Vendet e Perëndimit Duan ta Kthejnë Samitin e G20 në “Gjykatë Popullore” Kundër Rusisë

/

Vendet perëndimore duan ta kthejnë Samitin e G20 në një “gjykatë popullore” kundër Rusisë, kërkojnë ta demaskojnë atë, ndërkohë që Rusia u thotë: “Mos bëni gabim ta politizoni Samitin!”

Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar “të demaskojë regjimin e Putin” në Samitin e këtij viti të G20, duke përmendur trazirat shkatërruese të shkaktuara në mbarë botën, nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë. Sunak, si pjesë e planeve të Forumit Ekonomik Botëror, shndërrohet tani në një instrument politik, duke u përpjekur të vendosë Moskën me shpatulla pas muri.

Me fjalë të tjera, duan ta kthejnë Samitin G20 në një “gjykatë popullore”, e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme, pasi Kremlini tashmë po paralajmëron të mos bëhet gabimi i politizimit të Samitit.

Sunak do të fluturojë për në Indonezi sot, përpara bisedimeve me liderët botërorë, duke përfshirë Presidentin e SHBAsë Joe Biden, Kryeministrin francez Emmanuel Macron dhe Udhëheqësin kinez Xi Jinping.

Temat kryesore programore janë siguria globale e ushqimit, tranzicioni i qëndrueshëm i energjisë, siguria shëndetësore dhe transformimi dixhital. Megjithatë, bazuar në deklaratat e tij, lufta ruse në Ukrainë është pjesë e diskutimeve në Samit.

Sipas njoftimit zyrtar të Kancelarisë gjermane, përpara G20, bëhet e qartë se “Kancelari gjerman do të ngrejë çështjen e dënimit të luftës dheagresionit të Rusisë, që shkel të drejtën ndërkombëtare, si dhe çështjen e saj të gjerë sociale dhe ekonomike, përsa i përket pasojave”.

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin nuk pritet të marrë pjesë në Samit, pasi nuk dëshiron ta diskutojë këtë çështje me asnjë vend perëndimor. Nuk është rastësi që u njoftua gjithashtu se, u nënshkrua një kontratë për pajisjen e anijeve sipërfaqësore me raketat e reja supersonike Zircon, mes një deklaratë indirekte, ku bëhet e ditur se askush nuk është i sigurtë nga arsenali rus.

Në vend të kësaj, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të përfaqësojë Kremlinin në këtë Samit.

Takimet vjetore të G20 u krijuan fillimisht si një “përgjigje” ndaj krizës financiare të vitit 2008, duke e vendosur Samitin si forumin kryesor global për bashkëpunimin ekonomik.

Megjithatë, Sunak paralajmëroi se Samiti i këtij viti, i pari që kur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt, nuk do të ishte vetëm për “biznesin si zakonisht”.

Në një deklaratë përpara largimit të tij nga vendi, kryeministri britanik theksoi: “Samiti nuk do të jetë një proces i thjeshtë, lufta e Putinit ka bërë kërdinë në mbarë botën, duke shkatërruar jetë dhe duke e hedhur ekonominë ndërkombëtare në trazirë.

Ky Samit i G20-ës nuk do të jetë si zakonisht.

Ne do të demaskojmë regjimin e Presidentit Putin dhe do të ekspozojmë përbuzjen e tij të plotë për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe respektin për sovranitetin territorial që përfaqësojnë Forume si G20-ta.

Në kontrast të plotë me përçarjen që ka shkaktuar Putini, Britania e Madhe dhe aleatët tanë do të punojnë së bashku për të bërë përparim të vërtetë në zgjidhjen e sfidave ekonomike me të cilat përballemi, për të përmirësuar jetën e njerëzve tanë”.

Në fakt, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, është ftuar të flasë online në Samit.

Ndërkohë, sipas ‘The Guardian’, liderët botërorë kanë vendosur të mos marrin pjesë në foton e zakonshme kur të takohen në G20, në Bali, Indonezi, javën e ardhshme, për shkak të shqetësimit për praninë e Rusisë në Samit.

Por në Samitin që fillon të martën e ardhshme, diçka e tillë nuk do të ndodhë, edhe pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

Liderët botërorë nuk duan të fotografohen as pranë Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili do të shkojë në Samit duke përfaqësuar presidentin rus.

Sipas zyrtarëve britanikë, pjesëmarrja e Rusisë në G20 do të thotë se do të jetë pothuajse e pamundur për liderët të bien dakord për një komunikatë të përbashkët në fund të Samitit.

Të gjitha këto që deklarojnë, dëshmojnë se Rusia është prezente dhe potente dhe nuk mund të ketë forcë që ta shmangë nga prezenca në çfarëdolloj niveli dhe forumi global. Dhe teksa konsiderohet si një faktor që mund të shkaktojë të tilla “trazira” në ekonominë globale, tregon se Perëndimi pohon potencën ruse në nivel global. Por për skeptikët dhe kundërshtuesit, krizën ekonomike Perëndimi e filloi i vetëdijshëm mes sanksioneve, kurse Britanikët lanë, mes një sabotazhi, Europën pa ngrohje dhe energji, teksa minuan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream 1 & 2.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Në Amerikë Akoma Numërojnë Votat që Vjedhin - Demokracia Ka Rënë - Shteti Nudo - Të Vaksinuarit Ngrysen & Gdhihen

Next Story

Dr.Robert Malone: ​​"Sa më Shumë të Vaksinoheni Kundër Covid-19 Aq më Shumë do të Sëmureni!"

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe