Turq të Armatosur në “Zemër” të Athinës

/

Personat e armatosur në lagjen Eksarhia, në qendër të Athinës, ishin turq!

Çfarë bëjnë turqit e armatosur në zemër të Athinës?

Realizuan sulme me zjarrvënie në automjete dhe kosha mbetjesh.

Dy persona u arrestuan në rrugën Ioulianou, në Eksarhia, pak pas zjarrvënieve në automjete.

Policia greke EL.AS. është njoftuar për një zjarr në tre makina në rrugëz Zaimi dhe Ioulianou. Oficerët që po hetonin situatën gjetën një automjet ngjyrë gri që po lëvizte në mënyrë të dyshimtë. I kanë bërë shenjë shoferit të ndalojë, shoferi nuk ka ndaluar automjetin, por ka shkelur gazin për të shpëtuar.

Pasoi një ndjekje dhe automjeti mbërriti në rrugën Ioulianou, ku dhe u përplas me një automjet tjetër të parkuar.

Oficerët i kërkuan dy pasagjerëve të dilnin nga makina dhe më pas panë njërin që u përkul dhe futi dorën në këpucë, ku kishte një armë të fshehur, për ta nxjerrë, shumë e mundshme për ta përdorur për të gjuajtur mbi forcat e rendit.

Oficerët e ndaluan, asgjësuan mundësinë e tij për të përdorur armën, personat u arrestuan dhe tani hetimet kthehen në atë se çfarë kanë bërë këta të dy në lagjen Eksarhia dhe me kë tjetër mund të kenë pasur kontakte dhe bashkëpunim.

Dy personat u kanë vënë flakën disa automjeteve, ku për shkak të zjarrit ka pasur ndërprerje të qarkullimit në rrugët Zaimi, nga lartësia e bulevard Aleksandra.

Në të njëjtën kohë, nga autoritetet ka pasur një sinjal për zjarre në disa makina edhe në rrugën 3 Septemvriou, si dhe në rrugën Solomou. Përveç kësaj, disa kazanë mbetjesh janë përfshirë në flakë në rrugën Saripoulou.

Është mëse shqetësues fakti që persona të armatosur, të huaj, të nënshetësisë turke, qarkullojnë në mes të Athinës. Cili ka qënë qëllimi i tyre me kët sulme zjarrvënieje? Dëmtimi i pasurisë së rezidentëve të Athinës, krijimi i panikut apo diçka tjetër? Janë këta persona një rast sporadik, apo janë një grup i organizuar me qëllime të caktuara?

Këtyre pyetjeve do u japë përgjigje hetimi nga organet kompetente.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kriza e Mbylljes së Degëve të Bankave të Nivelit të Dytë

Next Story

Putin Paralajmëron NATO-n: "Perëndimi Ka Harruar se Çfarë do të Thotë Luftë - Mund t'ia Kujtojmë në Mënyrë të Dhimbshme!"

Latest from Info