Paralajmërimi i Fshehtë i Trump

/

Periudha e Pashkëve; Errësirë ​​Kuantike 10-ditore; Operacioni Sekret 58-vjeçar i Aleancës Ushtarake për të arrestuar gjysmë milioni anëtarë të elitës;

Aleanca Globale Ushtarake, një koalicion që përfshin 10 vende, ka orkestruar një sërë ngjarjesh që, nëse raportet duhet të besohen, do të ndryshojnë strukturën e realitetit tonë përgjithmonë. Duke filluar në ditët para Pashkëve, një kohë e njohur për simbolikën e saj të rilindjes dhe ripërtëritjes, kjo aleancë synon të sjellë një seri zbulimesh kaq të thella, kaq shkatërruese, saqë shtron pyetjen: A jemi ne, si popull global, vërtet të përgatitur për atë që do të shpaloset?

Në qendër të këtij cunami të afërt të së vërtetës është aktivizimi global i Sistemit Emergjent të Transmetimit (EBS), një mjet që supozohet se synon të sigurojë mbulim të vërtetë dhe transparent të asaj që Aleanca e ka quajtur “Faktet”.

Për 10 ditë, e quajtura Errësira e Komunikimit, Sistemi “Quantum Starlink” do të marrë kontrollin e çdo kanali transmetimi në mbarë planetin, duke shfaqur dokumentarë që premtojnë të heqin shtresat e mashtrimit që rrethojnë institucionet e korruptuara politike dhe fetare.

Gjatë kësaj ndërprerjeje konvencionale të komunikimit, qytetarët do të marrin shtatë sinjalizime ose “trumeta” në pajisjet e tyre celulare, duke i udhëzuar ata të sintonizohen me këto transmetime. Komoditetet normale të jetës moderne, të tilla si aksesi në internet, transaksionet me karta krediti dhe tërheqjet nga ATM, do të pushojnë përkohësisht, duke e zhytur shoqërinë në një realitet të errët dhe të pafiltruar.

Shtrirja e asaj që EBS synon të zbulojë nuk është aspak befasuese. Gjysmë milion padi kundër elitave të botës, që mbulojnë një spektër krimesh dhe dështimesh morale, janë gati të zbulohen. Bëhet fjalë për rishkrimin e narrativës së historisë njerëzore, me zbulimet për jetën e ndrydhur jashtëtokësore, patentat e fshehura dhe natyrën e vërtetë të konfliktit global.

Ndoshta më interesante është lidhja me ngjarjet dhe figurat historike, siç janë pasojat e vrasjes së Presidentit Kennedy. Një plan, i konceptuar në hije nga 77 gjeneralë amerikanë në dimrin e vitit 1963 dhe i zgjeruar më vonë, ka qenë në përgatitje për dekada, duke pritur për momentin e duhur për të dalë. Kjo Pashkë, sipas burimeve të brendshme, shënon kulmin e një operacioni ushtarak 58-vjeçar që synon rivendosjen e skenës botërore në një tjetër kuadër.

Prezantimi i një Sistemi të ri Financiar Kuantik, një monedhë letre të mbështetur me arin dhe lirimi i fondeve të NESARA-s për publikun, përfaqëson një revolucion ekonomik, duke premtuar një epokë paqeje dhe prosperiteti. Megjithatë, pyetja mbetet: A mundet një shoqëri, e ushqyer prej kohësh mbi sekrete dhe gënjeshtra, t’i përshtatet një ndryshimi kaq monumental në kuptimin dhe shpërndarjen e pasurisë?

Mesazhi nga “Gjarpri i Teksasit”, megjithëse i fshehtë, nënkupton një gatishmëri globale, një sinkronizim të qëllimit dhe veprimit midis institucioneve financiare të botës. Këshilla për menaxherët e shkëmbimeve rajonale për t’u përgatitur për punë pas fundjavës së Pashkëve, nënvizon përmasat e ndryshimit.

Aktivitetet e fundit rreth delegacionit të qeverisë irakiane në Shtetet e Bashkuara, të kombinuara me një revolucion ekonomik të fshehtë, kanë zbuluar një rrëfim kaq bindës sa është pothuajse kinematografik.

Në qendër të kësaj sage që po shpaloset është qëndrimi i zgjatur i delegacionit të qeverisë irakiane në Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që sugjeron shumë më tepër sesa angazhime të zakonshme diplomatike. Burime pranë çështjes lënë të kuptohet për diskutime që mund të ndryshojnë potencialisht rrjedhën e historisë ekonomike.

