Kremlini: “Ushtarët Francezë që do të Mbrojnë Zelenskin, do të Kenë Fatin e SS-ve Francezë në 1945!”

/

Me një vdekje të ngadaltë në Siberi, Moska paralajmëroi francezët nëse dërgojnë forca ushtarake në Ukrainë!

“Tendenca neo-naziste” dhe një “përpjekje ambicioze për të organizuar njësi të reja SS” i janë atribuar presidentit francez E. Makron nga Kremlini, me një njoftim të ri, pas deklaratave të Makron se: “Po studiojmë dërgimin e forcave ushtarake në Ukrainë, nëse është e nevojshme”.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u përgjigj mes një retrospektive historike të rënies së Berlinit në vitin 1945 dhe paralajmëroi se francezët që do të guxojnë të mbrojnë Zelenskinn, do të kenë të njëjtin fat.

Ajo tha konkretisht: “Dua t’i kujtoj Makronit historinë e Francës. Në prill 1945, Berlini u mbrojt nga divizioni francez SS Charlemagne dhe një sërë të tjerësh.

Ata mbrojtën edhe vetë ‘Führerbunkerin’, bunkerin e Hitlerit. Ai ishte një nga të fundit që iu dha Urdhri Nazist i Kryqit të Kalorësit në Rajhun e Tretë.

Burrat francezë SS nga Karli i Madh u bënë mbrojtësit e fundit të Rajhstagut dhe Kancelarisë së Rajhut.

Emmanuel Makron, a keni vendosur të organizoni divizionin Charlemagne II (Charlemagne deux) për të mbrojtur bunkerin e Zelenskit?!”

Duhet theksuar se SS-të francezë të këtij korpusi fillimisht ishin rreth 7.000 vetë, më pas numri i tyre u rrit dhe shkoi në 11.000 persona, por pas kapjes u transferuan në “zonat e mikpritjes” në Siberi dhe askush nuk u kthye i gjallë, sepse as Franca nuk i kërkoi kurrë!

Divizioni i 33-të i Grenadierëve SS “Charlemagne” ishte një njësi vullnetare franceze në njësitë Wehrmacht dhe më vonë Waffen-SS.

Fuqia e njësisë varionte nga 7.340 në 11.000 në vitin 1944.

Ata morën pjesë në mbrojtjen e Berlinit qendror dhe zonës Führerbunker dhe ishin të fundit që u dorëzuan gjatë ditëve të fundit të Betejës së Berlinit.

Në të njëjtën kohë, kancelari gjerman Olaf Scholz ishte fuqishëm kundër vendosjes së forcave ushtarake të NATO-s në Ukrainë: “Nuk do të ketë trupa tokësore, asnjë ushtarë në tokën ukrainase nuk do të dërgohet nga shtetet europiane, apo nga anëtarët e NATO-s”, theksoi kancelari gjerman në një fjalim në Freiburg.

Nuk është vetëm Soltz, sugjerimin e Macron u hodhën poshtë thuajse të gjitha palët.

Kreu i grupit parlamentar të Kristian Demokratëve, Thorsten Freim, theksoi se: “nuk bëhet fjalë të dërgohen trupa tokësore të vendeve perëndimore në Ukrainë”.

Makron cilët ushtarë do të dërgojë vallë në Ukrainë? Francezët e bardhë, të parfumosur, apo francezët e natyralizuar nga vendet e ish kolonive, apo nga emigrantët e natyralizuar nga vendet e Lindjes dhe Afrikës? Sigurisht që këta të dytët është i gatshëm që t’i çojë në “makinën ruse të grirjes së mishit”, duke i klasifikuar si qënie humane të një kategorie të dytë, në rastin më të mirë. Me të tillë ushtarë ka luftuar edhe në të shkuarën Franca dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zelenski Propozoi Bashkëprodhim Armësh me Vendet e Ballkanit (përveç Greqisë)!

Next Story

Kriza e Mbylljes së Degëve të Bankave të Nivelit të Dytë

Latest from Info