betejë të humbur prej fillimit të saj.
Humbjet e Wagner, sipas komandantit të saj arritën në 20.000 burra. Nuk është rastësi që Bakhmut u krahasua me një makineri mishi.
Në këtë luftë është interesante prania e madhe e mijëra mercenarëve perëndimorë. Vetëm në betejën e Bakhmutit u vranë 6.500 merecenarë që kishin shkuar nga Perëndimi.
Karakteristike është video e Wagner që tregon sesi përgatiten arkivolët e një amerikani dhe një turku të veshur me flamujt e tyre, për t’i dërguar në vendlindje, për t’u varrosur atje.