Miliarderi George Soros ndërton fuqia paralele me Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Nuk duhet nënvlerësuar ndikimi emocional i raporteve të shkeljeve reale ose të organizuara të të drejtave të njeriut. Ato mund të jenë justifikimi i luftës.
Artikull nga Maria Müller për RT DE
Fushatat terroriste groteske kundër presidentëve përkatës shpesh i hapin rrugën sulmeve ndaj shteteve. Organizatat joqeveritare humanitare (OJQ) luajnë një rol të veçantë në këtë. Si vëzhgues të supozuar “neutralë” të persekutimit dhe represionit, ata i paraqesin akuzat dhe i sjellin para gjykatave ndërkombëtare, në Strasburg dhe Hagë. Atje, gjyqtarët specialë i përpunojnë dhe i dënojnë ato raste, të cilat normalisht do të duhej të pushoheshin për shkak të njëanshmërisë.
Është pjesë e një rrjeti gjithnjë në rritje, të udhëhequr nga një spekulator financiar dhe miliarder me origjinë hungareze, George Soros. Me “ndihmën” e miliona donacioneve nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Soros financon këtë “mekanizëm të të drejtave të njeriut” në mbarë botën. Në këtë mënyrë, ai ndërton një pushtet politik paralel pa asnjë legjitimitet demokratik në institucionet ndërkombëtare. Rrjeti i tij është aktiv edhe në Gjykatën Eiropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe madje edhe në strukturat e Këshillit të Europës, i cili siguron rregullisht miliona donacione.
Pohimi i Soros se “në Bruksel, Shoqëria e Hapur po punon për të siguruar që vlerat e shoqërisë së hapur të jenë në qendër të aktiviteteve të Bashkimit Europian” është thellësisht apokaliptike dhe duhet të shkaktojë shqetësim. A po ndikojnë tashmë politikat e tij në politikat e Bashkimit Europian (BE)? Nuk ka dyshim që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në Ukrainë, ku pretendon se ka qenë i pranishëm për 30 vite.
Në çdo rast, për më shumë se 10 vite, autoritetet e Bashkimit Europian kanë toleruar konfliktet e interesit që Soros shkaktoi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat shkojnë përtej pavarësisë së gjykatës. Ato janë në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila, sipas nenit 21 të Konventës dhe nenit 28 të Rregullores së Punës së Gjykatës, kërkon qartë pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës.
Tani dhe të hedhim një vështrim më të afërt lidhur me këto procese.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg
Një studim vijues i publikuar në prill nga Qendra Europiane për Ligjin dhe Drejtësinë (ECRG) me titull “Paanshmëria e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqetësime dhe rekomandime” shqyrtoi procedurat përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Strasburg. Publikimi bën të qartë se një përfshirje sistematike, e financuar me lobin e të drejtave të njeriut të miliarderit George Soros, ka vazhduar të rritet gjatë tre viteve të fundit. Tashmë, në vitin 2020, autorët kanë tërhequr vëmendjen e Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian për këtë zhvillim me një studim fillestar. Në atë tekst shkruhej:
“Megjithatë, raporti ynë i ri vë në dukje se rastet e konfliktit të interesit ndërmjet gjyqtarëve dhe organizatave joqeveritare ende ekzistojnë dhe madje janë shtuar. Vetëm në tre vitet e fundit, nga viti 2020 deri në fund të vitit 2022, Qendra Europiane për Drejtësi ka identifikuar 54 situata konflikti interesi, 18 prej të cilave kanë luajtur rol edhe në vendimet e dhomës. Këto janë vendimet më të rëndësishme të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.
Dhe më tej:
“Këto konflikte kanë të bëjnë me 12 nga 46 gjyqtarët e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që kanë marrë pjesë 54 herë në procedurat ligjore të ngritura ose të mbështetura nga fondacioni (Shoqëria e Hapur) ose organizata joqeveritare që vetë Soros themeloia, menaxho ose bashkëpunoi në të kaluarën. Këto organizata janë “Amnesty International”, “Human Rights Watch”, “Fondacioni i Shoqërisë së Hapur”, “Interights” një komision apo fondacion i Helsinkit, “Qendra A.I.R.E.” dhe Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve”.
