Cilat sende të tjera personale të tij do të dalin në ankand?
A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që “Bohemian Rhapsody”, himni i përjetshëm i rock-ut simfonik nga Queen, mund të kishte një titull tjetër? E megjithatë, siç zbulohet nga shënimet e shkruara me dorën e Freddie Mercury, të cilat do të dalin në ankand nga Sotheby, në fazën e parë, ai i kishte dhënë veprës legjendare titullin “Rapsodi Mongoliane”.
Në një nga 15 faqet gjithsej të draftit të këngës, shihet qartë se Mercury ka fshirë fjalën origjinale “Mongolian” dhe e ka zëvendësuar me “Bohemian”, informacion që nuk njihej deri më tani. Përveç kësaj, në disa vargje vërehen ndryshime.
Queen – Bohemian Rhapsody (Freddie Mercury).
Megjithatë, ai kishte treguar në vitin 1976, se fillimisht e kishte refuzuar veprën, por më pas e zhvilloi dhe arriti në versionin përfundimtar me të cilin u bë i njohur për publikun botëror.
Ky dorëshkrim i veçantë është ndër gjërat personale të Freddie Mercury-t të shitura nga ish gruaja dhe shoqja e tij e përjetshme Mary Austin dhe ka një çmim të vlerësuar në 1.2 milionë paund.
“Bohemian Rhapsody” u publikua më 21 nëntor 1975 së bashku me albumin e Queen “Një natë në Opera”. Muzika, e shkruar tërësisht nga Mercury, është një përzierje e frymëzuar e tingullit klasik dhe rock, me një kohëzgjatje totale prej gjashtë minutash, e cila trazoi ujërat e diskografisë ndërkombëtare.
Nuk është rastësi që është shkruar në librin e historisë së muzikës si një nga këngët më të mira dhe komerciale të të gjitha kohërave. Ai kaloi plot nëntë javë në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar kur u transmetua, si dhe qëndroi për pesë javë të tjera në vitin 1991, pas vdekjes së Freddie Mercury ndërsa shiti më shumë se gjashtë milionë kopje në mbarë botën. Sot, plot 48 vite pas daljes së saj, ajo mbetet ndër këngët me më shumë shitje elektronike.
Në ankand, i cili do të zhvillohet më 6 shtator, përfshihen edhe relikeve të tjera me vlerë nga jeta dhe karriera e Freddie Mercury. Mes tyre spikasin dy dorëshkrime të tjera me tekstet e këngëve “We Are The Champions”, “Don’t Stop Me Now” dhe “Somebody to Love” vlerat e të cilave arrijnë në 200.000 – 300.000, 120.000 – 180.000 dhe 150.000 – 200.000 paund respektivisht, kurora mbretërore dhe manteli i kuq që ai kishte veshur në skenë, që vlerësohet midis 60.000 dhe 80.000 paund dhe gjithashtu një palë atlete të markës së tij të preferuar Adidas, të cilat i veshi në disa nga performancat e tij live.