Ky Është Lajmi më i Rëndësishëm i Ditëve të Fundit

/

Nuland FINISH!

Do të dalë SHBA nga NATO?

“Dorëheqja” e Nuland prezent, një bombë e madhe kjo, pasi largohet “mjeshtrja”, që mesa duket ka përfunduar shërbimet dhe detyrën e saj (filluar prej vitit 2014)!

Ngjarje të çuditshme po ndodhin në hapësirën globale dhe në tregjet globale, diçka e pazakontë po ndodh me kriptomonedhat, që vazhdojnë rritjen e tyre në tregje, thuajse në mënyrë të pajustifikueshme! Çfarë do të thotë kjo rritje? Do të thotë se shuma të mëdha largohen nga ‘fiat’, letra që nuk korrespondojnë në vlerë materie, por që po investohen gjithandej në tregje.

E gjitha kjo ndodh në një periudhë ku raportohet se borxhi i SHBA-ve rritet me 1 trilionë dollarë çdo 100 ditë, një gropë që nuk do të mund të mbushet. Në kongres jepen herëpashere fonde “frymëmarrjeje” për ekonominë buxhetore, që të lë të kuptosh se situata po shkon drejt regresit.

***

Qeveria e Haitit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme këtë mbrëmje pas një përshkallëzimi të madh të dhunës në vend, me dëmtime të rënda të infrastrukturës në kryeqytetin Port-a-Prince, me bastisje nga anëtarë të bandave në burgje dhe me lirimin e rreth 4.000 të burgosurve, përfshirë këtu edhe të akuzuar për vrasjen e kryeministrit. Ndër të tjera, një shtetrrethim gjatë natës është vendosur për ditët në vijim, por është e diskutueshme se çfarë mund të bëjnë më shumë autoritetet, për t’u përballur me dhunën e shfrenuar të bandave në vend. Haiti është vendi ku Hillary Clinton ka bërë shumë veprime të pista, të nëndheshme, ndaj gjithçka që ndodh atje duhet parë me vëmendje të veçantë.

***

Fitorja e thellë e Trump gjatë të quajturës Super e Marta në shtetet ku zhvilloheshin zgjedhje për kandidatin republikan, tregoi se ai mposhti si rrallë herë kundërshtaren e tij, duke treguar se është ai kreu i republikanëve. Ndërsa CNN tha: “Partia Republikane mori fund, ekziston vetëm Trump-i dhe lëvizja MAGA”. Pas këtyre zhvillimeve u asgjësua edhe marioneta e fundit e Deep State, kandidatja Niki Haley.

Goditja tjetër për Deep State ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-ve për lejimin e kandidimit të Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024.

Nga ana tjetër, presidenti Biden, në një fjalim vallaha për kombin, foli fillim-mbarim për Ukrainën. Amerikanët tashmë janë zgjuar dhe ndërgjegjësuar plotësit për atë se kush i udhëheq dhe kush edhe mund t’i çojë në katastrofë.

***

Në Detin e Kuq tre linja të Internet-it u prenë nga Huthi. Ja pra, ajo që shkruanim vazhdimisht për një rrezik ndërprerjeje të rrjetit elektronik, po ndodh, kjo mund të shkaktojë paralizë të sistemit bankar dhe ekonomik në Europë dhe në Lindjen e Mesme.

***

Tajvani njoftoi zyrtarisht se Forcat e Armatosura janë të prokuruara / të lejuara të përdorin goditje vdekjeprurëse kundër aeroplanëve dhe anijeve kineze që hyjnë në territorin e Tajvanit pa lejë, për shkak të akteve të shumta armiqësore.

Presidenti i Kinës nga ana tjetër u bëri thirrje forcave të armatosura të koordinojnë përgatitjet për konfrontim ushtarak në det, për të mbrojtur të drejtat e detit dhe interesat e vendit, si dhe zhvillimin e ekonomisë së detit.

Në këtë klimë, në një video të regjistruar në Pekin, duket që një automjet ndaloi përpara Pallatit Presidencial dhe shoferin e ngrehin peshë forca të armatosura dhe të tjerë. Disa pretendojnë se ka qenë një tentativë për vrasje, por e sigurtë është që bëhet fjalë për gjë ngjarje të pazakontë.

