Sa murgesha mund të thonë se e kanë puthur Elvisin? – këtë pyetje bëjnë disa.
Kurse ne do të pyesnim: Sa yje Hollywood-i lanë luksin, paratë, jetën ekstravagante për t’u bërë murgesha?
Në vitin 1963 Dolores Hart e kishte botën në këmbët e saj. Po ndërtonte një karrierë filmike shumë premtuese, një turmë fansash fanatikë që rritej rreth saj, etj..
Të gjitha “hijeshitë” e Hart mbështeteshin në praninë e saj të freskët dhe rinore në ekran, një kryqëzim mes Anne Margaret dhe Lauren Bacall, me shumë talent. Dhe një puthje që do të ndante me yllin më të madh të kohës, ndoshta të të gjitha kohërave, Elvis Presley, e kishte lejuar të dilte nga errësira, për të qenë përgjithmonë në qendër të vëmendjes.
Por viti 1963 do të ishte gjithashtu viti kur Dolores Hart tronditi Hollywood-in dhe pjesën tjetër të botës duke hequr dorë nga karriera e saj filmike. Pikërisht në atë kohë, ajo braktisi jetën që e kishte sjellë të takohej dhe të punonte me “mbretin e rock and roll-it” dhe në vend të saj vendosi të ndiqte rrugën e besimit.
Pa kthyer kokën prapa prapa, Hart hodhi tutje karrierën e saj premtuese të aktrimit dhe kërkoi përsëri kuptimin e jetës, këtë herë si murgeshë.
Vitet e para të Dolores
Në një histori plot surpriza, një nga gjërat e para që duhet të merremi është fakti se Hart nuk ka lindur as katolike, ndonëse emri i saj ishte nga murgesha, teze, Dolores Marie.
Dolores Hicks – më vonë ‘Hart’ – lindi më 20 tetor 1938, nga prindër adoleshentë të quajtur Bert dhe Harriet, të cilët ishin të dy aktorë aspirues. Ajo do të rritej kryesisht me gjyshërit e tij në Çikago. Babai i saj, duke ndjekur ëndrrën e tij për të aktruar në kinema, u largua për në Hollywood, duke lënë pas 3-vjeçaren Hart.
Por ajo u rrit ngrohtë, me familjen rreth saj, duke përfshirë një stërgjyshe, e cila rregullisht i jepte këshilla nga zemra teksa i thurte flokët gërshet: “Mos i pri kurrë flokët, e dashur, derisa të bësh për një dashuri të vërtetë”, i kishte thënë.
Si fëmijë, Hart u dërgua në një shkollë famullitare të quajtur St. Gregori sepse ishte afër shtëpisë së saj. Siç shpjegon ajo: “gjyshërit nuk donin që të më çonin me tramvaje në shkollë”.
Megjithëse familja e ngushtë e Hart-it nuk kishte asnjë lidhje të veçantë me fenë, ajo vetë u konvertua në katolike, në moshën e 10-vjeçare. Vite më vonë, Dolores Hart rrëfeu se nuk ishte thirrja e Shpirtit të Shenjtë që e solli atë në Kishë në një moshë kaq të re, përkundrazi, ishte për shkak se fëmijët katolikë merrnin mësime fetare pas kungimit.
“Kështu që më morën me vete. Me qumësht çokollatë dhe me donuts.”
Por shumë kohë përpara se t’i dorëzohej katekizmit dhe mistereve, për të kënaqur dashurinë e saj për ëmbëlsirat, zemrën e Dolores Hart e rrëmbeu një tjetër dashuri e madhe, kinemaja.
Gjyshi i Hart-it punonte pas projektorit në një kinema dhe e reja Hart e shoqëronte në kabinë ndërsa shfaqte filmin. Siç thotë, detyra e saj ishte ta zgjonte gjyshin kur të binte në gjumë, ndërsa rrotullohej bobina e filmit.
Duke parë kaq shumë kinema, nuk vonoi që mikrobi i aktrimit të hynte tek ajo, ashtu siç kishte ndodhur me prindërit e saj, tashmë në mungesë.
Vite më vonë, pasi luajti rolin kryesor në një produksion të shkollës në Los Anxhelos, Hart rrëfeu para një admiruesi të flaktë se të gjitha teknikat e saj të aktrimit vinin nga shikimi i filmave në atë kabinë projeksioni.
Ngjitja në karrierë
Dolores Hart u transferua në Los Anxhelos për të jetuar me nënën e saj dhe filloi audicionin për role, ndërsa ishte ende në shkollë të mesme. Së shpejti, ajo arriti të pranohej në Kolegjin Marymount dhe kështu hyri zyrtarisht në industrinë e filmit.
Karriera e saj u ngrit thuajse si një mrekulli, ajo u shfaq në filmat “Lonely Hearts” me Montgomery Clift dhe “Wild is the Wind” me Anthony Quinn, duke luajtur me lehtësi rolin e gruas së re, të pafajshme.
Megjithatë, performanca e saj më e paharrueshme ishte roli i saj i parë përballë Elvisit në “Loving You”. Hart ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë.
“Mendoj se kufiri për një puthje në ekran në atë kohë ishte rreth 15 sekonda. Ajo puthje zgjati 40 vjet”, kujton ajo vite më vonë.