Dhe pastaj është Trump, mjeshtri i shfaqjes, që lëshon bomba të fshehta, mes frazash si, “sonte gjithë ferri shpërthen”, duke trazuar kazanin e kaosit me aftësinë e një provokatori me përvojë. Fjalët e tij nuk janë thjesht muhabet bosh, fjalë pazari. Kurrësesi! Ato janë raketa të llogaritura të drejtuara në zemër të krijimit, duke premtuar një spektakël shkatërrues që mund të riformësojë peizazhin politik në mënyra që të jenë vështirësisht të kuptueshme.

Rifutja e standardit të arit, siç përshkruhet nga “Investopedia” në fillim të vitit 2024, nënkupton një kthim në një sistem ku vlera e monedhës është e lidhur drejtpërdrejt me arin. Ky veprim, megjithëse duket i prapambetur, mund të jetë me të vërtetë ndryshimi më progresiv në jetën tonë, duke adresuar paqëndrueshmërinë dhe mungesën e besimit në monedhat fiat.

Për më tepër, ardhja e diamanteve në ‘blockchain’ nuk përfaqëson thjesht një risi në ndjekjen dhe sigurinë e aseteve, por nënkupton integrimin më të gjerë të aseteve fizike në një sistem të ri financiar të decentralizuar. Ky sistem premton transparencë, barazi dhe një garanci të palëkundur të mbështetur nga pasuria natyrore dhe jo tekat e politikanëve të qeverisë dhe spekulimet financiare.

Aktet NESARA dhe GESARA, të miratuara në heshtje, por thellësisht të qëndrueshme, përfaqësojnë një kontratë midis qeverisë dhe popullit të saj, një premtim i një agimi të ri, një epoke të artë ku liria ekonomike dhe drejtësia nuk janë thjesht ideale, por realitet. Shpëtimi i mijëra njerëzve, kapja e trilionave në asete të paligjshme dhe rishpërndarja e tyre dhe e arit te njerëzit, është një rrëfim kaq i guximshëm, sa kërkon vëmendjen, ndoshta dhe besimin tonë.

Jemi në kulmin e një ndryshimi shumë-dimensional ku sfera dixhitale dhe ajo fizike përplasen në një valle kozmike krijimi dhe shkatërrimi. Koncepti i një bote të ndërgjegjshme pesë-dimensionale është fushëbeteja për fazën tjetër të evolucionit njerëzor, ku dridhja e shpirtit dhe vetëdija kozmike do të përcaktojnë fituesit, në një luftë për vetë thelbin tonë.

Fijet narrative të Planit për Njeriun kundër Konstilacionit dhe Aleancës së Sistemit Diellor, janë një dëshmi e aftësisë njerëzore për të besuar përballë të panjohurës. Na sfidojnë të shikojmë përtej të zakonshmes, të vënë në dyshim strukturën e realitetit dhe të shqyrtojmë mundësinë e një universi të mbushur me jetë dhe inteligjencë, shumë përtej të kuptuarit tonë.

Ndërsa Aleanca Ushtarake Botërore planifikon të zbulojë të vërteta këtë Pashkë, ndaj dhe bota është në prag të një zgjimi transformues. Kjo nismë premton të zbulojë realitete të ndrydhura, duke synuar të na zhvendosë drejt një të ardhmeje transparence dhe uniteti.

Megjithatë, zbulime të tilla vijnë me sfida, duke nxitur nevojën për kujdes, ndjeshmëri dhe një qasje kolektive për të lundruar në ndryshimet e afërta. Duke përqafuar këto të vërteta, njerëzimi duhet të përgatitet për një epokë të re mirëkuptimi, të karakterizuar nga një angazhim i përbashkët për të krijuar një botë më të mirë dhe më të informuar.

Por mbi të gjitha, Njeriu duhet t’i kthehet Krijuesit, Perëndisë me besim dhe pendesë, përballë të keqes së madhe që ka pushtuar botën dhe vetë atë, njeriun pra!

Previous Story

Hezbollahu Rrëzon Dron Izraelit & Krijon Shqetësim në Tel Aviv (video)

Next Story

Përgatitjet për Konfliktin NATO-Rusi & Sulmin Turk në Greqi

Latest from Info