***

Nuland pra, largohet!

Arsyet nuk janë bërë të ditura, por zonja që do të surprizonte presidentin Putin, largohet, me kapelet e bardha padyshim, të kenë edhe ata gisht në çështje. Jo vetëm kaq, por po flitet se ka filluar një hetim për skandale ekonomike, përkatësisht thuhet se:

“Dorëheqja e Nuland lidhet kryesisht me hetimin e afërt nga FBI dhe SHBA dhe Njësia e Hetimeve Speciale të Departamentit të Drejtësisë, ku 10.5 miliardë dollarë u shpenzuan në Maidan në Ukrainë (publikut iu tha 5 miliardë dollarë) dhe ku u shpenzuan 120 miliardë dollarë mbi të dhënat e rrjedhura dhe pothuajse po aq, për buxhetet e klasifikuara të CIA-s dhe Pentagonit, që nga viti 2018. Ekipi i katërt i inspektorëve nga Shtetet e Bashkuara në gjashtë muaj është ende duke punuar në Kiev. Rezultatet e punës së tyre dhe raporti i tyre janë rreptësisht konfidenciale!”

Lajmi vjen si zinxhir ngjarjesh, pas zhdukjes së Austin në fillim të vitit 2024, me një teatër spitalesh dhe sëmundjesh, si dhe me fundin e ish kreut të ushtrisë, gjeneral Milley. Njëpasnjë “dhëmbët” e Deep State largohen dhe NATO tashmë po zhytet një një spirale vdekjeje.

Jo vetëm kaq, por do të organizohet një takim në bazën ushtarake amerikane në Gjermani, me Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATOs, pa prezencën e përfaqësuesve të Ukrainës.

***

Paralelisht me këto që ndodhin, Papa, një prej kolonave të Deep State dhe Bandës së Globalizmit po i kërkon Ukrainës të valëvitë flamurin e bardhë të paqes. Domethënë, i kërkon që të kapitullojë. Dhe teksa arrin në pikën t’i kërkojë kapitullimin, duke flijuar Ukrainën, atëherë vetkuptohet që po përpiqen të shpëtojnë kokat e tyre. Kush të shpëtojë, të shpëtojë!

Ndërkohë që janë larguar nga jeta edhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe, në gjendje të rëndë është Mbreti Çarl, u largua nga jeta edhe kreu i Rothschild.

Për pasojë, Papa, Soros, Zelenski, Biden, apo edhe marionetat Macron, Scholz etj., do të marrin “biletën” e daljes nga arena politike.

Për Biden duket se zhvillimet do të jenë të papritura, pasi vetë Hillary Clinton deklaroi se, “duhet të pranojmë që Biden është i kaluar në moshë”. Ndërsa Camila deklaron e gatshme të marrë drejtimin e SHBA-ve, si zv.presidente.

Një tjetër largim i një personi tjetër pjesë e Deep State, republikani McConnel, i cili deklaroi se do të tërhiqet nga politika pas zgjedhjeve të nëntorit 2024. Paniku i Deep State lexohet nga Media gjithashtu, që hapur tashmë po deklarojnë se Trump do të jetë presidenti i ardhshëm.

***

Ndërkohë që NATO po zhytet edhe më thellë pas zbulimeve të agjenturës ruse se personat e Deep State në Gjermani po përgatiten për sulm në Krime, kundër Rusisë. Zëra dhe klithma në Europë thonë se me ardhjen e Trump në presidencë, SHBA-të do të dalin nga NATO. Disa zëra të tjerë të Deep State, “Napoleoni” Macron, çekët, polakët dhe vendet e Balltikut konsiderojnë si të pashmangshme konfrontimin e NATOs në Ukrainë, teksa edhe Macron “Rothschild” flet dhe deklaron se nuk ka më vija të kuqe.

NATO po përpiqet të rendë për të kapur kohën, teksa e di shumë mirë që koha nuk është më në favor të tyre, pasi kanë mbetur vetëm pak muaj për të mbërritur nëntori i tmerrit të tyre, me ardhjen e Trump. Duan me patjetër të bëjnë Luftën e Tretë Botërore, janë të aftë për çdo gjë, sidomos tani që “bisha” po lëngon. Nën presionin e kohës gabimet e njëpasnjëshme po u kushtojnë shumë.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë paralajmëroi Deep State, duke u thënë që të dëgjojnë me seriozitet fjalët e presidentit Putin dhe paralajmërivmet që po i bën NATOs, sepse nuk janë thjesht reagime, por mesazhe, të vonuara sigurisht, për të shmangur katastrofën e madhe.

