Tucker Carlson: “Kam Prova Bindëse se Zgjedhjet e Vitit 2020 u Manipuluan!”

/

Tucker Carlson thotë se ka parë prova bindëse që vërtetojnë se zgjedhjet e vitit 2020 janë 100% të manipuluara, në disfavor të Presidentit Trump.

Bombat e së vërtetës po dalin nga një njeri që askush nuk e priste disa vite më parë të ishte furnizuesi kryesor i pilulave të kuqe për njerëzit.

Do të lexojmë disa të vërteta që i dalin breshëri nga goja gazetarit dhe opinionistit, më të famshëm sot në SHBA. Ka patur në emisionin e tij të ftuar shumë të rëndësishëm, personazhe që interviston, por këtë herë ka qenë vetë mysafir dhe i intervistuar.

Në një intervistë me podcast-erin Lex Fridman, Tucker shpjegoi pse ai beson se zgjedhjet e vitit 2020 në Amerikë, u vodhën.

“Ju thatë deri diku se zgjedhjet ishin të manipuluara” tha Fridman. “A është vërtet kështu?”

“Ato ishin 100% të vjedhura”, u përgjigj Carlson. “Po tallesh me këtë pyetje? Ashtu siç u vendos në nivelet e larta, ashtu edhe u bë. Ata ndryshuan plotësisht mënyrën sesi njerëzit votuan, pikërisht përpara zgjedhjeve (votimi me postë), bazuar në situatën akute të COVID-19, që në fakt nuk duhet të kishte asnjë lidhje me zgjedhjet.”

“Pra, në këtë mënyrë, a janë manipuluar?” – pyet Friedman.

Carlson i përgjigjet: “Njëqind për qind. Më pas të themi sesi u censurua informacioni për njerëzit, sesi kontrollohej informacioni që duhet të merrnin. Kushdo që ankohej për COVID-19, censurohej. Nuk mund të kemi censurë në një demokraci sipas definicionit. Kështu funksionon. Populli sundon, voton përfaqësues që ta çojë axhendën e tij në qendër për zbatim. Kështu funksionojnë të përgjegjshmit.

Dhe periodikisht, një herë në disa vite populli rivlerëson performancën e njerëzve të zgjedhur. Për ta bërë këtë, populli, njerërit kanë nevojë për akses, akses të pakufizuar në informacion. Dhe askush, veçanërisht jo ata në pushtet, nuk lejohet t’u thotë njerëzve se çfarë informacioni mund dhe duhet të kenë. Njerëzit duhet të kenë të gjithë informacionin që duan, pavarësisht nëse autoritetet e shikojnë atë informacion si të paduhur, apo të pavërtetë, kjo nuk ka asnjë rëndësi.”

Më pas shtoi: “Dhe e dyta nuk është se nuk ka demokraci, nuk ka liri kryesisht në periudhat zgjedhore. Dhe kjo presupozoj është mjaft e qartë dhe prezente edhe në vendet e tjera. Zgjedhjet që vijnë në Amerikë janë një referendum për demokracinë. Biden është i plakur tashmë. Nuk është në gjendje as të flasë, as të hedhë hapin dhe këtë e di e gjithë bota. Nuk mund të zgjidhet një person i tillë në krye të vendit më potent në botë. Nuk mund të ndodhë, vetëm me përjashtim të formave të manipulimit zgjedhor, ku votojnë edhe të vdekurit. Kush mund të votojë një person që nuk është në gjendje të flasë?

Carlson vazhdoi: “Dhe askush që kam takuar, askush nuk mendon se Biden po drejton qeverinë e SHBA-së, sepse realisht nuk drejton ai. Dhe kështu mendoj se njerëzit po shikojnë këto zgjedhje që vijnë dhe po thonë që ai nuk është zgjidhje. Ka edhe shumë njerëz që e urrejnë Trump-in, por vota kundër tij dhe rizgjedhja e Biden do e shndërrojë demokracinë në një shaka të tmerrshme”.

Një studim nga Instituti Heartland i publikuar në fillim të këtij muaji arriti në përfundimin se: “nëse zgjedhjet e vitit 2020 do të ishin zhvilluar si të gjitha zgjedhjet kombëtare gjatë dy shekujve të fundit, me shumicën dërrmuese të votuesve që votonin personalisht dhe jo me postë, Donald Trump me siguri do të ishte rizgjedhur president, me diferencë nga Biden”.

2 Comments

  1. you are in reality a just right webmaster The site loading velocity is incredible It seems that you are doing any unique trick In addition The contents are masterwork you have performed a wonderful task on this topic

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gafa Gjermane në Detin e Kuq

Next Story

O. Soltz: “Francezët & Britanikët Janë në Ukrainë & po Kryejnë Sulme Kundër Rusëve me Raketa Lundrimi”!

Latest from Info