Mashtrim i Hollywood me Fituesin e Oscar

/

Mashtrimi hollivudian godet “të kuqe”. Skenari i filmit “20 ditë në Mariupol” i çmimeve Oscar, mohohet nga vetë ylli i vërtetë!

Dokumentari fitoi Oscar, për dokumentarin më të mirë.

Marianna Vyshemirskaya, duke folur për “Daily Storm”, tha ndër të tjera se “Ndërsa ata punojnë për propagandë, unë punoj për të ndihmuar njerëzit. Kjo është një paradë hipokrizie.

“Nuk e pashë filmin dhe nuk e pashë nominimin. Nuk kam dhënë kurrë leje që historia të ndodhë. Jam e zënë me gjëra më të rëndësishme: punë, iniciativa humanitare dhe kaloj kohën me njerëzit e dashur”, tha ajo.

Theksojmë se filmi fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë.

“Gruaja shtatzënë nga Mariupoli”, Marianna Visemirskaya, denoncon hipokrizinë e dokumentarit: “Sa për këtë paradë hipokrizie – nuk më intereson. Ishte e qartë për të gjithë që në fillim sesi do të përfundonte”.

Gjatë luftimeve për qytetin, një korrespondent i huaj fotografoi Mariannan shtatzënë pranë një materniteti të shkatërruar dhe më pas fotografia e “Madonna e Mariupol” u bë virale në të gjithë botën.

Vyshemirskaya gjithashtu nuk do të reagojë për përdorimin e pamjeve të saj në film: “Nuk po kërkoj arsye për të reaguar. Ndërsa perëndimorët punojnë për propagandë, unë punoj për të ndihmuar njerëzit”.

Marianna Vyshemirskaya tani jeton në Rusi dhe bën punë vullnetare.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Kërkon me Ligj që TikTok të Bëhet me Pagesë ose Duhet të Ndalohet si Aplikacion

Next Story

Ja Pse Nuk Mund & Nuk Duhet të Votojë Diaspora

Latest from Info