Si ra Europa në grackën e LNG-së amerikane dhe sot është peng i “rubinetit” amerikan për gaz të lëngshëm.
BE-ja priste nga Rusia se “do të varej” nga pikëpamja energjetike (kështu thoshin) nga Europa, e cila do të kontrollonte industrinë dhe energjinë për europianët me metodën e “rubinetit” të gazit natyror, por në fund konkluduan që të jetë SHBA-ja që e bën këtë me LNG-në shumë të shtrenjtë që u shet europianëve!
Përfundimi i varësisë nga gazi natyror rus për Evropën ka rritur kostot e energjisë dhe tani Europa përballet me tkurrjen e industrisë (përfshirë Gjermaninë), duke revoltuar gjithashtu fermerët dhe familjet e gjunjëzuara nën thundrën e krizës energjitike.
Tani më Europa duhet të përballet me një realitet të pamohueshëm dhe të pakëndshëm: nga varësia energjetike ruse, Europa ka kaluar në varësinë energjetike amerikane dhe nuk mund të kthehet më prapa, nëse nuk bën paqe me Rusinë.
Nord Stream I & II nuk ekzistojnë më, pas sabotimeve dhe shumë ngarkesa të gazit natyror (të lirë në çmim) po kanalizohen në tregjet aziatike.
Partneri i ri energjetik i Europës, Shtetet e Bashkuara, nuk duket të jetë aq i besueshëm sa menduan europianët, siç tregon një vendim i fundit i Joe Biden.
Vetëm një javë më parë, pas një takimi me blogerin mjedisor Alex Haraus, një 25-vjeçar nga Kolorado i cili po udhëheq fushatën kundër terminaleve të reja LNG në Gjirin e Meksikës, Presidenti Biden shkoi në letër dhe laps dhe zyrtarisht njoftoi një pauzë të përkohshme për eksportet e ardhshme të gazit të lëngshëm.
Me pak fjalë, ambientalisti 25-vjeçar diktoi axhendën elektorale të Presidentit Demokratik. Këtu duhet të theksojmë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe me D. Trump që mbështet plotësisht Teksasin, përsa i përket çmimeve, por vetëm në rrjedhën e LNG-së që do të mund të vazhdojë, e cila të paktën nga tani deri në nëntor ka vendosur të bllokojë çdo lloj zhvillimi në infrastrukturë në lidhje me eksportet e LNG.
Do të thoni, projektet dhe kontratat ekzistuese mbeten në fuqi. Por cilat marrëveshje, pasi BP, Edison dhe Shell me American Venture Global LNG, kompanitë amerikane pra, refuzojnë ta zbatojë marrëveshjen?! Si rezultat, gjigantët europianë të energjisë kanë humbur miliarda dollarë të ardhura, sepse kompanitë amerikane nuk japin LNG-në për të cilën janë angazhuar!
I pëlqen apo jo, Uashingtoni ka garantuar t’i sigurojë Europës LNG-në që i nevojitet për të zëvendësuar gazin natyror rus. Por tani Amerika po tërhiqet. Amerika fillimisht e detyron BE-në që të shkatërrojnë linjat e gazit natyror dhe më pas dikton sesi “do të hedhin vallen europianët”! Dhe, mbi të gjitha, Amerika vendos rregullat, çmimet dhe metodat e furnizimit. Për të imponuar axhendën gjeopolitike mbi aleatët e tij, Uashingtoni mund të mbyllë rubinetat.
Kështu, BE-ja do të ketë dy alternativa: Ose të pranojë shantazhin, ose të shkojë diku tjetër për të gjetur LNG. Pra, SHBA-të po bëjnë atë që thanë se do të bënin rusët!
Kjo është “kryevepra” që SHBA ka arritur në menaxhimin e agjendës globale të LNG-së.
Vendet europiane mbështetën projektin më të madh të destabilizimit ekonomiko-industrial që nga Lufta e Dytë Botërore, duke mbështetur me nxitim dhe në mënyrë jokritike kombinimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër.
Kështu Europa bëri vetëvrasje. Tani është plotësisht në mëshirën e lojës gjeopolitike amerikane në lidhje me gazin e lëngshëm.
Dhe në këtë iluzion nënshtrimi, e paepur në marrëzinë e saj BE-ja votoi për një paketë tjetër prej 50 miliardë euro suport financiar për Kievin.
Po për fermerët e saj çfarë po bën BE-ja? Qytetarët le të bërtasin, le të mërziten, sepse në një moment do të tërhiqen, kështu mendon BE-ja!
Por në qershor, qytetarët do të përgjigjen siç duhet në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Në një artikull të Bloomberg shkruhet: “Ditët e Gjermanisë si një superfuqi industriale po marrin fund”, një artikull që flet për mënyrën sesi njerëzit që punojnë në fabrika dhe zyrtarët qeveritarë janë të shqetësuar për atë që mund të ndodhë më pas.
“Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm për momentin dhe gjërat nuk duken të jenë mirë” tha Volker Trier, i cili punon për Dhomat Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë.
“Nuk jemi aq të mirë për të bërë gjëra të mira si dikur” tha ministri gjerman i financave Christian Lindner në një takim biznesi në Frankfurt. “Nuk po krijojmë aq shumë të ardhura, sepse ekonomia jonë nuk po rritet.”
Disa njerëz që nuk pajtohen me qeverinë akuzojnë Shtetet e Bashkuara se e bënë Gjermaninë shumë të varur prej saj. Ata thonë se kjo ka shkaktuar problemet aktuale dhe e ka vështirësuar konkurrencën e bizneseve gjermane.
Një ligjvënës, nga një parti politike e quajtur “Alternativa për Gjermaninë”, i quajtur Eugen Schmidt, tha: “Bizneset në Gjermani po përballen me vështirësi dhe disa po mbyllen dhe po largohen. Ne po shpenzojmë shumë para për gazin amerikan, por në të njëjtën kohë po sanksionojmë gazin nga Rusia”.