Sirenat “Mbulojnë” Izraelin – Shpërthime në Jeruzalem

Popullsia është pozicionuar në vendstrehime në të gjithë vendin.

Shpërthimet e para u ndjenë në Jeruzalem, por mendohet se mund të jenë shpërthime nga dronë të rrëzuar, apo asgjësuar.

Numri i dronëve është i pamatë, megjithatë forcat ajrore të Izraelit, Amerikës dhe Jordanisë po përpiqen për asgjësim e dronëve.

Izraeli duket të ketë një sistem kundërajror të përgatitur mirë dhe tejet të sofistikuar, por pritet që të ketë valë të dytë goditjeje pas pak orë nga Teheran me të tjerë drone dhe raketa.

Problematik për Izraelin po bëhet sulmi masiv dhe në të gjithë territorin.

Pritet reagimi i Izraelit dhe nuk është vendosur ende si do të kundërpërgjigjet. Për momentin është ënde në pozicion mbrojtës.

Previous Story

Deklaratë: Misioni i Iranit në OKB

Next Story

Momenti që Historia e Njerëzimit Priste? Armageddon?

Latest from Info