Putin: “Aventurizmi i Perëndimit Çon në Çekuilibrim të Zinxhirit Global Ushqimor!”

/

Vladimir Putin deklaroi: “Ne ndihmojmë dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë vendet që përballen me mungesë ushqimi, për shkak të çekuilibrave që janë shkaktuar, nga aventurizi perëndimor”.

Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në një takim mbi blegtorinë ruse ditën e hënën, tha se politika aventureske aprofesionale e disa vendeve perëndimore ka çuar në një çekuilibër total në zinxhirin global ushqimor.

“Ne mbulojmë nevojat tona dhe jemi ndër prodhuesit kryesorë në botë, ndihmojmë dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë vendet që po përballen me mungesë ushqimi për shkak të çekuilibrimit që është shkaktuar, pa asnjë ekzagjerim, nga politikat aventureske, aprofesionale të disa vendeve perëndimore”, tha Putin.

Presidenti rus theksoi se tani Rusia garanton sigurinë ushqimore në shumicën e produkteve bazë.

Më tej ai iu referua potencialit të madh për zhvillimin e sektorit të bujqësisë vendase dhe bëri thirrje që zhvillimi i tij të arrijë progres dhe pavarësi në fushën e farërave dhe materialit riprodhues.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të forcojmë pozicionet tona, të arrijmë përparim të prekshëm dhe pavarësinë shumë të nevojshme në një zonë kaq të ndjeshme si fara dhe kapitali mbarështues”, tha Putin.

Në një artikull të disa kohëve më parë ju kemi bërë të njohur iniciativën e Rusisë për produkte “Made in Russia”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Katar - Kampionati Botëror me Simbolin e Gjarprit që Kafshon Bishtin - Profecia

Next Story

Dritë Jeshile Rusisë - Operacion i Madh i Përbashkët Turqi-Iran - Bombardim i Kurdëve në Siri & Irak - Synojnë SHBA

Latest from Info