Mocion Mosbesimi Qeverisë Mitsotaki – Bie apo Jo Qeveria Greke?

/

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë mitsotaki një “Debutim” për një opozitë të bashkuar?

Gjithçka do të varet nga përqindja që do të fitojë Demokracia e Re në zgjedhjet e qershorit.

Votimi i sotëm për mocionin e mosbesimit të paraqitur të martën nga presidentit të PASOK-ut, Nikos Androulakis, synon të jetë “debutimi” i një opozite të bashkuar kundër qeverisë Mitsotakis me synimin për ta çmontuar atë.

Me fjalë të tjera, diçka e ngjashme me atë që ndodhi në zgjedhjet bashkiake ku pati ecuri të përbashkët të kandidatëve të opozitës përballë Demokracisë së Re në Rajonin e Thesalisë, në Bashkinë e Athinës dhe në Bashkinë e Selanikut.

Më pas, partitë opozitare u dhanë një linjë zgjedhësve të tyre për të zgjedhur kë kishte kaluar në raundin e dytë dhe ishte kundërshtar i “të zgjedhurve” të kryeministrisë.

Një taktikë që dha rezultat pasi qeveria humbi në dy bashkitë më të mëdha të vendit dhe në rajonin e Thesalisë.

Natyrisht, DR humbi edhe në rajone të tjera, por atje disfatat erdhën nga rebelët “blu” dhe çështja u paraqit si një “çështje e brendshme”.

Ajo që u pa në zgjedhjet komunale është se nëse opozita përballet me pushtetin në një përpjekje të përbashkët, ajo mund të fitojë.

Sigurisht që në zgjedhjet europiane secili do të jetë në vete, por përqindja e marrë nga Demokracia e Re pas ngjarjeve të fundit negative, për të do të jetë një pikënisje për mënyrën sesi do të trajtohet nga qershori e në vazhdim.

Në DR kanë vendosur një limit prej 33% në zgjedhjet për Europarlamentin. Me fjalë të tjera, atë përqindje që kishin fituar edhe në zgjedhjet e mëparshme europiane.

Çdo gjë nën këtë përqindje do të konsiderohet një dështim, por nëse kjo përqindje bie edhe nën nivelin 30%, atëherë do të konsiderohet një fatkeqësi.

Më pas do të shihet se Demokracia e Re ka kaluar në “hemoragji” dhe “plagët” e saj do t’u ofrojnë kundërshtarëve alternativa të reja për ta lënduar edhe më shumë.

Previous Story

Për Herë të Parë që Nga Lufta e Dytë Botërore

Next Story

Toka Pritet të Humbasë Një Sekondë: "Do të Krijohen Probleme të Paprecedent"!

Latest from Info