Momenti që Historia e Njerëzimit Priste? Armageddon?

/

Momenti që historia e njerëzimit priste? Armageddon?

Ajo që iu shfaq Apostull Joanit në ishullin Patmos (Greqi) dhe që nën ndikimin e Frymës së Shenjtë shkroi librin e Apokalipsit?

Mund të jetë edhe kjo!

Teherani, shteti teokratik i Iranit goditi shtetin e Izraelit, me drone dhe raketa balestike, që nuk janë dhe më të sofistikuarat në luftën nga ajri, por janë mjete lufte gjithësesi.

Shteti i Izraelit u përgjigj sërish me armatime lufte, me sisteme të shkatërrimit në ajër tejet të sofistikuara.

Qeveria e Jeruzalemit nuk i është përgjigjur ende Iranit, të paktën deri në këtë moment, por është ajo që të rinjtë e quajnë “must”, lëvizje e detyruar që do të duhet të bëjë Izraeli.

Ndoshta nuk e kemi kuptuar thellësinë e kësaj përplasjeje, por edhe të ngjarjes së 7 tetorit të vitit 2023, kur forca të organizatave paramilitare, thonë të Hamazit, por që janë të vegjël ata të Hamazit për një goditje të tillë, hynë në shtetin e Izraelit dhe nën prezencën e kameras bënë terror, masakër.

Nga 7 tetori i 2023 nuk kemi patur asnjë problem në Lindjen e Mesme. Pse? Sepse problem do të thotë, çështje për zgjidhje, për çdo problem ka dy, tre, apo katër parametra zgjidhjesh, për të cilat ose bëhet një miksim i tyre, ose zgjidhet një prej parametrave të zgjidhjes.

Në këto momente në Lindjen e Mesme ka vetëm një prespektivë, prespektiva e luftës, ndaj dhe mos kërkoni të pafajshëm dhe fajtorë, por shikoni dhe hulumtoni historinë.

Unë do ju çoja në shekullin e 9të, para Krishtit, kur u bë përndjekja dhe dëbimi i parë i hebrenjve nga vendi i tyre, por mund të shkojmë edhe në shekullin e 6të, para Krishtit, kur kishte ndodhur largimi me Moisiun dhe Aronin, duke i detyruar robërimin Babilonisë. Dhe realisht, në shekullin e 7të, para Krishtit, në vitin 633 gruaja hebree e mbretit të persëve, Kserksit, shtyu, nxiti shkrimin e udhërit për daljen nga përndjekja dhe mbrojtjen e hebrenjve, si dhe më pas në shekullin e 6të, mbreti Kiri i lejoi hebrenjtë të kthehen në Izrael dhe të rindërtojnë tempullin.

Tempulli i parë është ai i Solomonit, i dyti është ai i Neo-Babilonisë. Nga të gjitha këto largime, dëmime dhe kthime ende shumë komunitete hebrenjsh mbetën në Lindjen e Mesme, akoma edhe në Gadishullin Arabik ka gjurmë hebrenjsh dhe thuhet se Pallati i Saudit që mbretëronte në Arabinë Saudite, është i origjinës hebree (këtë pranojnë shumica e historianëve). Shumë hebrenj pra mbetën edhe në Iran, versioni modern i emërtimit sot, i Persisë së dikurshme. Dhe çfarë ndodhi? Hebranjtë në ato vite hynë në sistemin e pushtetit të Iranit, por me një krejt tjetër koncept nga hebraizmi etnik, nga ata të cilët në vitin 1949 rithemeluan shtetin e Izraelit, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kemi dy tendenca të hebraizmit që kundërshtohen, përplasen, ata që drejtojnë Iranin dhe janë hebreë, armiq të shtetit të Izraelit, sepse ëndërrojnë një shtet të madh që do të jetë thellësisht teokratik, për shkak të siitizmit, teksa edhe ata presin Mesinë e tyre dhe duan “të pagëzojnë” Imamin e tyre Mahdi si Messian e kombit hebre, të cilin e presin edhe hebrenjtë e shtetit të Izraelit. Nga ana tjetër kemi hebrenjtë që drejtojnë shtetin e Izraelit, që e shikojnë si shtëpinë e tyre, atje ku duan të jenë dhe të jetojnë të sigurtë, por të predispozuar të përplasen me armiqtë dhe të dakortësohen me miqtë.

Kryesisht kjo është situata. Është një luftë e re civile, ose një version i ri i luftës civile të hebrenjve.

