Scholz Ëndërron Një “Plan Marshall” për Ukrainën

/

Solz ëndërron një “Plan Marshall” të ri për Ukrainën dhe e vlerëson atë në 350 miliardë euro! Ai kërkon që shtetet europiane të paguajnë për të. Nuk ka të ndalur marrëzia gjermane me çështjen luftë dhe Ukrainë.

Olaf Scholz e përshkroi rindërtimin e Ukrainës me një “Plan Marshall të shekullit të 21të, të cilin e ka mision brezi ynë”.

Në këtë mënyrë Kancelaria gjermane ka paralajmëruar hapjen e Konferencës së Ekspertëve që po mbahet për këtë qëllim në Berlin.

Olaf Solz theksoi se proçesi i rindërtimit do të kërkojë shumë përpjekje, si nga Perëndimi, po ashtu edhe nga vetë ukrainasit dhe shtoi se rindërtimi duhet të fillojë menjëherë. Duke përmendur përvojën e Gjermanisë me ribashkimin, kancelari vuri në dukje se “asnjëherë nuk është shumë herët”.

Përkundrazi, nënvizoi ai, “tani është koha”, ndërsa iu referua edhe të ardhmes europiane të vendit, për një “Ukrainë të zhvilluar, të qëndrueshme dhe elastike”. Rindërtimi dhe modernizimi i vendit do të jetë një mundësi e madhe edhe për gjeneratat e ardhshme të Ukrainës, shtoi ai.

Mesa duket kancelari gjerman nuk e ka kuptuar kohëgjatësinë e luftës, përshkallëzimin e saj dhe nuk është koshient për rezistencën ruse dhe për epërsinë për aneksim total të Ukrainës, që është një çështje që duhet ta ketë parasysh. Por mesa duket Gjermania po gjuan një treg të ri për investime mes rindërtimit, me paratë e taksapaguesve europianë. Ëndërra janë edhe dalin.

Zelenski falenderoi kancelarin Soltz për këtë ide dhe sugjerim lidhur me Ukrainën.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në internet, presidenti ukrainas Zelenski falenderoi kancelarin Scholz për mbështetjen e perspektivës europiane të vendit të tij dhe duke iu referuar deklaratës së djeshme të Olaf Solz, se investimet në Ukrainë duhet të trajtohen si investime në një shtet të ardhshëm-anëtar të Bashkimit Europian, tha: “Unë shpresoj që këto fjalë të jenë dëgjuar nga të gjithë europianët dhe ata që janë përgjegjës për ekonominë. BE dhe Ukraina janë një dhe kjo nuk do të ndryshojë”.

Gjermania do të luajë një rol udhëheqës në rindërtimin e Ukrainës.

Nga ana e BEsë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha në konferencë se rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë rreth 350 miliardë dollarë. Do të kërkohet një aleancë e gjerë në mënyrë që projekti të ketë sukses. “Çdo euro, çdo dollar, çdo jen dhe çdo paund është një investim në Ukrainë, por edhe një investim në vlerat demokratike në mbarë botën”, tha ajo.

Më herët gjatë ditës së sotme, duke folur për stacionin televiziv privat n-tv, Ministrja për Bashkëpunimin Zhvillimor Svenja Schulze theksoi se Gjermania do të kërkojë një rol udhëheqës në përpjekjet e rindërtimit në Ukrainë, pasi ka një interes të madh në forcimin e Partneritetit Lindor.

Ajo madje vuri në dukje se Rusia gjithashtu duhet të kontribuojë financiarisht në projekt. Megjithatë, sipas këshilltarit ekonomik të Presidentit Zelenski, Alexander Rodnianski, Ukrainës i duhen 4-5 miliardë dollarë çdo muaj, nga të cilat 500 milionë mund të merren nga Gjermania, veçanërisht në vitin 2023. Përveç kësaj, tha ai, Kievi shpreson se BEja do të kontribuojë dy miliardë në muaj.

Teksa europianët lexojnë këto shifra monetare, që janë taksat e tyre, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të zgjohen dhe të çohen për të rrëzuar qeveritë e tyre dhe diktatin e BEsë që keqpërdor financat e tyre, si me rastin e vaksinave, apo edhe me qindra e mijëra raste të tjera, jo publike, që gatuhen dhe zbatohen pa zhurmë nga struktura më burokratike dhe me më shumë shpenzime në glob, siç është Bashkimi Europian.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trafik në Ajër - Makina Fluturuese (video)

Next Story

Meloni Mbylli Portet

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është