Një tjetër e dhënë është fakti që Kancelaria Federale Gjermane realizoi sot ditë trajnimi “transpoti emergjent” në një bazë sekrete ushtarake, sipas informacioneve të disa burimve gjermane.

Burime nga ish punonjës të CIA amerikane deklarojnë se në Ukrainë gjenden forca ushtarake të NATOs dhe këtë e bëri të ditur edhe Ministri i Jashtëm i Polonisë, por edhe ushtarakë gjermanë.

***

Nga radhët e senatit amerikan, senatori Lee deklaroi si më poshtë:

“SHBA-të duhet të largohen nga NATO, në rast se aleanca implikohet në betejë, në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin aleancës një ultimatum se duhet të vendosni vija të kuqe në marrëdhëniet brenda NATOs, mund të mbani ose Ukrainën ose NATOn. Nëse aleatët dërgojnë ushtri në territorin e Ukrainës, ne si Amerikë duhet të largohemi nga aleanca e NATOs.”

Lee theksoi se vendet europiane anëtare të NATO-s nuk mund t’i detyrojnë Shtetet e Bashkuara të “pranojnë rrezikun e përshkallëzimit bërthamor. Ndoshta dikush duhet t’i kujtojë Jens Stoltenberg se detyra e tij është të jetë mbrojtës i interesave strategjike të anëtarëve të NATO-s që paguajnë për aleancën dhe jo të jetë një figurë për Ukrainën” vuri në dukje senatori!

Sa më sipër është një BOMBË, për të cilën Media hesht.

***

Presdienti i Serbisë po vë gjithashtu alarmin:

“Gjendemi në situata shumë të vështira. Kur tanket perëndimore u përmendën për herë të parë në Ukrainë, shumë thanë se nuk do të ndodhte kurrë, por ndodhi. U raportuan avionë perëndimorë, shumë thanë se kjo nuk do të ndodhte kurrë, por ndodhi. Tani po flasim për trupat perëndimore në Ukrainë. Disa thonë se nuk do të ndodhë, por do të ndodhë! Situata do të përkeqësohet kudo dhe ne duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për vendin tonë, të jemi së bashku për ta mbrojtur atë, për të ndihmuar njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, si dhe për të mbajtur Kosovën dhe Metohinë brenda Serbisë, në mënyrë që vendi të përparojnë dhe zhvillohet ekonomikisht.

Perëndimi po përgatitet për luftë me Rusinë. Vendet perëndimore po rrisin potencialin e tyre ushtarak, duke ndjekur një politikë të militarizimit total për të mposhtur Rusinë dhe Putinin”, tha presidenti serb gjatë një vizite në Institutin Teknik Ushtarak në Beograd dhe një inspektimi të armëve. Udhëheqësi serb tha se “çmenduria” ka kapluar botën për momentin, pasi vendet perëndimore mendonin se Vladimir Putin do të ishte i lehtë për t’u mposhtur. Por tani, shtoi ai, Perëndimi e ka kuptuar se ky është një mision i vështirë. “Tani gjithçka po shkon drejt militarizimit të plotë dhe rritjes së pesëfishtë të kapacitetit në gjithçka.”

***

Largimi i Nuland është kambanë alarmi, për mirë dhe për keq.

Do të përpiqen me çdo formë të hapin disa fronte lufte, por Europa Perëndimore ka harruar të luftojë mesa duket dhe popujt nuk e kanë këtë predispozitë. Gjithësesi, Deep State do të bëjë të pamundurën për të sjellë gjëmën, sepse mes gjëmash dhe katastrofash fitojnë shuma marramendëse dhe mendojnë se do të frenojnë kështu largimin e tyre në nivel global.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pamje Mbresëlënëse që na Kujtojnë Shkrimet e Shenjta

Next Story

Bombë - Një Deklarate që Trondit

Latest from Info