Sulm me Drone Ukrainas Ndaj Civilëve Rusë në Autostradën Belgorod

/

Ukrainasit duan të krijojnë krizë sigurie përpara zgjedhjeve presidenciale ruse të fundjavës.

Ukrainasit këmbëngulin të sulmojnë Belgorodin me drone dhe këtë herë goditën civilë rusë në autostradë.

Siç tregohet në videot e publikuara në internet, makinat janë hedhur në erë nga sulmi me drone dhe rusët thonë se ka viktima civile.

Këmbëngulja e ukrainasve në Belgorod nuk është e rastësishme pasi nga nesër deri të dielën rusët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e vendit, për gjashtë vitet e ardhshme.

Kievi dëshiron të krijojë një klimë pasigurie në shoqërinë ruse, por shanset për të zgjedhur një figurë politike të ndryshme nga Vladimir Putin si president i Rusisë, janë të pakta, ose inekzistente.

Jo sepse zgjedhjet “do të manipulohen” siç do të donin të pretendonin në Perëndim, por sepse presidenti rus pranohet dhe votohet sot nga populli i tij, në një përqindje që prek nivelin 80%.

Duhet theksuar se Rusia ndaloi eksportin e karburanteve pasi ukrainasit, me sulmet e vazhdueshme që kryen ditët e fundit, shkaktuan dëme në rafineritë ruse në Belgorod.

Për të shmangur një rritje të çmimit të benzinës, Moska zgjodhi të ndalojë eksportet e karburanteve për 6 muaj, prej datës 1 .

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ja Pse Nuk Mund & Nuk Duhet të Votojë Diaspora

Next Story

Armenia i Dërgon Ultimatum Moskës

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është