Pritet të Ndodhë – Ursula von der Leyen, Mitsotakis dhe LGBT, Trio Presidence!

/

Nga data 6 deri në 9 Qershor 2024 do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Europian. Ndryshime të ndjeshme do të ketë në formacionet politike që do të apartojnë Parlamentin Europian, por për këtë do të shkruajmë në mënyrë analitike në një tjetër shkrim.

Sipas gjasave, ngjarjeve dhe informacioneve pritet të ndodhë pikërisht kjo: Presidenca e Komisionit Europian do i jepet Kryeministrit aktual të Republikës (Helenike) të Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Për këtë po kontribuojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj jo më larg se para dy ditësh Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi kryeministrin grek në vilën private të familjes Mitsotaki, në Kretë.

Por si të të arrihet vallë që kryeministri grek, të largohet nga pozicioni i Kryeministrit, pasi nuk mund të dorëhiqet për të marrë një post të tillë në strukturat e larta drejtuese të Bashkimit Europian?

Mitsotaki, BE dhe ShBA e kanë gjetur prej disa muajsh zgjidhjen, një zgjidhje spektakolare, tejet e besueshme për një ikje pa “plagë” politike, por thjesht dhe vetëm për një qëndrim dhe vendimarrje të prerë të vetë Mitsotakis, përballë një qëndrimi, që do të konsiderohet ekstrem, të deputetëve grekë, por edhe popullit grek.

Mitsotakis ka disa kohë që ka hedhur në tregun politik idenë për hartimin e ligjit për legalizimin e martesës mes personave të së njëjtës gjinie dhe dhënien e mundësisë atyre për të patur edhe fëmijë (mes birësimt).

Sa më sipër është hedhur për diskutim në publik dhe reagimet janë kundër, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, teksa komuniteti i personave me prirje homoseksuale e kanë të zgjidhur prej kohësh me ligj bashkëjetësën, fakt që është mjaftueshëm përplotësues që ky komunitet të gëzojë të gjitha të drejtat që ka një çift femër-mashkull.

Mitsotakis i duhet një asrye largimi dhe mes futjes së këtij ligji në parlamentin grek për votim, në shkurt 2024, do ja arrijë të krijojë turbulencën politike brenda partisë që drejton dhe në pamundësi për ta votuar ligjin, pasi shumë detputetë nga Nea Demokratia nuk do e votojnë atë, Mitsotakis do e kalojë vendin në zgjedhje të parakohëshme.

Kalimi i Greqisë në zgjedhje të parakohëshme, sjell një riformatim forcash, por padyshim sjell rënie të ndjeshme të Nea Demokratia dhe pamundësi për të krijuar qeveri. Në këto kushte të humbjes së zgjedhjeve për shkak të një kauze pro martesave të LGBT, Mitsotakis do të largohet “kokëlart” nga pushteti, duke dhënë dorëheqjen nga kreu i partisë që ai drejton.

Më pas, kreu i sotëm i Qeverisë Greke do të jetë i lirë për rrugëtimin e tij në Bashkimin Europian, për një karrierë të re, ky i përzgjedhur i amerikanëve leftisë demokratë të Biden, edhe pse në dukje person i qendrës së djathtë. (Sa herë të dëgjoni të artikulohet ky togfjalësh “qendër e djathtë” të keni parasysh një leftizëm amorf, të prirur ndaj oligarkive dhe adhurues i sistemit të taksave, leftizëm me ëndërrimtarë që e duan popullin të zhveshur nga prona.)

Kështu, sa më sipër duket të jetë skenari i Mitsotakis për të lënë Athinën dhe për të udhëtuar drejt Brukselit.

Gjithçka më sipër, për tu parë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vendet që u Vaksinuan Kundër Covid-19 do të Pësojnë Rënie deri 30%-40% të Popullsisë

Next Story

Serbët e Bosnjës nuk u Tërhoqën: Paradë Ushtarake për të Përkujtuar Përvjetorin & për të Kërkuar Pavarësinë

Latest from Info