Kriza e Mbylljes së Degëve të Bankave të Nivelit të Dytë

/

Po mbyllen 250 degë bankash të nivelit të dytë duke përfshirë Barclays dhe HSBC.

Dymbëdhjetë degë të mëdha bankash u mbyllën vetëm në janar dhe 38 të tjera do të mbyllen deri në fund të këtij muaji. Këto degë janë mes 245 bankave që do të mbyllen në vitin 2024, me gjashtë degë të tjera që gjithashtu do të mbyllen, por ende nuk është shpallur një datë përfundimtare.

Rreth 250 banka janë vendosur në listën për t’u mbyllur këtë vit, pasi shërbimet financiare vazhdojnë të hiqen nga funksioni bankar me ritëm galopant.

Nga të gjitha këto mbyllje të afërta, humbja e 89 degëve do t’i lërë komunitetet përreth pa degë alternative të ndonjë banke. Por duke pasur parasysh tendencat e fundit, ka të ngjarë të njoftohen edhe më shumë mbyllje. Që nga shkurti i vitit 2022, 1.325 banka ose janë mbyllur ose kanë shpallur synimin për t’u mbyllur. Kjo është një mesatare prej 55 mbylljesh të shpallura çdo muaj, ose mbyllen pothuajse dy banka në ditë.

Nisma LINK për të vlerësuar ndikimin e mbylljeve, për të cilat u ra dakord nga të gjitha bankat kryesore duke përfshirë Barclays, HSBC, Natwest, Lloyds dhe Halifax, u krijua për të siguruar që klientët e cenueshëm dhe bizneset e vogla të mos mbeten prapa në kalimin e pagesave pa para dhe në ‘banking virtual’.

Kur mbylljet i lënë komunitetet pa ndonjë bankë lokale, krijohen qendrat bankare ose ATM-të falas, për të mbushur vakumin. Vala e mbylljes së bankave ka prekur çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, me gjithsej 1.107 vetëm në Angli, plus 92 të tjera në Skoci, 83 në Uells, 42 në Irlandën e Veriut dhe 1 në Isle of Wight. Rreth një e katërta e këtyre mbylljeve e kanë lënë komunitetin pa asnjë degë të ndonjë banke në zonën ku operonin.

Organizata bamirëse “Age UK” ka bërë thirrje që mbylljet e degëve të vihen në pritje, të mos bëhen derisa të hapen më shumë qendra bankare apo ATM, në zona pa shërbime alternative.

Caroline Abrahams, drejtoreshë e bamirësisë për “Age UK”, tha: “Orteku i vazhdueshëm i mbylljeve të degëve të bankave do të thotë se deri në fund të këtij viti do të ketë shumë më pak mundësi për banking ‘ballë për ballë’, krahasuar vetëm me disa vjet më parë. Njerëzit e moshuar që jetojnë në zonat rurale dhe gjysmë rurale ka të ngjarë të jenë më të goditurit, por ata në qytete dhe lokalitete nuk janë të imunizuar. Hulumtimi ynë zbuloi se më shumë se 4 milionë të moshuar me një llogari bankare në Britani nuk po i menaxhojnë paratë e tyre në internet dhe kështu janë në rrezik të lartë të përjashtimit dixhital.

“Age UK” po bën thirrje për mbrojtjen e shërbimeve bankare fizike për ata që nuk bëjnë, ose nuk mund të bankojnë në internet, si dhe për hapjen e përshpejtuar të qendrave të përbashkëta bankare në zonat ku degët e bankave po mbyllen me shpejtësi. Ne i përshëndesim bankat që u bashkuan për të ngritur Hub të përbashkët, por është e rëndësishme që shërbimet alternative të krijohen shpejt, veçanërisht në ato zona me nevoja më të madha.

Chris Ashton, Shefi i Bankës në LINK, tha: “Pavarësisht faktit se më shumë njerëz po bëjnë bankë dhe blejnë online, që do të thotë se nuk po vizitojnë ATM-të apo degët e bankave, aq shpesh sa më parë, të dhënat tona tregojnë se mbi 70% e njerëzve ende përdorurin para ‘cash’, nga një studim që bëmë në dy javët e fundit.

Ne vlerësojmë çdo mbyllje bankare pasi është thelbësore që të jemi në gjendje të ofrojmë akses falas në para dhe shërbime bankare ballë për ballë në komunitetet, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 2021 kemi rekomanduar 106 qendra të reja bankare, të cilat do të ndihmojnë në rikthimin e jetës në ‘High Street’ dhe do të sigurojnë që komunitetet të kenë ende akses në para dhe në shërbimet bazë bankare në nivel lokal.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kremlini: "Ushtarët Francezë që do të Mbrojnë Zelenskin, do të Kenë Fatin e SS-ve Francezë në 1945!"

Next Story

Turq të Armatosur në "Zemër" të Athinës

Latest from Info