Mbytet në Gjak Kundërsulmi Ukrainas – Mijëra të Vdekur në 24 Orë

/

Po mbytet në gjak kundërsulmi ukrainas, regjistrohen me mijëra të vdekur në 24 orët e fundit. Ka-52 goditën sulmuesit Leopard në distancë 8km.

Trupat dhe armatimet gjermane janë tërhequr nga fushëbeteja. Ndërkohë që ushtarët rusë arritën të shtinin në duart e tyre dy AMX-10RC franceze.

1.240 ushtarë të vrarë dhe 39 armë ushtarake të shkatërruara vetëm në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas informacioneve që vijnë nga fronti i luftës në Zaporizia, administrata ushtarake urkainase dha urdhër për tërheqje, drejt pajisjeve Leopard, pas humbjeve dramatike të dy ditëve të fundit të luftës. Ndoshta Kievi do i përdorë armët Leopard, kur të ketë penetruar në një farë mënyre në mbrojtjen ruse.

Pilotë rusë informojnë administratën e tyre nga helikopterët, se në zonën e Zaporizhia gjatë orëve të fundit shikojnë vetëm IFV dhe APC, por asnjë Leopard.

Helikopterët rusë kanë goditur armatimet gjermane nga distancë kilometrash me raketa kundërajrore “Vikhr”. Miti i mjeteve Leopard u rrënua sërish në frontin e Lindjes. Historia po përsëritet tashmë si një farsë komedi.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Greqi - Kisha e Vogël me 17 Pemë Brenda Saj

Next Story

Dhiata e Re - Letra II e Pjetrit (2:9-22)

Latest from Info