Gjithashtu shikojmë se mullahët e Iranit që u pozicionuan në vitin 1979, kur rrëzuan Saidin e Persisë, Iranit pra, të cilin e patën frikë edhe perëndimorët, sepse kishte zhvilluar pas vitit 1971 Sinodin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Rajonit, rreth varrit të Mbretit Kiri dhe teksa kishte treguar edhe planet e tij të mëdha, të bazuara në idetë e Perandorisë Perse, ra, ose e rrëzuan dhe sollën një mullah nga Parisi. Dhe çuditërisht i sjelluri nga Parisi rivitalizoi planin për programin e armëve bërthamore të Iranit.

Ndodhën në të gjitha vitet që pasuan, disa fërkime dhe përplasje, disa të stisura, disa jo, por ja që erdhi viti 2015, me Presidentin amerikan Obama, një marrëveshje, që donte të vinte nën kontroll pasurimin e uraniumit, nga mullahët e Iranit.

Në vitin 2018 presidenti amerikan Trump konfirmoi se Irani kamuflohej, por po bënte të gjitha përpjekjet dhe eksperimentet e prodhimit të bombës atomike.

Në këtë moment të shkrimit duhet të kujtojmë se në hartën konstitucionale të vendit, Irani e ka të shkruar që duhet t’i vërë zjarrin rajonit dhe atë shtet ta shkatërrojë (Izraelin). Ja pse shumë shkencëtarë iranianë janë vrarë, shkencëtarë që merreshin me krijimin e armëve nukleare janë vrarë nga Izraeli, brenda Iranit, apo janë asgjësuar agjentë të Iranit në Irak dhe në Liban, ndër kryesorët përmendim drejtuesin e Gardës së Revolucionit gjeneralin Kasëm Sulejmani, megjithatë goditja në ambasadën e Iranit në Damask, Siri, nga ana e Izraelit, bëri Iranin të tregojë që mbetet potent dhe i vendosur të masakrojë rajonin, i mbështetur nga Hamazi sunit, nga Hejzollahu në Liban dhe nga Huthi në Jemen.

Për parantesë: një Shqipëri e vogël, e papërfillshme dhe thuajse asgjë ushtarakisht dhe ekonomikisht, nuk duhet të përzihet dhe i takon të qëndrojë totalisht asnjanëse / neutrale.

Irani mbrëmë përshkallëzoi përplasjen, kaloi në një formë më të ashpër dhe më të rrezikshme lufte. Për herë të parë e godet direkt, vetë Izraelin dhe jo mes përfaqësuesish.

Irani kishte tre dekada që nuk kishte bërë asnjë sulm, apo goditje, përveç sulmit të fillimviteve ’90, kur në Buenos Aries u godit sinagoga e hebrenjve. Tani nuk kemi më një goditje kundër Izraelit, brenda një shteti tjetër, por direkt në shtetin e Izraelit.

Tashmë, prespektiva është e frikshme për Lindjen e Mesme dhe prespektiva ka vetëm një emër, LUFTË. Do të jetë një luftë kaq e nxehtë sa do të na duket si beteja mes të mirës dhe së keqes, në luginën e Armageddon.

Një Armageddon që ka filluar të shtrihet nga vendet balltike, Ukraina, po zbret në Lindjen e Mesme dhe që do të shkojë edhe gjetiu. Një Armageddon që do të ketë goditje edhe në metropolet e vendeve të perëndimit dhe kjo është e sigurtë, sepse një seri vendesh të Perëndimit janë dhe do të mbeten objektiva.

Në këtë Armageddon ndoshta duhet të frymëzohemi nga Odisea, të mos ndërmarrim veprime të menjëhershme, të bytymta dhe me mungesë elasticiteti, të mos veprojmë drejtpërdrejt, por të jemi më të zhdërvjellët.

Politikanët e vendit të tërhiqen nga fushëbeteja dhe të qëndrojnë asnjanës, sidomos një Shqipëri që ka rënë pre dhe viktimë e Iranit në disa forma. Një Shqipëri me politikanë pa asnjë njohuri, dije, brumosje të mirëfilltë politike, apo të thënë ndryshe: nanopolitikanë vasalë. Janë momente këto kur popujt, individët duhet të sillen në forma të përgjegjshme dhe kur shikojnë se devijon qeveria në dëm të popullit dhe vendit, duhet ta përmbysin.

Mos harroni që qeveritë vasale e kanë shumë për zemër thundrimin e popullit të tyre. Pse? Sepse mendojnë që nuk vijnë nga populli dhe se nuk i mban populli.

Previous Story

Sirenat "Mbulojnë" Izraelin - Shpërthime në Jeruzalem

Next Story

Thriller: Këshilli i Luftës i Izraelit Miraton Sulmin Hakmarrës Kundër Iranit – SHBA-ja Përpiqet të Rrëzojë Vendimin!

Latest from Info