O. Soltz: “Francezët & Britanikët Janë në Ukrainë & po Kryejnë Sulme Kundër Rusëve me Raketa Lundrimi”!

/

Kancelari gjerman nxori zbuluar Britaninë dhe Francën, për të justifikuar vendimin e tij, për të mos dërguar raketa Taurus në Kiev.

Në një zbulim që ndezi “zjarret” brenda NATO-s, kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili akuzohet për “keqpërdorim të hapur të informacionit” teksa rrëfeu, tregoi (diçka që shumë e dyshonin) se ushtarët britanikë dhe francezë po ndihmojnë ushtrinë ukrainase për të lëshuar raketa të lundrimit Storm Shadow dhe SCALP kundër pozicioneve ruse!

Sigurisht, kjo shpjegon pse ukrainasit janë kaq të suksesshëm në përdorimin e këtyre armëve, pasi ata demonstrojnë “saktësinë” të mahnitshme në sulmet me raketa kundër rusëve.

Scholz madje e përdori këtë “rrëfim realiteti” për të justifikuar vendimin e tij për të mos dërguar raketa lundrimi Taurus në Kiev, sepse atëherë ushtarët gjermanë do të duhej të vendoseshin në tokën ukrainase.

Tobias Ellwood, një deputet konservator dhe ish kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tha se Berlini po rrezikonte jetën e ushtarëve britanikë në Ukrainë, siç raporton Telegraph.

“Ky është një keqpërdorim i hapur i informacionit i krijuar qëllimisht për të larguar vëmendjen nga ngurrimi i Gjermanisë për të pajisur Ukrainën me sistemin e saj të raketave me rreze të gjatë veprimi.

Kjo padyshim do të përdoret nga Rusia”.

Britania dihet se ofron inteligjencë mbi objektivat ruse, por nuk ishte e qartë se cili ishte niveli i mbështetjes që u ofron në terren trupave ukrainase që lëshojnë raketat e saj.

Komentet e Ellwood erdhën disa ditë pasi Scholz përjashtoi mundësinë e dërgimit të raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë, duke argumentuar se kjo mund të çojë në konflikt të menjëhershëm midis Rusisë dhe NATO-s.

“Ne do të donim të parandalonim që kjo luftë e nisur nga Rusia kundër Ukrainës të përshkallëzohej në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha Solz në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Scholz argumentoi se dërgimi i raketave në Ukrainë do të kërkonte që trupat gjermane të dërgoheshin në Ukrainë për t’i përdorur, ose për t’i vendosur ato.

“Ushtarët gjermanë nuk duhet të lidhen në asnjë mënyrë me objektivat e mundshëm të këtij sistemi, në asnjë pikë apo në asnjë vend”, tha ai.

“Deklarata e kancelarit për përfshirjen e supozuar të Francës dhe Britanisë në aktivitetin operacional të raketave të përdorura në Ukrainë është krejtësisht deklaratë e papërgjegjshme”, tha deputeti kristiandemokrat Norbert Rotgen.

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht Gjermanisë raketa lundrimi Taurus dhe Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha muajin e kaluar se Kievit i duheshin armët “jo për të sulmuar Moskën, por për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake ruse përgjatë vijës së frontit në territorin ukrainas”.

Me këto deklarata, Olaf Solz shfajëson Moskën, e cila deklaroi se në Ukrainë në sulmet e saj të fundit u vranë ushtarë francezë dhe jo mercenarë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Tucker Carlson: "Kam Prova Bindëse se Zgjedhjet e Vitit 2020 u Manipuluan!"

Next Story

L. Austin: "Nëse Ukraina Humbet, Atëherë do të Detyrohemi të Luftojmë Kundër Rusisë!"

Latest from Info