Dymbëdhjetë nga këta gjyqtarë janë të lidhur ngushtë me Shoqërinë e Hapur të Xhorxh Soros, gjashtë prej të cilëve janë edhe ish drejtues kombëtarë dhe ndërkombëtarë të rrjetit. Shoqëria e Hapur gjithashtu financon gjashtë organizatat e tjera të përmendura në këtë raport. Autorët shpjegojnë:
“… se këto janë konflikte të qarta interesi. Kjo minon rregullat bazë të etikës gjyqësore dhe vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjykatës. Këta gjyqtarë nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në procedura të tilla, nëse nuk tërhiqen.”
Ka pasur gjithashtu raste të përsëritura në të cilat gjykata hodhi poshtë pretendimet e qeverive për njëanshmëri ndaj gjyqtarëve që ishin ish punonjës ose themelues të organizatave joqeveritare, që tani parashtrojnë ankesën për të drejtat e njeriut.
Midis këtyre organizatave joqeveritare, një rol të veçantë luan “Fondacioni Shoqëria e Hapur” e George Soros. Ajo financon pjesërisht OJQ-të e lartpërmendura me miliona dollarë. Grupi i njohur “Human Rights Watch”, për shembull, ka marrë 100 milionë dollarë amerikanë nga “Fondacioni i Shoqërisë së Hapur” që nga viti 2010, me kërkesën për të krijuar zyra në mbarë botën. Disa nga OJQ-të marrin një pjesë të madhe të buxhetit të tyre nga Soros, aq sa janë praktikisht tërësisht degë të Fondacionit të tij. Shpenzimet totale të “Fondacionit të Shoqërisë së Hapur” në Europë, me 90 milionë dollarë në vit, tejkalojnë buxhetin vjetor të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (70 milionë dollarë).
Raporti i parë mbi konfliktet e interesit (2020)
Tashmë në raportin e parë të vitit 2020, thuhet se të paktën 22 nga 100 gjyqtarët e fundit të GJEDNJ-së ishin ish punonjës të shtatë organizatave joqeveritare dhe në shumë raste ata kanë gjykuar raste të mbështetura nga organizatat e ku kanë punuar. Nga 185 rastet e dëgjuara në periudhën 2009-2019 përfshinin të paktën një nga këto organizata joqeveritare, raporti gjeti 88 raste të konfliktit të interesit, ose 48% të rasteve gjatë këtyre dhjetë viteve.
Kjo do të thotë, në një gjuhë të thjeshtë, se gjyqtarët ulen në gjykatë dhe vendosin për rastet e dërguara në gjykatë nga OJQ-të për të cilat ata kanë punuar më parë. Ata nuk zbulojnë konflikt interesi dhe as tërhiqen nga procesi për shkak të njëanshmërisë. Autorët e studimit të parë arritën në përfundimin se:
“Prania masive e gjyqtarëve nga i njëjti rrjet i organizatave joqeveritare demonstron kontrollin e institucioneve të mëdha mbi sistemin europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe vë në pikëpyetje paanshmërinë e tyre.”
Aktivitetet e mëparshme të gjyqtarëve në programet e Fondacionit Shoqëria e Hapur
Raportet citojnë si shembuj aktivitetet e mëposhtme të gjyqtarëve në institucionet e financuara nga Soros: gjyqtarët kanë qenë anëtarë të bordeve ekzekutive të OJQ-ve për të drejtat e njeriut, ose kanë qenë themelues të tyre. Kanë ndikuar në caktimin e detyrave të mësimdhënies në institucionet e tyre arsimore, në trajnimin e anëtarëve të OJQ-ve për paraqitjen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në përgatitjen e mendimeve të ekspertëve, në redaktimin e axhendës së PR-it. Pjesëmarrja gjithashtu në programin “Personi kundër shtetit” dhe jo vetëm është një tjetër fakt tronditës. (Sipas autorëve, ky informacion vjen nga procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të marra nga faqja e internetit e Këshillit të Europës PACE).
Për gjyqtarët e zgjedhur nuk kërkohet përvojë profesionale
Mangësitë strukturore të gjykatës ndikojnë gjithashtu në pavarësinë e saj. Përvoja profesionale si gjyqtar apo avokat nuk është kusht i detyrueshëm për zgjedhjen në postin e gjyqtarit. Disa gjyqtarë të zgjedhur nuk kanë as diplomë juridike. Në këtë mënyrë, aktivistët kryesisht të motivuar politikisht me një afinitet ideologjik me qeveritë e tyre, ose me Xhorxh Sorosin, fitojnë kompetenca gjyqësore për të cilat nuk janë as të trajnuar. Në fakt, 51 nga 100 gjyqtarët e Gjykatës nuk janë gjyqtarë profesionistë. Gjithashtu, nga 22 gjyqtarët që kanë lidhje me këto organizata joqeveritare, 14 nuk janë gjyqtarë profesionistë (shih raportin e parë).
Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut gjithashtu nuk parashikon një procedurë për shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës. Ata duhet të raportojnë vetë konfliktet e interesit, por kjo pothuajse nuk ndodh kurrë. Ata gjithashtu nuk kanë nevojë për deklarata të ‘acquis’ në fillim të miratimit të tyre. Kështu, nuk ka asnjë kontroll për rastet e mundshme të korrupsionit. Në përgjithësi, Gjykata e Strasburgut nuk i nënshtrohet kontrollit të një autoriteti gjyqësor neutral.
Që nga viti 2012, organizatat joqeveritare janë lejuar të propozojnë vetë kandidatët për gjyqësorin, duke i vendosur ata në të njëjtin nivel me qeveritë, pa dyshim një sukses i madh dhe një shprehje e fuqisë së George Soros. Ata dyshohet se përfaqësojnë shoqërinë civile. Kjo rregullore rriti edhe numrin e gjyqtarëve me konflikt interesi.
Rregullat tradicionale ligjore për të siguruar pavarësinë e gjykatave
Rregullat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e themeluar në vitin 1946, janë të qarta, siç dëshmohet nga pasazhi i mëposhtëm:
“… Nenet 16 dhe 17 të Statutit parashikojnë që gjyqtarët nuk mund të marrin pjesë në zgjidhjen e një çështjeje në të cilën ata kanë vepruar më parë si përfaqësues, këshilltarë ose avokatë, si anëtarë të një gjykate kombëtare ose ndërkombëtare, si komision hetimor, ose në çdo cilësi tjetër për llogari të njërës nga palët.”
Reagimi i Parlamentit Europian ndaj raporteve të hulumtimit
Që më 8 prill 2021, diplomatët e BE-së konfirmuan në një dokument zyrtar se gjetjet e hetimit ishin të sakta, me titull: “Problemi sistemik i konfliktit të interesit ndërmjet OJQ-ve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”. Ky dokument përfundon me premtimin se mekanizmat për përzgjedhjen dhe zgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut do të vlerësohen në fund të vitit 2024.
Përfundimi: Edhe atëherë, përfaqësuesve të BE-së do t’u duhen edhe katër vjet për të rregulluar (ndoshta) një situatë të parregullt në gjyqësorin europian. Ndërkohë, gjykimet e motivuara politikisht mund të vazhdojnë të kryhen, ndonëse Gjykata nuk i plotëson standardet e pavarësisë së gjykatave të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare, të cilat ajo vetë i kërkon në disa aktgjykime.
Së fundmi, duhet bërë e qartë se nuk është qëllimi i autorit të bëjë një gjykim të përgjithësuar, negativ për parimet etike të OJQ-ve. Kjo do të ishte e gabuar. Këtu po flasim për një përzgjedhje specifike të organizatave që kryejnë detyrat e përshkruara në kontekstin e një rrjeti të madh. Disa OJQ të njohura për të drejtat e njeriut veprojnë si aktorë të motivuar ideologjikisht nën presion, ose kundrejt pagesës. Megjithatë, ata përpiqen të mbajnë një profil neutral për çështje të tjera.
Të tjera organizata janë krijuar, ose po krijohen për këto detyra. Qëndrimet e tyre shpeshherë selektive, me standarde të dyfishta, flasin vetë. Pra, pavarësisht pranisë së OJQ-ve në Ukrainë, këto ende nuk kanë thënë asnjë fjalë për mijëra vdekje të civilëve në Donbas, që kanë qenë viktima të bombardimeve të përditshme ukrainase që prej vitit 2014. Pse?!
Kryesisht në Europën Lindore, këto OJQ kanë një ndikim në rritje mbi Media-t dhe shtypin, me qëllim që të hartojnë dhe drejtojnë narrativa kundër Rusisë.
Mbi këtë temë duhet të bëjmë edhe pyetjen: Kush po financon protestat e klimës dhe për çfarë qëllim?!