Reagimet ndaj kopertinës së revistës britanike “Glamour”, që shfaq transgjinorin shtatzënë, janë të shumta.
Trangjinori solli në jetë një vajzë.
Reagime të forta ka shkaktuar kopertina banale e edicionit britanik “Glamour”, ku shfaqet një grua transgjinore e cila është shtatzënë.
“Një mëngjes pata një ndjenjë shumë të çuditshme. Bëra një test shtatzënie dhe doli pozitiv”. Përshkrimi nga personi në kopertinën e edicionit britanik është në pamje të parë, krejtësisht neveritës.
Kopertina i përket Logan Brown, 27-vjeçarit trans nga Britania, i cili njoftoi shtatzëninë në blogun e tij nëntorin e kaluar.
Tani më, ai pozoi në revistë ‘topless’ duke mbajtur barkun e tij shtatzënë dhe i veshur me një kostum dhe kravatë të pikturuar, në një model imitimi të kopertinës të dikurshme që tregonte shtatzënë aktoren Demi Moore.
Brown solli në jetë me ndërhyrje kirurgjikale çezariane, më 17 maj (aspak rastësore data) një vajzë, me emrin Nova.
Zgjedhja e revistës për të festuar në këtë mënyrë muajin e krenarisë së homoseksualëve në qershor ka shkaktuar ndjenja të përziera.
Intervista dhe veçanërisht imazhet shoqëruese, shkaktuan një reagim të ashpër në internet, me disa që bënin thirrje për bojkot dhe të tjerë që shpërthyen gjuhën me komente ndaj intervistës.
Ndërsa Piers Morgan shkroi se Logan ishte “një grua biologjike që mbeti shtatzënë, si qindra miliona gra biologjike çdo vit, pse po e prezantoni këtë sikur një burrë ka mbetur shtatzënë, diçka biologjikisht e pamundur?”.
Homoseksualizmi që del nga dhoma e intimitetit, nuk është homoseksualizëm, afeksion seksual, marrëshënie homofilike, por instrument në duart e disave kundër të gjithëve.