Marshim Proteste në Vatikan Pas Deklaratave të Papa Françeskut që Kërkon Kapitullim të Ukrainës

/

Vazhdon konflikti mes Ukrainës dhe Vatikanit pas deklaratave të Papa Françeskut për negociata me Rusinë dhe një “flamur të bardhë” nga ana e Ukrainës.

Në fakt, i dërguari nga Vatikani u thirr sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Ukrainë për t’iu dorëzuar një letër proteste në lidhje me deklaratat e Papa Françeskut, i cili të shtunën i bëri thirrje Kievit që të ketë “guximin për të ngritur një flamurin e bardhë dhe të negociojë” me Moskën.

“Visvaldas Kulbokas u informua se Ukraina ishte e zhgënjyer nga fjalët e Papës në lidhje me ‘flamurin e bardhë’ dhe nevojën për të ‘treguar guxim dhe për të negociuar’ me agresorin”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.

Diplomacia ukrainase akuzoi Papën se “legjitimon ligjin e më të fortëve” dhe i inkurajon ata “të vazhdojnë të injorojnë ligjin ndërkombëtar”.

“Kreu i Selisë së Shenjtë duhet t’i dërgojë mesazhe komunitetit ndërkombëtar për nevojën për të bashkuar menjëherë forcat për të siguruar fitoren e së mirës mbi të keqen, si dhe t’i bëjë thirrje agresorit dhe jo viktimës”, tha Kievi.

Presidenti Zelenski reagoi ashpër të dielën ndaj deklaratave të Papa Françeskut, duke thënë se vendi i tij “kurrë” nuk do të ngrejë një flamur të bardhë përkundrejt Moskës.

Në një intervistë që ai dha për transmetuesin publik RTS në fillim të shkurtit dhe që u transmetua të shtunën, Papa Françesku, i pyetur për situatën në Ukrainë, i bëri thirrje Kievit që të mos “turpërohet të negociojë përpara se gjërat të përkeqësohen”.

Nga nata e së shtunës, Vatikani ka kërkuar të korrigjojë situatën duke këmbëngulur – sipas një deklarate – se formulimi “flamur i bardhë” nënkuptonte këtu “një ndërprerje të armiqësive, një armëpushim të negociuar me guxim” dhe jo një dorëzim.

Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike Romake që nga viti 2013, kishte marrë kritika gjithashtu në muajt e parë të pushtimit rus të Ukrainës, për mosidentifikimin e qartë të Rusisë, si vendin agresor.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bombë - Një Deklarate që Trondit

Next Story

Avantazh i Le Pen në Francë - Europa po Shkon Djathtas

Latest from Info