SHBA Njoftoi Pezullimin e Ndihmave për Ukrainën: “Dhamë Ato që Kishim, Nuk Kemi më Fonde”

/

Zëvendës-shefi i GUR-it ukrainas deklaron se: “Rusët kanë mjaftueshëm njerëz që të bëjnë rotacion për pushim dhe për të zëvendësuar humbjet”.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar zyrtarisht përmes zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, se nuk mund të dërgojnë më ndihmë ushtarake në Ukrainë për shkak të ngrirjes së financimit.

Në veçanti, ai tha: “Dhamë nga rezervat tona ekzistuese paketën e fundit të ndihmës për Ukrainën për të cilën kishim fonde”.

Sipas Kirby, ndarja e mëtejshme e fondeve për Kievin varet tërësisht nga Kongresi.

“Ndihma që jepnim për Ukrainën është ndalur.”

Në të njëjtën kohë, ukrainasit po përballen me probleme serioze për shkak të mungesës së personelit, armëve dhe municioneve.

Përkundrazi, rusët nuk përballen me asnjë problem në asnjërën prej këtyre zonave, pasi ata kanë zhvendosur tashmë të gjithë infrastrukturën e tyre ushtarake në territoret që kanë pushtuar gjatë një viti e gjysmë, rajone që Moska i ka përfshirë në Federatën Ruse.

Nënkryetari i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR), gjenerali Vadim Skibitskyi, deklaroi më 11 janar se forcat e armatosura ruse kanë vendosur 462.000 trupa në Ukrainë (por nëse i shtohen këtij numri edhe forcat rusisht-folëse, atëherë forca totale ruse shkon në 600.000 burra).

Skibitskyi tha se shumica e njësive ruse në Ukrainë janë me njerëz 92% deri 95% të fuqisë së tyre dhe se madhësia e ushtrisë ruse në Ukrainë i lejon forcat ruse të bëjnë rotacion në të gjithë frontin.

Kjo do të thotë se rusët tërheqin njësitë që janë në 50% ose më pak të fuqisë së tyre të parashikuar në pjesën e pasme dhe i kthejnë ato derisa të rifitojnë potencën numerike të humbjeve.

Vihet re se dje, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte ripërtëritur dhe plotësuar me sukses forcat ruse në Ukrainë përmes një përpjekjeje të vazhdueshme mobilizimi-rekrutimi, që rezultoi në 500.000 ushtarë të rinj, deri në fund të vitit 2023.

E pra, luftën e Urkainës Fuqitë e Perëndimit e humbën, Ukraina është thuajse një shtet fantazmë dhe territorialisht e copëtuar. Ajo që parashtron tani më çdokush, është pyetje: a do të mbërrijë ushtria ruse në Kiev, apo do të ndalet në rajonet aktuale?

Që për rrjedhim pasohet nga pyetja e dytë: a do të ekzistojë më shteti i Ukrainës?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sulm Masiv me Raketa Amerikane & Britanike Kundër Huthi në Jemen – Irani & Iraku në Gatishmëri Lufte

Next Story

Irani Goditi Pakistanin për Herë të Parë me Raketa Balistike dhe Dronë

Latest from Info