Pamje Mbresëlënëse që na Kujtojnë Shkrimet e Shenjta

/

Ishulli Samos mbulohet nga këto pamje mbresëlënëse të një morie rrufesh “Red Sprites”.

Grupi i madh i stuhive që preku ishujt e Egjeut Lindor mëngjesin e datës 10 mars krijoi një numër shumë të madh shkarkimesh elektrike.

Pamje të rralla janë regjistruar nga meteo pasi një numri të madh vetëtimash që u shfaqën qiellin e ishullit Samos.
Grumbulli i madh i stuhive që preku ishujt e Egjeut Lindor, krijoi një numër shkarkimesh elektrike në Samos.

Në fakt, si në zonën e Ikarias ashtu edhe në Samos nga ora 5:00 deri në 6:30 të mëngjesit janë regjistruar më shumë se 200 goditje rrufeje nga sistemi i zbulimit të shkarkimit elektrik të Observatorit Kombëtar të Athinës “ZEUS”.

Kamera e Manolis Thravalos ka kapur fenomenin unik, por edhe disa nga fenomenet elektrike më mbresëlënëse, Red Sprites.

Bëhet fjalë për dukuri elektrike në një lartësi prej rreth 35 deri në 90 km të larta në atmosferë dhe kryesisht në Mezosferë dhe i përkasin kategorisë së “Ngjarjeve kalimtare të dritës”.

Dukuri që zgjasin disa milisekonda dhe krijohen nga fusha elektrike midis reve të stuhisë dhe jonosferës.

Vlen të theksohet se regjistrimi i parë i “Red Sprites” në Greqi, është bërë në vitin 2015.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pfizer: Tërhiqet nga Interesit për COVID-19 - Nuk Është më Fitimprurëse - Investon në Medikamente Kundër Tumorit

Next Story

Ky Është Lajmi më i Rëndësishëm i Ditëve të Fundit

Latest from Info