Zjarr kundër Hillary Clinton-it pamë të dilte nga goja e ish shefit të strategjisë së Donald Trump, zjarr kundër gruas ndoshta më të urryer në botë, për të gjithë të zgjuarit që kanë hetuar dhe parë se ku ishte përfshirë dhe çfarë bëri kjo femër dhe bashkëshorti i saj Bill Clinton, në politikë, me organizatën terroriste ISIS dhe në lidhje me çështje sensitive sociale.
Sigurisht, duke iu referuar ish shefit tëstrategjisë së Trump, Hillary-t sot, si një “forcë e errësirës”, edhe pse ajo nuk duket të jetë diku, diçka më thotë se ka një arsye shumë serioze që ish shefi e sulmon.
Ish kryestrategu i Trump, Stephen Bannon, tha se Hillary Clinton dhe të majtë të tjerë si ajo, mishërojnë një “forcë të errësirës”. Gjatë emisionit të tij ai shpjegoi forcat e këqija intelektuale që qëndrojnë pas demokratëve, si edhe ish sekretarja e shtetit.
Duke vënë në dukje se ish presidenti Donald Trump ka “guxim moral” të jashtëzakonshëm për t’u përballur me këto forca, Bannon vazhdoi të përshkruajë sesi burgimi i ish këshilltarit të Trump, Peter Navarro gjatë pushimeve të Pashkëve ishte simbolik dhe gjithashtu për shkak të të njëjtave forca të errëta.
“Mos harroni këtë fundjavë jemi këtu dhe Peter Navarro është në burg. Gjon Pagëzori ishte në burg. Epo, Peter Navarro është në burg”, tha Bannon. “Në fakt, vetë Jezu Krishti u burgos për disa orë nga autoritetet romake.
“Dua që të mendoni për këtë Pashkë, Peter Navarro, një njeri i denjë dhe i ndershëm, është në burg, i burgosur nga Nancy Pelosi dhe Merrick Garland. Unë do të thoja nga fuqi të errësirës, apo jo?” – vazhdoi Bannon.
“Epo, në fund të fundit, unë e shoh dhe e kam parë gjithmonë këtë si një konflikt shpirtëror, sepse e kam parë nga afër dhe do t’ju them se vjedhja e zgjedhjeve në vitin 2020 ishte gjithashtu, parashikuar. Fitorja e viti 2016 ishte e parashikueshme. Kështu ishte edhe vjedhja. Sepse kjo do të na tregonte se kjo rënie nuk menaxhohej më nga elitat. Kjo ishte diçka shumë më e errët, shumë më urgjente.
E patë se çfarë tha Hillary Clinton dhe çfarë përfaqëson ajo…? Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas dhe mendoj se do të jetë jashtëzakonisht interesante!
Dhe meqenëse jemi në temën e asaj që përfaqëson Hillary apo Joe Biden e tregoi shpallja e Ditës Ndërkombëtare të Transgjinorëve, të dielën e Pashkëve katolike. A nuk e di presidenti vërtet që administrata e tij e ka nxjerrë shpalljen në emër të tij? Apo harroi se e kishte nënshkruar… apo po gënjen?“
Kur gazetarët e pyetën presidentin kukull për këtë, ai u përgjigj: “Unë nuk e bëra” dhe madje e quajti kryeparlamentarin Mike Johnson si “plotësisht të painformuar” për akuzën e tij, për ta bërë këtë.
Për disa arsye, shtypi nuk e pa të arsyeshme të përballej me Bidenin me prova të shpalljes së tij. Kuptojmë pra që nuk e ka bërë Biden, por njerëzit në hije, mes tyre edhe vetë Hillary Clinton.
Natyrisht, ajo që ndodhi më pas në rrjetet sociale dhe veçanërisht në X është thjesht e papërshkrueshme. Skandali për presidentin Biden mbushi shumë profile dhe komentet e qytetarëve amerikanë ishin vetëm “përkëdhelëse”, por jo për këtë aktorin e vobektë që luan rolin e Presidentin të SHBA-ve.
Hillary Clinton vazhdon të jetë dhe të ndikojë maksimalisht politikat amerikane, ato të brendshme dhe të jashtme dhe është vërtet pjesë e fuqive të errësirës, përkrah të tjerësh të ngjashëm, pjesë e elitës së errët politike, me suport maksimal ekonomik nga konstilacioni.
Zgjedhjet e nëntorit 2024 janë më shumë se të rëndësishme për të ardhmen e globit dhe fundin e “errësirës”.