Kinezët Ndërtuan Santorinin e Tyre (video)!

/

Kinezët bënë Santorinin e tyre me të njëjtat ndërtesa dhe rrugica piktoreske.

Bukuria e Santorinit është e njohur në mbarë botën, por tani më kinezët ndërtuan një kopje të këtij ishulli unik grek, në rajonin Dali të provincës Yunnan.

Një udhëtim nga Kina në Greqi nuk është i lirë për ata që duan të vizitojnë Santorinin, ndaj kinezët krijuan një miniaturë të ishullit.

Santorini kinez ndodhet në një vendbanim malor të quajtur “Dali State”. Nuk është asgjë më shumë se një resort i madh me hotele luksoze si Santorini.

I gjithë ambienti të kujton shumë ishullin Santorini, ka një pamje të një liqeni dhe në shpatin e kodrës shumë bujtina, ndërtesa me kupola blu dhe rrugica të ngushta, si në ishullin grek.

Në një video, një influencer tregon rrugicat e Santorinit kinez që janë të ngjashme me ato të origjinalit, shtëpitë dhe aktivitetet gjithashtu. Madje inflyencer përmend se kinezët kopjuan madje edhe erën e Santorinit.

@yasminvroon

????in ???????? I suddenly found my self in Santorini! ???????? I guess you probably had no idea about this place, I am wondering if Greek people and people from Santorini know that there is a replica of Santorini that in Chinese is pronounced “Shèng tuō lǐ ní” (圣托里尼).✨ If you wonder why.. well… Chinese people do really love the vibes of the iconic Santorini and sometimes can be difficult to travel far away, so why not building one ?! ???? #santorini #圣托里尼 #fakesantorini #yunnan #dali #china #chinatravel #greece #中国 #chinatravel #realchina ????Fake Santorini, Dali (Yunnan province) China ????????

♬ original sound – official_yasmin

Duhet theksuar se Santorini kinez shtrihet në një sipërfaqe prej 3.700 hektarësh, me një investimin që kushton 1 miliard euro.

Kinezët e konsiderojnë tani më këtë vend një alternativë të mirë për të shijuar Santorinin.

Previous Story

Eklipsi i 8 Prillit - Foto & Video (4min 28sek)

Next Story

Kalaja e Lashtë e Nëndheshme me Pllaka Ari

Latest from Info