Ajo ishte një yll në rritje, e quajtur shpejt “Grace Kelly e re”. Ndonëse ajo e mohon të ketë pasur ndonjëherë lidhje me Elvisin, ajo kishte përjetuar lidhjet e tij të dashurisë. Hart, përpara se të jepte dorëheqjen, ishte fejuar me partnerin e saj prej kohësh, biznesmenin Don Robinson.
Por po aq shpejt sa u ngrit ylli i saj, po aq shpejt perëndoi. Në vitin 1963, në moshën 24-vjeçare, Dolores Hart ndërpreu fejesën dhe njoftoi se do të hiqte dorë nga Hollywood për t’u bërë murgeshë.
“Edhe shoku im më i mirë, i cili ishte prift, At Doody, më tha: “Ti je i çmendur. Është krejtësisht çmenduri ta bësh këtë”, tha Hart për ‘Washington Post’. Por tezja e saj, Motra Dolores Marie, e cila i kishte dhënë emrin Hart, u tërbuar tatalisht, pasi i pëlqente të kishte një mbesë të famshme.
Dolores dhe besimi
Por çfarë e bëri këtë të re të bukur të largohej nga “parajsa” e saj tokësore?
Shtytja drejt monastizmit erdhi në formën e një roli. Ajo luajti në filmin Lisa, në të cilin një refugjat hebre i Luftës së Dytë Botërore përjeton një zgjim fetar, në atë që në atë kohë ishte Palestina Britanike.
“Ishte ai film që më bëri të mendoj me të vërtetë mundësinë për t’u bërë murgeshë”, kujton Hart në një intervistë të vitit 2008.
Dhe diçka tjetër që e tërhoqi ishte fakti se ajo e dinte sesi është jeta e një murgeshe, sepse ajo vizitonte shpesh një manastir. Një fundjavë, në kërkim të paqes, ajo vizitoi një manastir në Konektikat të quajtur Regina Laudis Abbey. Aty gjeti qetësinë dhe shtëpinë e saj të ardhshme.
“Pas kësaj, sa herë që isha në Bregun Lindor, shkoja atje”, tha ajo. “Fillova të vërej se, sa herë që shkoja bëhej gjithnjë e më e vështirë të largohesha. Kisha këtë ndjenjë se isha në shtëpinë time”.
Manastiri u bë një burim force dhe lidhjeje për Hartin. Kur ishte e shqetësuar për fejesën e saj, ajo shkonte në shtëpinë e saj shpirtërore për të gjetur qartësi.
“Në një stuhi të tmerrshme dëbore, bëra një shëtitje në kodrën ku themeluesi kishte vendosur një kryq dhe një altar. Kur gjeta altarin, e kuptova se duhej të flisja me ikumenen e manastirit”, kujton ajo. Kur shkoi atje, kryemurgesha e pyeti aktoren: “Çfarë do?”
Nëse ky do të ishte një nga ata filmat fetarë, ndoshta Hart mund të dëgjonte Zotin duke i folur asaj, por në jetën reale historia e saj nuk doli aq dramatike. Iu deshën vite që ajo të ishte e sigurtë, por më në fund e kuptoi se nuk kishte për qëllim të martohej me një burrë. Ajo ndjeu se duhej të jetonte e përkushtuar ndaj Zotit. Pasi e informoi të fejuarin e saj për vendimin e saj, ata u ndanë dhe ai kujton vite më vonë se: “Isha i shkatërruar atëherë. Po tallesh? Unë jam njeri. E kam dashur thellësisht dhe ende e dua dhe do ta dua gjithmonë.”
Robinson, si një katolik i devotshm, përfundimisht do ta mbështeste vendimin e saj. Pastaj Hart preu flokët e saj të bukur të artë, siç i kishte thënë dikur stërgjyshja e saj dhe në vitin 1966 ajo mori vendimin të mbyllej përgjithmonë në manastir.
Por ajo nuk u tërhoq plotësisht nga bota. Sapo Dolores Hart u bë Motra Dolores, ajo ende e kuptoi se kishte një qëllim të madh në aktrim, kështu që themeloi një teatër në natyrë në mjediset e manastirit.
“Vetëm kur filluam një teatër në truallin e manastirit, munda të shihja me të vërtetë sesi mund t’i ndihmoja të rinjtë të gjenin thirrjen e tyre për Krishtin, përmes teatrit.”
Mother Dolores Hart ka botuar disa libra dhe ishte subjekt i dokumentarit të nominuar për Oscar në vitin 2012 për HBO, “Zoti është Elvisi më i madh”.
Ajo ende gjen kohë për të këshilluar miqtë nga jeta e saj, kur ata vizitojnë manastirin. Në një intervistë të vitit 2013, Hart kujtoi një diskutim teologjik që kishte me një shoqe, një aktore në pension, për natyrën e jetës së përtejme. Një diskutim që e kishte mbyllur me frazën: “Nëse kjo është ajo që dëshiron, kërkoja Perëndisë. Besimi ju mëson të kërkoni atë që keni nevojë”.
Dolores është tashmë 86 vjeç, vazhdon të jetojë edhe sot e kësaj dite në të njëjtin manastir.