Informacion i Pavërtetuar: Flitet pët Grusht Shteti në Kinë – Nuk Ka Konfirmim

Fluturimet pothuajse janë ndalur, thonë disa burime informacioni. Flitet se rrugët janë blinduar.

Pritet mohimi zyrtar teksa bëhet fjalë për rrëzimin e udhëheqësit kinez, kreut të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping nga Ushtria Kineze. Këtë raporton një numër burimesh të huaja, veçanërisht në Twitter në një thashethemnajë në rritje, gjatë orëve të fundit.

Rreth 60% e fluturimeve të Kinës u anuluan gjithashtu dje, pra më shumë se 9.000 fluturime.

Madje, thashethemet emërtojnë edhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Li Xiaoming, pa asgjë që ta konfirmojë këtë. Gjenerali është një person që kundërshtoi qëndrimin e XI Jinping si të butë lidhur me çështjen e Taivanit dhe rolin e Amerikës, pas vizitës së zj.Pelosi.

Një ekspert i politikës kineze raporton se “Ai është në karantinë sepse u kthye nga një udhëtim në Shangai. Nuk ka asgjë për të konfirmuar se ka një grusht shteti”.

Sërish ritheksoj se ka pasur reagime dhe shumë pakënaqësi kundër udhëheqësit kinez nga Ushtria pas vizitës së Pelosit në Tajvan.

Në faqet indiane ka zëra se ai është rrëzuar nga pushteti dhe se është në arrest shtëpie.

Megjithatë, mjetet e blinduara në rrugët e Pekinit justifikohen deri për momentin me faktin se javën e ardhshme është Dita Kombëtare e Kinës dhe do të ketë festime.

Të tjera tweet thonë se në Kinë mbizotëron qetësia.

Para pak një tjetër tweet thotë se ka rënë interneti dhe telekomunikimi është jashtë funksioni.

Ajo që bën përshtypje është se nuk ka asnjë përgënjeshtrim zyrtar mbi këto “thashetheme”.

Gjithashtu të theksojmë se Gjenerali i Ushtrisë që përflitet se ka bërë grushtin e shtetit është ekstremist në qëndrimet e tij, shumë herë më i ashpër me SHBAnë se ushëheqësi ekzistues.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Deep State" Drejton Amerikën me Fasadën Demente Biden që do të Marrë Përgjegjësitë e Veprimeve të Tyre!

Next Story

Tre Brigada Ushtarësh Çeçenë pro Rusë i Drejtohen Ukrainës - 10.000 Burra Hyjnë në Betejë (video)

Latest from Info